Përplas për vdekje këmbësorin, autori largohet nga vendngjarja

01/08/2018 23:03

Në fshatin Varibob, një mjet ende i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin shtetasin A.D, 75 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.

Fatkeqësisht 75-vjeçari nuk ka mbijetuar nga aksidenti i shkaktuar rreth orës 21:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel