Arti trupor ka ekzistuar që në lashtësi dhe padyshim nuk ka pasur të njëjtat qëllime që ka sot. Pas viteve ’90 u shtuan kërkesat, kryesisht nga të rinjtë që zbukuronin trupin.

Ajo që nisi masivisht tek meshkujt më vonë u përhap gjerësisht edhe tek femrat. Kryesisht vera shton edhe tendëncën e tatuazheve ndërsa preferencat nuk është se kanë një modë të caktuar.

Zhoben vë në dukje rëndësinë e zbatimit të rregullave higjeno-sanitare për të mos rrezikuar shëndetin e personit që po kryen tatuazh.

Duke nisur që tek dedikimet dhe deri tek format e cuditshme tatuazhet vijojnë të preferohen nga të rinjtë, sidomos adoleshentët.

Top Channel