Shtëpia galeri arti/ Avenir Troqe, një jetë mes artit; skulpturës, pikturës por edhe muzikës

16/12/2019 12:42

Avenir Troqe, është një artist me shumë pasione në jetë.  piktor, skulptor por edhe  adhurimi për këngën,vallen e koreografinë e kanë shndërruar shtëpinë e tij në një galeri Arto.

Në shtëpinë e tij  në Vlorë e gjen ende duke punuar.  58 vjeçari  po punon  një bazo reliev ne balte.

Refuzimi për tu pranuar në vitin 1977 në shkollën artistike të Vlorës ia ndezi më shumë pasionin për artin. Në  studion e tij të punës janë të ruajtura piktura të bëra me laps që nga fëmijëria e hershme deri  te punime në gur, në dru, metal apo dhe materiale të tjera

Artisti ka përfaqësuar Shqipërinë  në një festival artizanësh në Kinë ku mori edhe një çmim. Studiuesi Sejmen Gjokeli tregon për këtë eksperiencë.

Avenir Troqe ka hapur mbi 200 ekspozita brenda e jashtë vendit dhe pas një dite pune të lodhshme e harron mundimin duke  luajtur ne kitare.

Top Channel