Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Barit.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Abbazia’ në Corato, në një zonë të populluar. Nga të dhënat e para, sipas policisë italiane, shtetasi shqiptar është qëlluar nga dy persona që po lëviznin me motor. Viktima ka marrë dy plumba, në kokë dhe në mushkri, ndërsa pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ambulancës, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Identiteti i shtetasit shqiptar ende nuk dihet, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarje.

Top Channel