Santa Klausi ose Babagjyshi i Vitit të Ri është një figurë e dashur që e ka origjinën nga kultura e krishterë perëndimore.

Thuhet se Babagjyshi u jep dhurata vetëm atyre fëmijëve që janë sjellë mirë përgjatë një viti.

“Unë jam sjelle shumë mirë dhe e meritoj dhuratën. Kërkoj një biçikletë. Unë dua një kukull. Unë një Iphone. Babagjyshi i sjell nga oxhaku dhuratat. Unë kërkoj libra, sepse jam shumë e dhënë pas tyre. Ne kemi ardhur nga Italia dhe po ja kalojmë shumë bukur këtu. Unë dua një pistoletë. Unë një helikopter. I kërkoj babagjyshit një fustan hirusheje dhe dhe këpucët prej qelqi”, shprehen fëmijët.

Babagjyshi i vendos dhuratat poshtë pemës në të gdhirë të 25 dhjetorit dhe ditën e Krishtlindjeve fëmijët i hapin ato. Thuhet se në fabrikën e lodrave në Polin e Veriut Santa Klausin e ndihmojnë Elfët dhe më pas drerët për t’i shpërndarë. Gjatë gjithë udhëtimit Santa bën qeshjen e tij tipike, Ho, ho, ho…

Top Channel