Tragjedia në Librazhd/ “Duheshim shumë, tre ditë kishim të martuar”, Olsi nuk pranon vetëhelmimin

16/12/2019 12:02

Dhëndri i ri Olsi Hajdari, i cili përfundoi në spital në rrezik për jetën pak ditë pas dasmës, flet pas daljes nga spitali. Olsi, i cili humbi bashkëshorten, nuk pranon versionin e vetëhelmimit të nxjerrë nga Policia e Shtetit në komunikatën e parë zyrtare për ngjarjen ne fshatin Xhyrë të Librazhdit.

“Para se të flinim mora një mangall me prush dhe e futa në dhomë. Pastaj nuk mbaj mend asgjë çfaë ka ndodhur. Jam përmendur në spital. Për Rezartën më tregoi xhaxhai im. Jemi njohur në një dasëm, duheshim shume. Tre ditë kishim të martuar”, ka deklaruar Olsi.

Policia e ka marrë në pyetje Olsi Hajdarin tre dite pas ngjarjes kur u kthye në shtëpinë e tij nga spitali.  Po të dielen në mbrëmje është sekuestruar edhe mangalli në cilësinë e provës materiale.

I kontaktuar me telefon nga Top Channel, mjeku ligjor sqaroi se pas kqyrjes së trupit të 19 vjeçares do të analizohen të gjitha substancat në trup që mund të jenë shkak për vdekjen e saj. Mjeku sqaroi se përfundimi i analizave merr një kohë 30 – 40 ditë.

Top Channel