Lajmet kryesore të ditës, 28/07/2018 – 20:00

28/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

Kripën e zezë e ndalon ligji, por e gjen në dyqan

Prej 10 vitesh kripa e zezë është e ndaluar me ligj që të shitet për përdorim ushqimor. Por atë e gjen në shumë dyqane, ndërsa shumica e konsumatorëve nuk e dinë që nuk duhet ta përdorin.

Mbyllen tregjet e bagëtive në Peqin e Gramsh

Mungesa e kushteve minimale higjeno-sanitare dhe atyre të sigurisë ushqimore ka sjellë mbylljen e tregjeve të bagëtive në Peqin dhe Gramsh.

Maturantët, 6 ditë për aplikimet

Aplikimet për universitetet këtë vit do të bëhen për 6 ditë. Ministria e Arsimit ka hequr dorë nga skema e një viti më parë, ku maturantët aplikonin një ose dy ditë sipas qarqeve.

Fundi tragjik i dy binjakëve, u gjetën pa jetë

Opinioni grek priste në ankth për fatin e dy vajzave binjake që ishin të zhdukura që pas tragjedisë që lanë zjarret. Por fati i tyre ishte tragjik. Ato u gjetën të pajeta dhe të përqafuara me gjyshërit e tyre.

Europiani i Atletikës, Smajlaj synon medalje

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj po stërvitet për Europianin e Atletikës që zhvillohet në Gjermani. Ai dhe Presidenti i Federatës së Atletikës shpresojnë për rezultate të mira në Berlin.

Top Channel