Policia e Korçës ka arritur të vërë në pranga personat e dyshuar për plagosjen e ndodhur ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për shtetasit Daniel Morava 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në qytetin e Korçës, të cilët plagosën shtetasin Erion H., 37 vjeç.

Ngjarja u regjistrua dje në rrugën “Floresha Myteveli”, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa shtetasit Daniel Morava iu gjet edhe arma e përdorur, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë policia ka vënë nën arrest edhe shtetasin e plagosur, i cili momentalisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, pasi ky i fundit ka fshehur krimin.

Top Channel