“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm
Aleket dhe Klodi janë të dashuruar, të lidhur prej rreth 20 vitesh. Jetojnë në qytetin e Sarandës në një shtëpi të ngrohtë, të zhurmshme dhe plot dashuri. Quhen familje madhe sepse në të njëjtën çati jeton çifti me katër fëmijët e tyre, të lindur njëherësh.
-Unë jam Elgido dhe kam lindur i pari
-Jam Emi dhe kam lindur e dyta
-Jam Kamelia dhe kam lindur e treta
-Unë jam Kleoni dhe kam lindur i katërti
Ata janë bërë me fëmijë pas 13 vitesh martesë. Sot gjithçka është e bukur për çiftin dhe familja është e lumtur, por kjo lumturi nuk erdhi që me provën e parë të fekondimit inVitro.
“Më mori mamajanë telefon dhe më thotë se me keqardhje po të them që nusja s’ka mbetur shtatzënë, u shtanga, u çorientova, kam qenë me të huaj më iku shikimi aq keq u ndjeva stresi stres, thoja s’ka mundësi, ishte mundim lodhje stres. Nusja qante, ulërinte, bërtiste, e zhgënjyer komplet”, – tregon babai i katërnjakëve Alket Izeti.
Të gjitha këto peripeci çiftet i kalojnë në privatësinë e tyre kur marrin lajme të këqija. Spitalet private nuk duan ta bëjnë publike dhimbjen e tyre. Ata reklamojnë vetëm ata 50 % që kanë sukses.
Kjo familje shpenzoj miliona lekë dhe përsëri mori lajmin zhgënjyes.
Por ky çift nuk u dorëzua. As nuk u kursyen në financa. Harxhuan çdo gjë për të pasur një fëmijë. Alketi ishte i vetmi që sillte të ardhur duke punuar si taksist. Herën e dytë ata e provuan përsëri me fekondimin invitro. Fati e deshi që të bëheshin me 4 fëmijë njëherësh.
“Më bën ekon, ai fatkniksit sa i kishte hapur klinikën, ngeli i shtangur, duke parë veprimet që po bënte në ekon doktori e kishte për herë të parë që shihte 4 njakë. Vjehrrës i tregonte me gisht, një dy tre, janë katër fëmijë me zë të ulët, unë u ktheva dhe më tha doktori më tha se nuk je as për në Sarandë as në Gjirokastër, o për në Greqi ose në Tiranë, sepse ti je për librin Gines. Fëmijët kanë lindur me 7 qershor 2010. Doktoresha që më ka bërë lindjen, jam shumë mirënjohëse sepse më tha se do më linte pa narkozë që të përjetosh këta fëmijë pas 13 vitesh dhe i mbajte të 4 fëmijët dhe më la të zgjuar deri në çastin që i linda, ka qenë lumturi e veçantë si për mua dhe për Ketin”, tregon nëna e katënjakëve Klodi.
Lumturia e çifteve që arrijnë të çojnë një bebe në shtëpi është e pakufishme. Nuk ka rëndësi sesi vjen në jetë, natyrale apo in-vitro.
Top Channel