Grevistët Francës janë suprizuar nga donacionet e publikut. Mbështetja financiare për grevistët është rritur dhe një cek prej 250 mijë eurosh i është dorëzuar atyre në selinë e sindikatës në Paris. Që nga fillimi i lëvizjes kundër reformës së pensioneve, disa qindra e mijëra euro janë mbledhur.

Mbrëmja e krishtlindjes ishte e pazakontë për Francën, ndërsa vendi ka hyrë në ditën e 20 të grevës së transportit që ka bërë që shumëkush të stërmundohet për të takuar të dashurit e tyre për drekën tradicionale, ndërsa të tjerë janë dorëzuar.

Protesta kundër reformës së pensioneve ka bërë që mijëra trena të anulohen apo vonohen, dhe me taksitë dhe shërbimet e marrjes së makinave me qira të mos munden të përballojnë kërkesat.

Negociatat me sindikatat, javën e shkuar, dështuan të gjenin një rrugë të mesme dhe grevistët premtuan se nuk do të kishte armëpushim gjatë festave nëse qeveria nuk heq dorë nga plani për të shkrirë 42 skemat e pensioneve që ka aktualisht vendi, në një të vetme. Bisedimet do të rifillojnë më 7 janar.

Top Channel