Në Ksamil qendra Dea e drejtuar nga kompozitori Limoz Dizdari dhe e shoqja ka zbhvilluar një koncert homazh për viktimat dhe të prekurit e tërmetit të fundnëntorit. Virtuozët e rinj të Ksamilit përgatitur prej Adriana Dizdarit interpretuan pjesë si “Dy kitarat”, “Melodi Amerikane”, si dhe pjesë klasike nga kompozitorë të njohur si Clayderman, Chopin, Rahmaninov etj.

Poetët e Klubit Jonian interpretuan poezi për dashurinë, dhimbjen njerëzore, triumfin e jetës dhe të ardhmen. Risia e këtij viti ishte se vetë poetët interpretuan krijimet e tyre. Limoz Dizdari thotë se virtuozët i gjen gjithandej jo vetëm në Londër e Paris por edhe në një kënd të vogël të botës si Ksamili sepse shpirti artistik, pasioni dhe talenti janë virtyte të njeriut.

Ndryshe nga çdo vit koncerti i fundvitit i qendrës “Dea” u realizua nën dritën e qirinjve dhe kjo jo thjesht për atmosferë. Adriana Dizdari thotë se qendrës i është ndërprerë energjia prej disa ditësh pa paralajmërim. OSHE pretendon një detyrim të papaguar në vitin 2011 për 2 muaj, ndërsa qendra ka sqaruar se situata është absurde.

Top Channel