Mbi 10 mijë lodra për fëmijë janë bllokuar ditët e fundit nga inspektoriati i mbikëqyrjes së tregut pasi kanë rezultuar të rrezikshme dhe nuk përmbanin logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.

Kjo është “slime”, një nga lodrat më të preferuara të fëmijëve, por nga shumica e kontrolleve të inspektoriatit të mbikëqyrjes së tregjeve ky produkt ka dalë problematik. Ndërkohë duhet bërë kujdes për të gjitha lodrat.

Nuk ka vend për panik pasi jo të gjitha lodrat janë të rrezikshme, prindërit duhet të kujdesen që markimi CE të jetë brenda produkteve që blejnë dhe jo vetëm në ambalazhi.

Top Channel