“Njerëzit duhet të përdorin kremra me faktor mbrojtës 30, 50 e sa më të lartë, si dhe të rritin konsumimin e frutave, perimeve dhe ujit”, shprehet dermatologia, Rozana Çela.

Dermatologia Rozana Çela pohon se çdo vit në muajin maj Shoqata e Dermatologëve shqiptarë zhvillon fushata ndërgjegjësimin në qytetet e mëdha.
Nishanet dhe përmasat e tyre duhen mbajtur nën kontroll gjatë verës.

“Kriteret botërore ABCDE, (Asimetria), (Border) rrethimi, (Color) jeshile në vjollcë, (Diametri) 2 milimetër, duhet ta shqetësojnë njeriun dhe t’i drejtohet dermatologut”, shprehet Rozana Çela.

Përveç kremit, mjekja rekomandon edhe veshjet mbrojtëse, bluza pambuku me ngjyra të hapura, kapele dhe syze dielli. Mjeke me një përvojë 15-vjeçare, dermatologia konstaton se të rinjtë janë më të ndërgjegjësuar për lëkurën. Vdekshmëria nga kanceret e lëkurës është drejt rritjes, për shkak edhe të rrezatimit të shtuar.

Top Channel