Festa e Krishtlindjes hyri tashmë zyrtarisht. Besimtarët katolikë janë mbledhur në kisha për meshën e Krishtlindjes. Besimtarët uruan njëri-tjetrin me paqe.

Gazetarja Elda Menga ishte tek Katedralaj Shën Pali në Tiranë. Raportohet se edhe presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi janë të pranishëm në këtë meshë.

Sipas besimtarëve katolikë lindja e Krishtit simbolizon ardhjen e paqes, harmonisë dhe begatisë në tokë. Krishti shikohet si shpresë për njerëzimin.

Të kremtojmë me gëzim lindjen e Krishtit tha Kreu i Kishës Katolike, imzot Xhorxh Frendo.

Top Channel