Kur bëhet fjalë për Lionel Messin, thuajse gjithnjë përmendet termi “spektakël”.

Sulmuesi i Barcelonës është në ditët e fundit të pushimeve që po i kalon me familjen e tij, pjesë e së cilës është edhe qeni me emrin Hulk.

Ky i fundit, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë u bë viktimë e gjesteve teknike me topin të padronit te tij.

Fëmijët e Messit dhe Antonela janë spektatorë të shfaqjes, madje në sfond dëgjohet edhe zëri i djalit të madh të Leo Messit, i cili inkurajon të atin duke i kërkuar edhe shënimin e një goli.

Top Channel