Tragjedi në Britani/ Bodibilderi rrëzohet në skenë dhe vdes, një ditë para se të mbushte 34 vjeç
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Francës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme serioze në transport dhe telekomunikacion.
Viktimat u konfirmuan të mërkurën në mbrëmje, më 21 tetor, nga autoritetet lokale në departamentin Bouches-du-Rhône, ku qindra banorë u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Sipas gazetës franceze “La Provence”, dy gra, përkatësisht 86 dhe 26 vjeçe, u gjetën të mbytura në një bodrum në komunën Lançon-Provence, ku kishte depërtuar uji i përmbytjeve.
Vigilance rouge #météo :
Retrouvez sur notre site les images les plus impressionnants du déluge qui s’abat sur la plaine orientale, ramenées par nos équipes. #corse #inondations
https://t.co/GNoQJhCcGP https://t.co/PdCrMCMb5G— France 3 Corse (@FTViaStella) October 20, 2026
Viktima e tretë ishte një 75-vjeçar, i cili u rrëmbye nga rrjedhat e fuqishme të ujit në zonën e Saint-Mitre-le-Rébard. Trupi i tij u gjet më pas në komunën fqinje të Istres.
Qindra banorë largohen nga banesat, dëme të mëdha në infrastrukturë
Përmbytjet detyruan rreth 250 persona të strehoheshin përkohësisht në qendrat e emergjencës në qytetet Arles dhe Saint-Martin-de-Croix, pasi qëndrimi në banesat e tyre u bë i rrezikshëm.
Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të rrugëve, dëmtime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, si dhe ndërprerje të shërbimeve të transportit. Mijëra familje mbetën pa energji elektrike, ndërsa problemet me telekomunikacionin vështirësuan komunikimin në zonat e prekura.
Për përballimin e situatës u angazhuan më shumë se 700 zjarrfikës, të cilët kryen qindra operacione shpëtimi, larguan ujin nga ndërtesat dhe ndërhynë në zonat më të rrezikuara. Situata më problematike u regjistrua në pjesën perëndimore të departamentit, ku reshjet e rrëmbyeshme përmbytën zona të banuara dhe detyruan autoritetet të mbyllnin disa akse rrugore.
Përmbytjet në Francë vijnë pas motit ekstrem që goditi edhe Spanjën lindore, ku stuhia Adam shkaktoi pesë viktima në ditët e mëparshme.
Ngjarjet e njëpasnjëshme të motit të keq kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të Mesdheut perëndimor, duke vënë në vështirësi shërbimet e emergjencës dhe banorët e zonave të prekura.
Top Channel