Pasagjerët e një avioni u tmerruan kur një doktor në gjendje të dehur tentoi që të hapte daljen e emergjencës së avionit, teksa ishte në fluturim. Ata u përpoqën që ta ndalonin me forcë, duke e lidhur për 4 orë, deri sa avioni u ul i sigurt në aeroporti.
Kuvendi pritet të shqyrtojë sot projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”.
Gjatë një konference për shtyp, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka vlerësuar mjaft pozitivisht policinë shqiptare për punën e bërë kundër terrorizmit.
Huta Nelson hyri në Jemenin e shkatërruar nga lufta në kërkim të ushqimit, por përfundoi në duart e luftëtarëve të Jemenit – dhe përkohësisht u burgos si e dyshuar për spiunazh.
Rreth 170 milionë fëmijë në të gjithë botën, nën moshën 10 vjeçare, janë të pambrojtur nga fruthi në një kohë kur sëmundja po njeh shpërthim. Mes tyre gjysmë milioni në Britaninë e Madhe dhe 2.5 milionë në SHBA.
Për shumicën e njerëzve, një breshkë ose një peshk me ngjyra të ndezura konsiderohet një kafshë mjaft ekzotike. Por në Florida, një zog gjigant me kokë blu, që vrau pronarin e tij të fundit pritet që këtë të shtunë të dalë në ankand.
Sot në orën 18.00 opozita do të përshkallëzojë protestën për zgjedhjet. Për rreth një orë ajo do të bllokojë 5 akse kombëtare.
Ajo kohët e fundit u betua se kirurgjia plastike e bëri atë më të lumtur.
Një aksident ka ndodhur në aksin e Qafë Buallit-Klos në Bulqizë.
Makina e drejtorit të ZRPP në qytetin e Laçit është përfshirë nga flakët.
Kim Jong un është takuar me Vladimir Putin në takimin e parë mes tyre, gjatë vizitës dy ditore të tij në Rusi. Të dy ata u përshëndetën ngrohtësisht, shtrënguan duart dhe më pas nisën bisedimet në një universitet në qytetin lindor të Rusisë, Vladivostok.
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të mërkurën një urdhër që thjeshton procedurën për marrjen e një pasaporte ruse për banorët e Ukrainës lindore të kontrolluar nga separatistët, veprim ky që ka detyruar Kievin të bëjë thirrje për më shumë sanksione ndaj Moskës.
“Paramount Pictures” e hedh shikimin larg për “Mission Impossible”. Studioja ka kontaktuar regjisorin e “MI: Fallout”, Christopher McQuarrie, që të rikthehet dhe jo për një, por për dy filma të tjerë aksion, me protagonist Tom Cruise.
Trajneri portugez, Jose mourinho po përgatit rikthimin në një pankinë këtë verë, ndonëse pavarësisht thashethemeve të shumta, ende nuk ka asnjë të dhënë se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.
Eddie Murphy jo vetëm do të rikthehet në rolin e princit Akeem, por do të jetë edhe protagonisti negativ në “Coming to America 2”.
Këngëtaret me origjinë shqiptare kanë pasur goxha sukses vitet e fundit në skenën muzikore botërore dhe revista amerikane “Billboard” u dedikoi një artikull, duke theksuar talentin e artisteve shqiptare.
Arkitekti i një plani amerikan ende të fshehtë, për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, reagoi të mërkurën në Twitter, për të zbuluar një element që nuk do të jetë pjesë e projektit, një konfederatë me Jordaninë fqinjë.
Një luftanije franceze kaloi gjatë këtë muaj në ngushticën strategjike të Tajvanit, thanë disa zyrtarë amerikanë për Reuters.
“Blues Brothers”, me John Belushi e Dan Aykroyd, u shfaqën për herë të parë në prill 1978 në “Saturday Night Live”, në “NBC”, duke nisur kështu projektin që shumë shpejt do të bëhej legjendë, sidomos me filmin kult ku janë protagonistë.
I tronditur nga pesë muaj protesta, shpesh të dhunshme “jelekverdhëve”, Emmanuel Macron do të njoftojë një paketë masash që mund të përfshijnë taksat më të ulëta dhe heqjen e elitës së Francës, Ecole Nationale d’Administration, për të shuar trazirat.
Milani humbi përballë Lazios me rezultatin minimal 0-1 dhe i dha lamtumirën Kupës së Italisë, pikërisht në fazën gjysmëfinale të saj.
Modelja e njohur argjentinase, Belen Rodriguez është rikthyer te ish i dashuri i saj, Stefano De Martino dhe tashmë nuk është më një thashethem.
Mançester Siti kaloi pengesën më të vështirë të mbetur drejt titullit kampion në futbollin anglez, duke fituar 2-0 derbin me Mancester Junaitid e duke rimarrë kryesimin e Premier ligës.
Ata janë të rinj, properëndimorë dhe plot me lavdërime për Pakistanin. Influencuesit e udhëtimit thonë se, në këtë vend kanë gjetur “tokën e dëlirësisë”, por kritikët paralajmërojnë se filtrat e tyre të zbukuruar me trëndafila po shesin një imazh të pasaktë të vendit konservator, e të shenjuar nga militantët.
Barcelona këtë të mërkurë shpresonte të mbyllte llogaritë e titullit kampion në Spanjë, 4 javë përpara fundit, por Atletico Madrid ia shtyu festën skuadrës katalanase.
Milani shpërdoron edhe mundësinë e fundit që kishte për ta mbyllur me një trofe këtë sezon. Kuqezinjtë me mendjen te ndeshja e fundjavës ndaj Torinos në kampionat që mund të përcaktojë shumë në garën për vendin e 4-t, u mposhtën 0-1 nga Lazio në San Siro në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.
Atletico Madrid shtyn edhe me disa ditë festën e titullit të Barcelonës dhe në të njëjtën kohë pakëson shanset e Valencias për ta mbyllur kampionatin në vendin e 4-t, duke i dhënë një asist skuadrës tjetër madrilene Getafes.
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, pasi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë e Partisë Socialiste, ajo deklaroi se u diskutua në lidhje me zgjedhjet e 30-qershorit.
“Top Story” do të bëjë publik një tjetër skandal, që lidhet me mosfunksionimin e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore.
Në kushtet kur vihet në rrezik shëndeti i konsumatorit, “Top Story” i është drejtuar përsëri laboratorit shtetëror ISUV për të kryer analizat e mbetjeve të pesticideve në sallatë, speca dhe trangull.
“Top Story”, pasi ka siguruar një hormon për pjekjen e parakoshme të domateve, ka udhëtuar drejt një fshati ku banorët kultivojnë domate në sera, për eksport.
Më poshtë keni 7 histori reale, interesante dhe njëkohësisht të frikshme…
Sekuestrimi në Venezuelë, mafia shqiptare dhe trafikimi i armëve janë disa nga temat që do të transmetohen në ekranin e Discovery në sezonin e “Clandestino”, duke filluar që prej datës 22 prill.
“Top Story” ka vizituar një baxho në Lezhë, për të parë nga afër kostot e prodhimit të disa nënprodukteve të qumështit.
Misri dhe gruri janë dy nga drithërat kryesore që përdoren si ushqim, jo vetëm nga popullata jonë. Nëse këto dy drithëra janë të kontaminuara me “mykotoksina”, një sërë sëmundjesh do të shfaqen te njerëzit që i konsumojnë ato.
Një tjetër skandal po denoncohet fort nga ekspertët, sa i përket abuzimeve që bëhen me produktet ushqimore. Kohët e fundit është zbuluar se abuzimi me ushqimet ka arritur “majat”.
Modifikimet më të shumta mund të bëhen te qumështi, djathi e gjalpi, duke i modifikuar yndyrën shtazore me atë bimore. Pra, e thënë ndryshe, duke i përzierë me vaj palme.
Pas produkteve të mishit, një pjesë të mirë të dietës ushqimore e zënë produktet e bulmetit. Çdo familje në vendin tonë konsumon qumësht dhe nënproduktet e tij. Shpeshherë është dhënë alarmi për rrezikun që iu kanoset konsumatorëve nga prodkutet që tregtohen jashtë standardeve që garantojnë cilësinë e ushqimit.
Jemi në vitin 2019, kur janë krijuar një sërë institucionesh që punësojnë inspektorë për sigurinë ushqimore. Por sërish, konsumatorët shqiptarë janë të pasigurtë për produktet shtazore që ata konsumojnë.
Në disa raste ndodh që thertoret të shkelin ligjin. “Top Story” ka gjetur një treg tjetër, ku shiten kafshë të pamatrikulluara.
Le të shohim nga afër sesi realizohet procesi i matrikullimit. Kamera e emisionit “Top Story” u ndodh në një fermë në Elbasan. Me sy të lirë kuptojmë se janë për të matrikulluar viça dhe qengja. Veterineri i tufës shpjegon që matrikullimi duhet të bëhet në ditët e para të lindjes.
Deri para pak kohësh, therja dhe tregtimi i kafshëve bëhej pa asnjë kriter. Në mes të rrugës, ose në thertore të improvizuara qëndronin kasapët, të cilët tregtonin mishin jashtë çdo standardi. Por, kjo u vu nën kontroll nëpërmjet disa aksioneve dhe një ligji për veterinarinë.
Sokol Cikalleshi rigjen golin me fanellën e Akhisar dhe e bën këtë në kompeticion e tij të preferuar, Kupën e Turqisë, aty ku në këtë sezon ka tundur plot 5 herë rrjetën.
Brazili është një nga furnizuesit më të mëdhenj të tregjeve botërore me mish. Shqipëria importon çdo vit mbi 800 milionë euro produkte bujqësore. Mishin, kryesisht e importon nga Brazili dhe nga Argjentina.
Kym Fisher nga Basingstoke, Hampshire ishte e fiksuar pas ushqimit të shpejtë (fast food) dhe peshonte plot 136 kg në moshën 30 vjeçare.
Një i burgosur është kryqëzuar, ndërsa një tjetri i është ngulur koka në heshtë, teksa Arabia Saudite kryen ekzekutimin më të madh në masë të viteve të fundit, me plot 37 veta.
Fiks Fare në vazhdën e investigimeve mbi sigurinë ushqimore, konstaton se në vendin tonë bëhen shumë pak analiza. Për produktet që ne konsumojmë, nuk ka asnjë laborator që të garantojë sigurinë, për sa i takon shtesave, konservantëve (ruajtësve jetëgjatësisë),hormoneve, nivelit të pesticideve, etj.
Pas Mohamed Salah një tjetër lojtar i Liverpoolit fiton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premier League.
Një turmë njerëzish u tmerruan pasi dy shkëmbinj të një mase tepër të madhe u rrëzuan këtë fundjavë Pashkësh në plazhin Sidmouth në Devon.
Në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas janë riatdhesuar sot 36 shtetas shqiptarë me avion ‘charter’.
Sot janë botuar fotot e para të vëllezërve që hynë në hotelet me 5-yje të Sri Lankës, ku vranë të pafajshëm që po hanin mëngjes.
Të luajturit video lojra, përtypja e një çamçakëzi, ose duke qenë i çrregullt duket se ka efekte pozitive. Me sa duket, këto aktivitete “shkatërruese” kanë efekte pozitive në disponimin, trurin dhe shëndetin mendor.
“Erdha në Rusi me ndjesinë e ngrohtësisë së të gjithë njerëzve tanë. Shpresoj që kjo vizitë të jetë e suksesshme dhe e vlefshme, e që gjatë negociatave me presidentin e nderuar Putin, të jem në gjendje të diskutoj çështje që lidhen me zgjidhjen e situatës në gadishullin Korean dhe me zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”.
Në Shqipëri ka shumë parà “cash”, thotë kryetari i Shoqatës së Bankave në vendin tonë, Silvio Pedrazzi. Grabitja e parave në Rinas më 9 prill nuk do të kalojë pa rritur kostot operacionale të bankave.
Tre të dyshuarit e tjerë si bashkëpunëtorë të grabitësve i lanë ambientet e drejtorisë së Tiranës në mesditë, për tu njohur para gjykatës se Krimeve të Rënda me veprat që rëndojnë kundër tyre.
Presidenti i Sri Lankës ka kërkuar dorëheqjen e Sekretarit të Ministrisë së Mbrojtjes, Hemasiri Fernando, si dhe shefit të policisë, Pujith Jayasundara.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim, senatorin italian dhe përfaqësuesin e Partisë “Lega”, z.Manuel Vescovi, i cili është edhe anëtar i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri në Senatin Italian.
Përkthyesi është profesionisti që përkthen një vepër, artikull, pasazh dhe e përshtat atë në gjuhën e synuar, duke u siguruar që versioni i përkthyer të përcjellë kuptimin e origjinalit sa më qartë të jetë e mundur.
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sërish për sa u përket zgjedhjeve të 30 qershorit.
Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.
Një super operacion i policisë greke, ka shkatërruar dy organizata të trafikut të lëndëve narkotike, dhe ka sekuestruar një ndër sasitë më të mëdha të kanabisit, të kapura këto dy vitet e fundit në vend.
Një ngatërresë identiteti mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë “Apple”-it. Një student 18-vjeçar në Nju Jork, i arrestuar nën pretendimin se kishte vjedhur në disa dyqane të gjigantit të teknologjisë, e ka hedhur atë në gjyq dhe kërkon dëmshpërblim.
Shumë prej nesh mezi e gjejnë kohën për të bërë pak më shumë gjumë. Por a e dini se nëse flini shumë ndikon keq te ju?
Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë nuk regjistruan rezultate të bujshme dhe suksese bindëse, duke shtyrë llogaritë për finalen e madhe.
Në këtë fotogaleri janë përzgjedhur 25 momente të cilat tregojnë një “karakteristikë” që mesa duket vetëm meshkujt e shfaqin.
Një grua u gjet e vdekur këtë të hënë, në një fabrikë komerciale të prodhimit të mishit, në Pensilvani, SHBA.
Plot 30 vite më parë, Napoli fitonte nën shenjën e tij Kupën e parë Europiane, e në valën e atij entuziazmi, Diego Armando Maradona mahniste tifozët edhe me nxemjen e veçantë, si ajo e finales me Bayern Munchen, nën tingujt e grupit “Opus”.
Në epokën e smartfonëve dhe kamerave njerëzit po bëjnë fotografi të çdo momenti të jetës së tyre.
I mbiquajturi “mbreti i skifterëve” të Londrës, pas demaskimit rrezikon tashmë të dënohet me disa vite burgim, pasi ka pranuar këtë të mërkurë në gjykatë të ketë vjedhur bizhuteri me vlerë më shumë se 500 mijë paund.
Shtëpia e Bardhë thotë se dy zyrtarë të lartë të ekonomisë do të shkojnë në Kinë javën e ardhshme për të vazhduar negociatat që synojnë zgjidhjen e luftës tregtare mes dy gjigantëve ekonomikë.
Vitorio mundohet ta bind Andreinës të qëndrojë e fshehur, derisa të rrëzohen akuzat kundër saj. Klelia detyrohet t’i kërkojë dokumente të rreme një krimineli, që të mund të mbajë vendin e punës te “Parajsa e Zonjave”, por çmimi për t’i paguar do të jetë tepër i lartë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk i certifikoi 4 kandidatët e subjektit politik “Lista Serbe”, që pritet të garojnë për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.
Ish ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani, është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg. Ai së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, i cili u dënua me 2 vjet burg, janë gjetur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat’.
Aventurës së dytë të Paul Pogba te Manchester United duket se po i vjen fundi. Mesfushori francez ka vendosur që të lërë “Djajtë e kuq” në muajt e verës, kjo për shkak të rezultateve zhgënjyese të skuadrës në ndeshjet e fundit, por edhe ecurisë së përgjithshme të sezonit.
Në studion e Top Talk, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa u shpreh se në administratën shtetërore janë qindra ish-sigurimsa të punësuar.
Federata angleze e Futbollit (FA) ndryshon traditën sa u përket festimeve që shoqërojnë kompeticionet e organizuara prej saj, si kampionati dhe kupat, mes të cilave “FA Cup”.
Për të gjithë ju që keni hedhur lotarinë Amerikane dhe po prisni për rezultatet e saj ambasada ka një njoftim të rëndësishëm.
Sot në ‘Top Talk’ ka qenë i ftuar Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.
Sot në ‘Top Talk’ ka qenë i ftuar Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Ditët e fundit ka shpërthyer një debat mes tij dhe disa personazheve të njohur publikë për çështjen e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Ato janë elegante, kanë dizajn të veçantë, detaje, histori. Nuk janë thjesht automjete, por vlera arti. Nga të gjitha markat, ngjyrat, të ndryshme, por me të përbashkën që janë retro.
Pashka është festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ndërsa në Korçë ajo kremtohet masivisht. Familjet korçare kanë ditur të respektojnë ritet dhe të ruajnë traditat e zakonet, ndërkohë që në qytet nuk mungojnë aktivitetet e larmishme.
Pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e partive të vogla do të do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca.
Vendi që ndodhet afër ish-Fushës së Aviacionit menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe shërben si magazinë për institucionin. Për këtë arsye aty sheh nga materiale ndërtimi tek hedhurina të ndryshme që nga dërrasa, xhama të thyer, goma makinash e deri tek pllaka të vogla e të mëdha, skela dhe karrige e banka shkolle të dala jashtë përdorimit.
Emisioni Ivestigativ Fiks Fare zbuloi një natë më parë sesi fermerët shqiptarë përdornin stimulantë dhe hormone për pjekjen para kohe të fruta-perimeve në zonën e Muzeqesë.
Në lagjen nr.13, në Durrës është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Një nga atentatorët në sulmet e të dielës së Pashkëve në Sri Lanka ka studiuar në Britaninë e Madhe, thonë zyrtarët, ndërsa detaje të tjera bëhen të ditura.
Sot u zhvillua seanca për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.
Pas zjarrit, një tjetër rrezik i kanoset katedrales së Notre Dame, këtë radhë nga shiu.
Ato mund të duken se pamje të “pafajshme” në shikimin e parë, por asgjë nuk është ashtu siç duket.
Paul Getty është një nga miliarderët më të pasur në botë pasi e krijoi pasurinë e tij duke treguar naftë. Por manjati nuk është vetëm i famshëm për pasurinë e tij, por edhe se është cilësuar si një nga miliarderët më të mëdhenj dhe më kurnac në botë.
Një aksident ka ndodhur sot në një prej minierave në Bulqizë.
Për herë të parë në futbollin shqiptar krijohet skuadra përfaqësuese për moshat U18, e përkthyer ndryshe për fëmijët nën moshën 18 vjeç.
Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit (Bajrit) vëllait të Safet Bajrit, pasi ai rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion.
Një sërë fotosh tregojnë degjenerimin e një baze ajrore në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Artizanët e Krujës dhe të Beratit janë zhvendosur në pedonalen e qytetit muze në një panair të përbashkët.
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot.
Banorëve të Ballshit shumë shpejt do t’u rikthehet kinemaja.
Katedralja e Notre Dame është një nga monumentet më unike të Parisit dhe shpresojmë që pas djegies ajo të kthehet në identitet. Mbi 12 milionë turistë vizitojnë strukturën që rregullisht fotografohet çdo vit.
Të marrësh me qira apo të blesh? Të kursesh apo të investosh? Të heqësh dorë nga kafeja e përditshme apo të përqendrohesh tek kostot e mëdha?
Të gjithë kanë një mënyrë të ndryshme të forcojnë sistemin imunitar. Disa bëjnë be për vitaminën C. Të tjerë besojnë tek vajrat esenciale apo se loja edhe në pisllëk ndihmon.