Obama: Nëse femrat do drejtonin, bota do të ishte më e mirë

16/12/2019 11:58

Nëse femrat do të drejtonin çdo vend në botë do të kishte një përmirësim të përgjithshëm të standarteve të jetesës dhe rezultateve. Ky është të paktën mendimi i ish presidentit amerikan, Barak Obama. Duke folur në Singapor, ai tha se femrat nuk janë perfekte por janë pa diskutim më mirë se burrat.

Ai tha se pjesa më e madhe e problemeve në botë vijnë nga të moshuarit, kryesisht meshkuj që mbajnë pozicione pushteti. Ai foli edhe për polarizimin politik dhe përdorimin e medias sociale për të përhapur lajme të rreme. Duke folur në një event privat mbi lidershipin, Obama tha se ndërsa ishte në detyrë ai ishte frymëzuar nga imagjinimi i një bote të drejtuar nga femrat.

“Ju nuk jeni perfekte, por mund të them me plot bindje se jeni më mirë se ne, meshkujt”, tha ai. “Jam absolutisht i bindur se për dy vjet, nëse çdo vend i tokës do të drejtohej nga femrat, do të kishte një përmirësim domethënës të gjithçkaje”.  I pyetur nëse do të kthehej ndonjëherë në lidershipin politik ai tha se besonte tek liderët që mënjanoheshin kur vinte koha e duhur.

Barak Obama ka shërbyer si president nga 2009 deri në 2017. Që nga largimi prej shtëpisë së bardhë, ai dhe ish zonja e parë, Michelle Obama kanë ngritur një fondacion për liderët e rinj në botë.

Top Channel