Mjekët e spitalit nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën policit kufitar të Malit të Zi, Millutin Lekoviq, 41-vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri rreth orës 14 në Igalllo, raporton Vijesti.me.

Lekoviq ishte qëlluar me plumb në kokë dhe dyshohet se këtë vepër e kishte kryer një shtetas i Kosovës, të cilin viktima së bashku me kolegët po e dërgonin për në stacionin e policisë.
Ai ia kishte qelluar me pistolete sedilja e pasme të veturës zyrtare të policisë malazeze, me ç’rast rast ishte arratisur me dy persona tjetër që gjithashtu dyshohet të jenë shtetas të Kosovës.

Lekoviq ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Melanimit, ku pas intervenimit është transferuar në spitalin e Risnës. E diku rreth orës 20 ka ndërruar jetë, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Derisa mjekët po luftonin për jetën e tij, kolegët e Lekoviqit ishin vënë në kërkim të dy meshkujve dhe një femre që pas plagosjes së policit malazez ishin arratisur me veturën zyrtare të policisë.
Megjithatë ata përfunduan në pranga të policisë rreth orës 15 në fushën e Sutorinskit, derisa po tentonin në këmbë të ikën përmes vijës kufitare Mali i Zi-Kroaci.

Kur policia i gjeti dhe i rrethoi, të dyshuarit për vrasjen e policit sërish kishin shtënë me revole, njëri prej tyre nga shkëmbimi i zjarrit është plagosur në dorë e të tjerët menjëherë janë arrestuar. Zyrtarët policorë të Malit të Zi, kanë bërë të ditur se janë duke punuar në identifikimin e të arrestuarve.
“Në mungesë të dokumenteve po e kemi të vështirë t’i identifikojmë. Edhe pse pretendojnë se i kanë 45-vjet, ata duken të paktën 15 vite më të vjetër. Femra e arrestuar i kishte rreth 70 vjet”, kanë bërë të ditur zyrtarët policor të Malit të Zi.

Po të njëjtit zyrtarë gjatë ditës së djeshme kishin njoftuar se kolegu i tyre ishte plagosur derisa po i dërgonte në stacion të policisë tre persona, të cilët ishin kapur pa dokumente identifikimi.

E burime brenda policisë malazeze kanë bërë të ditur, se kolegu i Lekoviqevit kishte vërejtur se përgjatë brezit kufitare tre persona po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale.

“I kanë ndalur, duke iu kërkuar dokumentet e identifikimit, por ata u kishin thënë se nuk i kanë me vete dhe se janë nga Kosova. Më pas, i kanë kontrolluar dhe urdhëruar të qëndrojnë ulur në ulëset e pasme në mënyrë që të shoqërohen në stacionin policor. Me të mbërritur në Igallo, njëri prej meshkujve nxori nga qesja që e kishte me vete revolen dhe qëlloi në kokë policin kufitar që ishte prapa timonit”, ka shtuar burimi.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel