Ambasada e SHBA-së në një postim në Facebook shpjegon se çfarë duhet pasur parasysh për një vizë në Amerikë në muajt e verës. E rëndësishme është të zbatoni rregullat e vizës.

“Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë. Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ku do të shkoni për pushime këtë verë?”, shkruan ambasada, teksa në foton shoqëruese jepen dhe shpjegimet.

Ambasada porosit që të mos harrojnë t’u përmbahen kushteve të vizës turistike, dhe jo të studiojnë apo punojnë me këtë lloj vize.

Top Channel