E shtunë, 20 Korrik 2019
18:44
Basha në Kurbin: 1 në 3 socialistë nuk u bën pjesë e farsës së 30 qershorit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Kurbin ku ka folur për një shumicë absolute që refuzuan votimet e 30 qershorit dhe që, sipas tij, u bënë pjesë e “Rama ik”.

18:19
Conte “qan” mungesën e sulmuesve, Interi i tij pëson humbjen e parë

Interi ka humbur me rezultatin minimal 1-0, sfidën përballë Manchester Unitedit, të zhvilluar në Singapor, në kuadër të International Champions Cup, një kompeticion veror ku marrin pjesë skuadrat më të mëdha europiane.

18:13
Demi Rose rrëmben vëmendjen, në Hollywood – FOTO

Demi Rose dukej sensacionale, ndërkohë që shijon një natë jashtë, në Hollywood.

17:53
U arratisën nga burgu grek, dy shqiptarët arrestohen në plantacionin me kanabis

Janë arrestuar nga policia greke dy shqiptarët e arratisur të martën nga burgu i Halkidikisë. Shqiptarët të moshës 31 dhe 33 vjeç u identifikuan në zonën pyjore të Efpaliou Fokis, të fshehur në një plantacion me kanabis.

17:37
Buka e Iranit pjesë e pandashme për çdo vakt në tryezat Kuvajtiane

Buka e Iranit është ushqimi që nuk mungon në tryezat Kuvajtiane. Era e saj mbush furrat në qendër të Kuvajt, ku njerëzit e kanë të vështirë ta përfytyrojnë vaktin e preferuar të qebapit me qepë, pa një pite të shijshme iraniane.

16:58
Restaurimi i “Notre Dame”/ Donatorët më të mëdhenj kanë dhuruar vetëm 18 milionë£!

Dy miliarderë që u zotuan për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, kanë dhuruar më në fund 18 milionë £, pasi i turpëruan publikisht.

16:55
Kosova drejt zgjedhjeve, mediat: Isa Mustafa tërhiqet nga gara për kreun e LDK

Isa Mustafa pritet të mos garojë më për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gazeta Express raporton se Mustafa ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë se nuk do të kërkojë sërish drejtimin e partisë. I njëjti vendim i është komunikuar të enjten edhe degëve të LDK-së.

16:21
“Ke të fala nga Dervishi”, Takaj zbardh bisedën me shefin e UEFA-s dhe akuzon ish-sekretarin e FSHF për dënimin

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku foli për situatën e krijuar te klubi korçar, pas konfirmimit të dënimit me 10 vite pezullim në aktivitetet europiane dhe një milionë euro gjobë, edhe nga CAS-i.

15:59
Zbardhet kallëzimi për zgjedhjet. PD: 7 pika që rrëzojnë 30 qershorin dhe 8 vepra penale

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër kryeprokurores Arta Marku, ku i kërkon që të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore, të pretenduara nga opozita, të ndodhura më 30 qershor. Kjo letër i është dërguar edhe shefes së Misionit të ODIHR, Audrey Glover.

15:51
Vala e të nxehtit në SHBA; Temperaturat deri në 43.3 gradë

Një valë ekstreme të nxehti ka nisur të godasë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë me temperatura që pritet të mbërrijnë pikun gjate fundjavës.

15:43
Diaspora/ Sezar Jakupi : I ndjekim në Australi mediat shqiptare. Na vjen keq që ka ende krizë politike

Sezar Jakupi ka lindur në Australi. Babai i tij emigroi në vitin 1958 nga Prespa drejt Australisë.

15:36
Elbasan-Tiranë, njollë e zezë

Mëngjesi i së shtunës ka shënuar një tjetër aksident në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan. Një 31 vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën. Përplasja ka qenë fatael, duke i shkaktuar vdekjen shoferit 31 vjeçar.

15:32
Historia e viteve ’80 në film, “Internimi” pritet të shfaqet së shpejti për publikun

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa s’ka pak që pati premierën në Tiranë, ndërsa për publikun e gjerë pritet të shfaqet më vonë. Ngjarjet e filmit janë të bazuara në histori të vërteta përgjatë viteve ‘80 kur Shqipëria ishte nën regjimin komunist.

15:20
6 ditët përvëluese/ Vala e të nxehtit përshin edhe Shqipërinë që nga e diela

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

15:19
Lamtumira e Fatmir Frashërit, përcillet ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare

Futbolli shqiptar i jep lamtumirën e fundit ikonës së tij Fatmir Frashërit të ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e tij. Në ambientet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ u mbajtën homazhet për nder të kësaj legjende të futbollit në vendin tonë ku nuk munguan personalitetet më të njohura të sportit dhe jo vetëm.

15:08
Nis transformimi i Parkut Rinia, nuk do të ketë parkim, por mjedise shlodhëse

Parku “Rinia” në qendër të Tiranës po transformohet në një mjedis më të gjelbër, më argëtues për fëmijët e më të këndshëm për qytetarët. Pas suksesit në transformimin e Parkut të Liqenit Artificial, i cili sot është hapësira më e frekuentuar nga qytetarët e Tiranës, edhe Parku Rinia pritet që të ketë të njëjtin ndryshim dhe përkujdesje.

15:07
Në Arapajn e tronditur; Ngjarja me të miturën, drejtoresha mbledhje urgjente në shkollë

Lajmi se një 8-vjeçare është rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht nga dy të mitur në Arapaj ka hedhur hije të rëndë mbi fshatin kodrinor, rreth 6 km larg qytetit të Durrësit.

15:04
Aksioni i tatimeve për kuponin/ 50 mijë lekë gjobë. Rasti i përsëritur, biznesi mbyllet për 30 ditë

Në kulmin e fushatës së radhës kundër informalitetit, tatimet kanë paralajmëruar biznesin që të zbatojë ligjet tatimore në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese deri në bllokim të aktivitetit.

14:59
Kapitulli 24 i negociatave me BE, lufta ndaj krimit, azilit, terrorizmit dhe çështjet e drejtësisë

Në një kohë kur reforma në drejtësi ka prodhuar së fundmi akuza të ndërsjellta, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, Qeveria nis përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, në negociatat me BE-në.

14:27
Emmanuel Macron mesazh në gjuhën shqipe

Në profilin zyrtar në ‘Facebook’ të presidentit francez, Emmanuel Macron, video e fjalimit që mbajti në Beograd është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. “Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe mbi videon e fjalimit.

14:00
Video/ Drejtori i Policisë intervistë për sigurinë rrugore, pas tij ndodh aksidenti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola po jepte një intervistë për gazetarët lidhur me sigurinë rrugore kur pas krahëve të tij ndodh aksidenti. Dy automjete u aksidentuan në autostradën Tiranë-Durrës teksa Tola ishte duke dhënë këshilla se si shoferët duhet të tregohen më të kujdesshëm.

13:45
Autostrada ‘Blu’ u financua në Poznan, Duma: Shqipëria nuk dërgoi projektin për shkak të kontratës korruptive

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për rrugët që të vjedhë me koncesione dhe projektin e PPP-ve “1 miliard euro”. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Duma tha se Milot-Balldren është pjesë e autostradës ‘Blu’, dhe për këtë të fundit u financuan në samitin e Poznanit Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, por jo Shqipëria.

13:44
Ftesa e liderëve të UÇK nga Gjykata Speciale, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale të ish-drejtuesve të UÇK.

13:36
Xhelal Mziu nderon Ramush Haradinajn, i vë emrin e një rruge

Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen një ditë më parë për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Hagës. Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”.

13:17
Koment: Në vorbullën e krizave botërore

Nga Christian Trippe

12:45
Vermoshi si destinacion/ Mes historisë, traditës dhe bukurisë së natyrës në veri të vendit

Tingujt e Lahutës dëshmojnë se Malësia e Madhe nuk ruan vetëm krenarinë e maleve te larta, por edhe traditën e të parëve.

12:34
Tuzi, shqiptarët “zot” shtëpie/ Formohet administrata, i hapet rruga projekteve për komunën

Që prej 3 Marsit, komuna e Tuzit po drejtohet nga vetë Shqiptarët duke i dhënë fund pas 63 vitesh, administrimit nga bashkia e Podgoricës.

12:16
Kosovë, Gjykata Speciale fton edhe Jakup Krasniqin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte ne Hagë

12:02
Ekselentët e Gjirokastrës; Programet e reja me kërkesat e tregut

Irini Naçi përfundoi studimet bachelor për Kontabilitet- Financë në Universitetin e Gjirokastrës dhe është 1 mes 10 studenteve ekselente.

11:54
By Pass-i në Fier pa sinjalistikë/ Problem më i madh për turistët e huaj që nuk orientohen

Mungesa e sinjalistikës në By-Passin e Fierit shkakton kaos për drejtuesit e mjeteve, të cilët ngatërrojnë rrugën.

11:41
Turi i Francës/ Alaphillipe fiton etapën e 13-të

Julian Alaphillipe vijon të entuziazmojë admiruesit franceze të ciklizmit, pasi fitoi etapën e 13 të Turit të Francës, atë kronometër individual të zhvilluar në qytetin Pau, 27.5 km e gjatë.

11:13
“Mbret” i Afrikës me 3 çmime, Milani mirëpret mesfushorin algjerian

Algjeria ia doli të triumfojë në Kupën e Afrikës, pas fitores minimale 1-0 në finalen përballë Senegalit në Kajro, ndërsa mesfushori 21-vjeçar Ismael Bennacer ishte lideri i skuadrës në këtë kompeticion.

11:04
Roma “troket” për Suson, drejtuesit e Milanit befasojnë me kërkesën

Drejtuesit e Milanit dhe Romës janë takuar mbrëmjen e djeshme për të diskutuar për mundësitë e transferimit të fantazistit Suso te klubi kryeqytetas. Spanjolli ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, por verdhekuqtë shpresojnë që Milani të ulë pretendimet dhe ta marrin për rreth 30 milionë euro.

10:57
Sonte në Hipokrati, problemet e mëlçisë

Ka shumë lloje të problemeve dhe sëmundjeve që prekin mëlçinë. Megjithatë, disa prej tyre janë relativisht të shpeshta dhe ka shumë gjasa që të gjithë njerëzit të përjetojnë një ose disa prej tyre në një pikë të caktuar të jetës. Një prej tyre është dhjamosja e mëlcisë, e cila shkaktohet kryesisht nga përdorimi i tepruar i alkoolit, por edhe mënyrës së jetesës.

10:41
Dorëheqja e Haradinajt, reagon Vuçiç: Mashtrim politik

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij “mashtrim politik”.

10:38
“Nga muze komunist në qendër të teknologjisë”; Piramida, jehonë në SHBA

Dikur simboli i një regjimi totalitar shtypës, godinës që i ngjan një piramide në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, është duke iu dhënë një jetë e re si qendër e teknologjisë, shkruan ZDNet, faqja e njohur amerikane e informimit për teknologjinë e biznesit, që botohet nga CBS Interactive dhe ka të paktën 36 milionë klikime në muaj.

10:14
Basha: Drejtësia në duart e Ramës. Me Dakon dhe krimin kontrollon çdo institucion në Durrës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar këtë të shtune në lidhje me dhënien e vërtetimit të mandatit për kryebashkiaken e Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

10:10
Dorëheqja e Haradinaj, LDK: Thaçi të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

09:38
Vrau gruan, gjendet i mbytur bashkëshorti

Thellohet tragjedia në familjen Kuka. Pasi vrau me thikë bashkëshorten, Hazbien pasditen e djeshme, Ardian Kuka është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në sektorin Rinia të Durrësit.

09:26
Shëndeti i kancelares? Merkel: Qëndroj në detyrë deri në 2021-shin

Një prej çështjeve më të përfolura kohët e fundit në Gjermani ka qenë shëndeti i kancelares Merkel, pas dridhjeve në tre javët e fundit. Në në konferencë Merkel u shpreh se i kupton shqetësimet për shëndetin e saj.

09:24
Merkel kritikon qëndrimet raciste të Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore me gazetarë, tha se ajo do të mbetet në postin e kancelares deri në vitin 2021, pra deri në përfundim të mandatit të tanishëm, të fituar në zgjedhjet e fundit. Në këtë mënyrë ajo i dha fund edhe një herë spekulimeve për mundësinë e largimit të parakohshëm nga posti i kancelares.

09:17
Serwer: Dorëheqja e Haradinajt shton gjasat për zgjedhje të parakohëshme

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer tha nga Prishtina ku ndodhet për vizitë se ishte befasuar nga lajmi i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, me të cilin ishte takuar të mërkurën.

09:07
Irani konfiskon një anije cisternë britanike

Presidenti Donald Trump tha të premten se do të bisedonte me autoritetet britanike pas njoftimit të Iranit se Roja Revolucionare kishte konfiskuar një anije me naftë me flamur britanik në Gjirin Persik. Zoti Trump i bëri komentet për gazetarët në ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

08:22
Aksidentohet për vdekje 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa udhëtonte me makinë mëngjesin e së shtunës.

07:01
Transferimi i Lukakut, Inter i gatshëm të bëjë “kurban” Icardin

Inter kërkon me ngulm që të transferojë Lukakun dhe i ka bërë një ofertë zyrtare Manchester United duke i ofruar 75 milion paund për belgun.

06:37
Video/ Qyteti i kaosit, 5 milion banorë presin kamionat dhe trenat për tu furnizuar me ujë

Është qyteti i gjashtë më i madh në Indi dhe me një popullsi prej 5 milion banorësh, por vuan nga mungesa e elementit më jetik, ujit. Bëhet fjalë për qytetin e Chennai-t.

06:10
I nxehti afrikan/ Pas Europës radhën e ka ShBA dhe Kanadaja

Një valë e të nxehtit afrikan do të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

05:43
Inxhinieri i Hitlerit, babai i misionit hapsinor të NASA-s

Ndërsa perëndimi dhe Bashkimi Sovjetik po përplaseshin për të marrë mendjet më të ndritura të rangut të tretë, pas luftës, ShBA mundi të tërhiqte Verner Von Braun, inxhinierin e raketave që kish projektuar raketat V-2 të nazistëve, dhe rreth një qind nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirë të tij.

04:02
Merkel: Distancohem nga deklaratat e Trump dhe ndjej solidaritet ndaj grave të sulmuara

Kancelarja gjermane kritikoi ashpër Presidentin e SHBA.-së Donald Trump, për rrëmujën e krijuar me kritikat kundër grave kongresiste të Partisë Demokratike. Trump po e dëmton kështu fuqinë amerikane.

03:28
Algjeria fiton Kupën e Afrikës, mposht në finale Senegalin

Algjeria ka fituar Kupën e Afrikës ku mundi në finale ekipin e Senegalit.

02:05
Apollo 11/ 50 vite më parë kur njeriu shkeli në Hënë

Katër ditët e para të udhëtimit të Apollo 11 në hënë, shkuan sipas planit, por vetëm 12 minuta para uljes në hënë, atmosfera u tensionua dhe ekuipazhi u përball me një seri problemesh.

01:06
DASH: Mirëpresim bashkëpunimin e Haradinajt me prokurorinë

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen dje në orët e pasdites dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës.

E premte, 19 Korrik 2019
22:56
Kim di si të promovojë një produkt!- FOTO

Kim Kardashian nuk i lë vend imagjinatës, duke pozuar me bikini tepër provokuese, për të promovuar koleksionin e saj “KKW Beauty”

22:35
Kendall Jenner pozon tërësisht nudo! – FOTO

Kendall Jenner ka postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, foto të shkëputura nga një set fotografik të kryer për fotografin Mert Alas.

21:49
Miratimi i koncesioneve, Kryemadhi: Parlamenti një teatër kukullash, PPP asnjë në ekonomi, vetëm në llogaritë “offshore”

Nga Lushnja, Monika Kryemadhi ka komentuar seancën e ditës së djeshme, ku u kaluan dhe dy koncesionet e Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Kryetarja e LSI, e cilësoi seancën e djeshme si qesharake, pasi fillimisht votoi dy koncesionet dhe më pas ndryshimet në ligjin e koncesioneve, të cilat janë propozuar që para 3 vitesh nga LSI.

21:41
Meta për Haradinajn: Nuk ka pabesi që thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se është krenar dhe i bindur për pafajësinë e Ramush Haradinajt.

21:27
Pas Shqipërisë misioni i Frontex-it do të zgjerohet në Ballkan

Qeveria gjermane vlerëson pozitivisht misionin e ri të Frontex-it në kufirin shqiptaro-grek.

21:10
Vendet e punës që do të zënë robotët!

Zhvillimi i teknologjisë po avancon me hapa marramendës, sidomos kur vjen fjala tek inteligjenca artificiale dhe robotika.

20:50
Sa i saktë është parashikimi i plakjes tuaj me Faceapp?

Faceapp mund ta keni parë gjithandej këto ditët e fundit, dhe një nga arsyet që u përhap aq shumë ishte se plakja që i bën inteligjenca artificiale fytyrës së personave ishte mjaft bindëse.

20:45
Fiks Fare/ Ujësjellësi që nuk përfundoi kurrë. Bashkia humb projektin, Bulqizë

5 vjet më parë në Gjoricë të Bulqizës nisen punimet për ndërtimin e ujësjellësit, i cili do të furnizonte me ujë 5 fshatra të Njësisë Administrative Gjoricë dhe tre fshatra të Ostrenit. Por edhe sot e kësaj dite ky ujësjellës ende nuk ka mbaruar.

20:41
“I hëngri ujku”, 6 në pranga për kultivim kanabisi

A ka rënë ujku ? A hëngri ndonjë dele? Kështu e quanin policinë të arrestuarit e aksionit “ndëshkimi dy” , në bisedat telefonike me njëri tjetrin, sa herë që uniformat blu patrullonin në zonë.

20:31
Paris/ Supermarketi “online” gjen zgjidhjen për paketimet një përdorimshe

Një supermarket online në Paris, i cili bashkëpunon me një seri brandesh të njohura lokale, e ka gjetur zgjidhjen për shqetësimet që rrethojnë paketimet një përdorimshe.

20:19
Kanada, mafia e Torontos merr goditjen më të rëndë në histori

Policia në Ontario të Kanadasë ka arrestuar disa anëtarë të mafies vendase, duke i dhënë një nga goditjet më të rënda në historinë e provincës.

20:02
Ekspozohen 91 punime nga krijimtaria 50 vjeçare e artistit Shyqyri Sako

Puna e një piktori filmi shpesh kamuflohet nga puna e një regjisori apo aktori të madh. Sot ata quhen production designers dhe fitojnë po aq “OSCARS” sa mund të fitojë edhe një aktor apo regjisor. Dikur ky profesion quhej piktor filmi, të paktën për realitetin shqiptar.

19:57
Miss dhe Mister Turizmi/ Vajzat dhe djemtë me veshjet tradicionale

Bukuria shqiptare e parë në një aktivitet turistik, ku vajza dhe djem nga çdo cep i Shqipërisë janë bërë bashkë për të promovuar zakonet e vendit tonë me veshjet tradicionale dhe gatimet.

19:53
Vajza që sfidon realitetin/ 20 vjeçarja mbi karrocë me rrota që informon turistët në Vlorë

Stela, një gjimnaziste 20 vjeçare me aftësi të kufizuara nuk ndihet ndryshe. Këtë verë si shumë të rinj që punojnë në bregdet edhe stela shkon në punë me karrocë çdo mëngjes.

19:38
“Pushime on Top”, situata alarmante me guida te palicencuara, në rrezik jeta e turistëve

“Piratët” e turizmit, udhërrëfyes ta palicencuar, amatorët që marrin perpsipër guida turistike duke rrezikuar jetën e turistëve! Kjo ishte problematika e ngitur sot në programin “Pushime on Top”.

19:37
Pushime On Top/ Shiu bllokon guidën në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Stafi i “Pushime on Top” teksa vizituar edhe parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë, duke bërë edhe një eksplorim të tij.

19:36
Pushime On Top/ Vizito nga deti tre njësitë në Porto Palermo

“Pushime on Top” synon të sjellë pamje fantastike nga veriu në jug të Shqipërisë.

19:22
Kampionati i peshëngritjes, përballen pretendentët për botërorin e shtatorit

Në 70-vjetorin e saj, Federata Shqiptare e Peshngritjes ka zhvilluar kampionatin kombëtarë për të rritur ku bie në sy një numër rekord pjesëmarrësish për këto vite të fundit. Në të gjitha peshat, meshkuj dhe femra në këtë kampionat morën pjesë 108 sportistë. Paraqitja ka qenë e niveleve të larta për shkak se ky kampionat ishte kualifikues edhe sa i përket fromimit të ekipit kombëtarë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e Tajlandës në muajin shtator.

18:58
Specialja e nis me Haradinajn. Gjykata me seli në Hagë sipas ligjeve të Kosovës, me gjyqtarë e prokurorë të huaj

12 dhjetorin e vitit të kaluar, Ramush Haradinaj deklaronte se “askush nuk ka të drejtë ta turpërojë Kosovën dhe të fshihet, të pengojë apo t’i shmanget drejtësisë“. Kryeministri i dorëhequr i Kosovës i mëshoi me forcë asokohe idesë se Ushtria Çlirimtare ishte e pastër dhe kjo do të dëshmohet në të gjitha proceset.

18:38
7 të arrestuar në Krujë për kultivim kanabisi

Shtatë persona në Krujë kanë rënë në pranga për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

18:34
Vulin krahason Kosovën me militant të Shtetit Islamik

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, e krahasoi Kosovën me militant Shteti Islamik, në një intervistë, për Radio Televizionin e Serbisë.

18:30
Haradinaj sërish në Hagë, Majko dhe Basha japin mesazh mbështetjeje

Politika në Shqipëri po reagon në mbështetje të Ramush Haradinajt, i cili është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

18:26
Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4 drejtues të policisë

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) njofton se ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie në nivel drejtues. Ata akuzohen se kanë ekspozuar një arsenal armësh të sekuestruar në qytetin e Elbasanit.

18:10
Këshilltari i Trump: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjë përpara.

17:58
Ndahet nga jeta ikona e klubit të Tiranës, Fatmir Frashëri

Futbolli shqiptar është në zi, pasi ditën e sotme ka humbur jetën ish futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, Fatmir Frashëri.

17:53
Presidenti Thaçi për thirrjen e Haradinajt në Hagë: Keqardhje, lufta e UÇK-së nuk mund të cënohet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas Gjykatës Speciale me seli në Hagë për të thirrur Ramush Haradinajn në procesin e nisur për pretendime për krime luftë gjatë luftës së Kosovës. Procesi bazohet në raportin shumë të kontestuar të Dick Marty.

17:46
“Skllav në Britaninë e Madhe”, shqiptari jep intervistën për CNN

Një shqiptar që kishte emigruar në Britaninë e Madhe, tregon se si e kishin skllavëruar duke e mbajtur mbyllur në një shtëpi ku duhej të kujdesej për rritjen e kanabisit, në mënyrë që të paguante një borxh.

17:43
Albin Kurti për Haradinajn: Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se dorëheqja e Ramush Haradinajt është vonuar dhe erdhi për arsye të gabuar. Ai rendit disa arsye për të cilat Haradinaj duhet të kishte dhënë më parë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

17:30
Haradinaj përpara ‘Speciales’, reagimet në Prishtinë: Po paguan se doli kundër ndarjes së Kosovës

“Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan çmimin që u pozicionua fuqishëm kundër skenarit të ndarjes së Kosovës. Ai ishte barriera më e fuqishme kundër ketij skenari.” Kështu e lexon ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ftesën që i është bërë së fundmi Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale.

17:29
Festivali i super heronjve – Hulku me shokë në “Comic Con” në San Diego

Hulku i madh, një Fredi Mercuri fëmijë, Khaleesi dhe Lordi Varys nga “Froni i Shpatave”; të gjithë këto personazhe mund ti shohësh në San Diego, për përvjetorin e 50 të “comic con”, një nga eventet më të mëdha të kulturës pop në botë.

16:43
Krim në familje në Durrës, burri vret gruan

Një tjetër krim i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku burri ka vrarë me thikë të shoqen. Krimi ka ndodhur në familjen Kuka, banuese në lagjen nr.15, në Spitallë.

16:42
Kroacia, pioniere e nudizmit! – FOTO

Kroacia me brigjet e saj idilike, buze Adriatikut është konsideruar një pioniere e nudizmit.

16:38
Mbërrin në Gjykatë kërkesa e PS për kryebashkiakun e Vorës

Mbërrin në Gjykatën e Tiranës kërkesa e re për certifikimin e Agim Kajmakut si kryetar i bashkisë Vorë. Kërkesa mban firmën e kryesocialistit Edi Rama.

16:38
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

Bashkë me aktin e dorëheqje, kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka paralajmëruar edhe zgjedhje të parakohshme.

16:26
Dorëhiqet kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje, lajmin e ka konfirmuar vetë Ramush Haradinaj në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së zakonshme të Këshillit të Ministrave.

16:24
Presidentja e KE-së kërkon që Shqipërisë t’i shpejtohet hapja e negociatave

Megjithëse ka pak ditë që është zgjedhur në një nga postet politike më të rëndësishme në Europë, Ursula von der Leyen me shumë gjasë do të jetë një “avokate” e madhe e idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

16:18
Shërbimet ndaj qytetarëve, Veliaj: Po krijojmë vizionin e Tiranës policentrike

Qytetaret e Kombinatit do ta kenë më të lehtë tanimë për aksesuar të gjitha shërbimet si me kadastarën apo dokumente nga sigurimet shoqërore ato shëndetësore e të tjera. Në kombinat është hapur qendra ADISA, e cila ofron si shërbime vendore, por edhe ato qe nuk lidhen me bashkinë.

15:58
A mund të ketë një pakt të ri Rama- Basha? Ja si përgjigjet Astrit Patozi

E ndërsa të gjithë presin që Kryeministri Rama dhe Kryedemokrati Basha të ulen dhe të negociojnë zgjidhjen e krizës politike, Astrit Patozi është i mendimit se një pakt i tillë është “fundi i botës”.

15:50
Reforma zgjedhore, Ralf Gjoni: Jo lojë si Tomi me Xherrin

Pas Rudina Hajdarit edhe deputeti i Grupit të Pavarur, Ralf Gjoni shprehet i shqetësuar për ecurinë e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

15:49
Patozi “kundër të gjithëve”, kreu i Bindjes në Top Talk: Do shkoj deri në Hagë

I paragjykuar për faktin se Bindja Demokratike u fut në zgjedhjet e 30 qershorit, sot Astrit Patozi shprehet i bindur se koha i ka dhënë të drejtë madje thotë se është i gatshëm të shkojë deri në Hagë për të vërtetuar se këto zgjedhje u vodhën.

15:43
Përgjegjësia për Srebrenicën, Gjykata supreme: Trupat holandeze pjesërisht fajtorë

Gjykata supreme në Holandë ka lënë në fuqi një vendim sipas të cilit, Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekjet në masakrën e Srebrenicës në Bosnje. Gjykata tha se shteti kishte 10 për qind faj dhe se kaq ishte probabiliteti që ushtarët holandez të mund të parandalonin vrasjet.

15:41
Familjet pa drita, nuk është nxjerrë VKM për klientin në nevojë

Edhe në shekullin e XXI ka familje shqiptare që jetojnë në errësirë. Katër vite pas miratimit të ligjit për “sektorin e energjisë elektrike”, mosnxjerrja e VKM-së për “klientin në nevojë” ka lënë pa drita këta të fundit si dhe pa përfituar kompensimin.

15:30
Urdhër për boshatisjen e teatrit?! Aleanca në Mbrojtje të Godinës: S’e lejojmë

Të enjten në mesditë sheshi i Teatrit Kombëtar pati sërish vëmendje. Kjo sepse një pjesë e sendeve brenda godinës u zhvendosën.

15:24
Gjobat për pyjet nuk mblidhen, KLSH: Loja me gjykatat, subjektet dhe individët i apelojnë

Shqipëria ka sipërfaqe të njëjtë të fondit pyjor si vite më parë por jo më pyje brenda tyre, pasi volumi i tyre ka pësuar rënie drastike sipas auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

15:19
SHISH s’është më hermetik/ Publikon informacione për kundërzbulimin, terrorizmin dhe krimin

Shërbimi Informativ Shtetëror i konsideruar si një institucion tejet hermetik ndryshon kurs, duke u bërë më i aksesueshëm për publikun. SHISH ka rinovuar totalisht faqen online të institucionit nga ku për herë të parë, jepen detaje për punën zbuluese në terren që lidhet me kundrazbulimin, terrorizmin dhe krimin e organizuar.

15:18
Gjinushi i shkon sërish Metës/ Akademikët: Ka hapësirë që Presidenti të rishqyrtojë dekretin

Dërgimi i emrit të Skënder Gjinushit sërish në Presidencë. Ky është vendimi i marrë nga Asambleja e Akademisë së Shkencave në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas mosdekretimit që presidenti Meta i bëri kryetarit të zgjedhur.

14:50
Abuzimi me 8-vjeçaren nga adoleshentët, policia: Ka ndodhur më datë 5 korrik

Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjarjes së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me abuzimin seksual të dy adoleshentëve me vajzën 8 vjeçe.

14:49
Gjykata ndryshon mendje për Durrësin, i jep mandatin Valbona Sakos katër ditë pasi rrëzoi zgjedhjet

Valbona Sako certifikohet nga Gjykata e Shkallës së parë Durrës si kryebashkiake e qytetit bregdetar.