E martë, 12 Nëntor 2019
17:58
Manifestimi VV në Tiranë, Edi Rama: Lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje

Për herë të parë kryeministri Edi Rama jep vlerësimin e tij për çeljen e një dege të Vetëvendosjes së Albin Kurtit në Tiranë.

17:53
Ambasada Amerikane tregon pasuritë e gjyqtarëve: Deklaruan 250 mijë euro fitime në vit

Edhe pse paga mesatare e një gjyqtari në vit nuk arrin më shumë se 10 mijë euro, një në tre gjyqtarë kanë deklaruar 250 mijë euro pasuri në vit. Në videon e publikuar së fundmi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë theksohet se disa prej gjyqtarëve kanë deklaruar edhe miliona dollarë.

17:45
Thaçi flet nga Franca: Rol i ri i Macronit në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur sot në një takim Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë folur për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve ballkanike. Presidenti Thaçi e vlerësoi si një rol të ri, që Macron do të ketë në këtë proces. Ndërkaq, tha se me presidentin Macron ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

17:34
Vijon situata e rënduar në Llogora, prefekti apel shoferëve: Kujdes, shikueshmëria është e ulët

Vijon të jetë situatë e rënduar në qafën e Llogorasë, erë e fuqishme, shi me intensitet të lartë, dhe mjegulla e cila për drejtuesit e automjeteve është shqetësuese pasi shikueshmëria është shumë e kufizuar.

17:22
E dëbuan nga Anglia, shqiptari rikthehet: “Jam gay, dua azil”

Një shqiptar i dëbuar nga Anglia si emigrant ilegal, pasi ngacmoi seksualisht një grua, është rikthyer në shtetin ishull duke kërkuar azil se ai ishte gay.

17:17
Kryeprokurori/ 50 pikët për të cilat do të ‘luftojnë’ kandidatët, nga përvoja te komunikimi publik

Janë katër kritere në të cilat do të vlerësohen kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar metodologjinë për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e tre kandidatëve që synojnë drejtimin e organit të akuzës.

16:59
“Astiri”/ Braçe: 10 milionë dollarë janë tallje? Le t’ua paguajë Basha një shtëpi luksi

Zv/kryeministri Erjon Braçe thotë se nuk mund të konsiderohen tallje 10 milionë dollarët që po jepen për dëmshpërblime në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

16:55
Trazirat në Bolivi, lidhje me “naftën moderne”?

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, u detyrua të largohet nga vendi i tij për shkak të një grushti shteti të organizuar nga opozita.

16:41
Betimi Edi Ramës: “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën”

Top-Channel e pyeti kryeministrin Edi Rama se Matthew Palmer i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, iniciativës së Shengenit Ballkanik i dha pëlqimin e Shteteve të Bashkuara po Bashkimi Europian a e mbështet këtë iniciativë?

16:39
Përse nuk publikohet raporti për ndërhyrjen ruse në Britani?

Është “e pashpjegueshme dhe e turpshme” që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e ka publikuar ende raportin për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në politikat britanike, tha në një intervistë për BBC-në Hillary Clinton, ish-kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

16:27
Denoncimi i “Fiks Fare”/ Shkarkohet mjeku i burgut të Peqinit, Policia nuk e gjen në banesë

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel të mjekut të burgut të Peqinit, Eduart Ruçi, i cili kërkonte dy mijë euro për operacion, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

16:23
Polonia kërkon ndryshime në dokumentarin e Netflix-it për rojen e kampit të vdekjes

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, kërkoi nga “Netflix”, të ndryshojë një dokumentar të tij ku përfshihet një hartë me kampe naziste të vdekjes brenda kufijve të Polonisë moderne.

16:20
Kosova në Shengenin Ballkanik, Edi Rama: Të ikësh nga tavolina, mbase ka arsye që nuk i di

Në intervistën për Top-Channel, kryeministri Edi Rama u pyet nëse ia shpresonte që në takimin e ardhshëm të 21 dhjetorit në Durrës, në tavolinë do të jetë edhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.

16:16
Protesta në Hong Kong, policia: Sundimi i ligjit në “prag të kolapsit”

Sundimi i ligjit në Hong Kong është në “prag të kolapsit total” pas më shumë se pesë muaj protestash, ka paralajmëruar policia.

16:09
Thaçi në Paris, kërkon përkrahje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer.

16:08
Adoleshentja e lind fëmijën në pub, te pista e vallëzimit

Një vajzë adoleshente shkoi në një klub nate edhe pse ishte shtatzënë, dhe lindi në mes të pistës së vallëzimit.

15:57
Ka një sekret që flokët të mos elektrizohen gjatë kohës me shi

Nëse kur të zë shiu apo kur heq kapuçin, flokët mund t’i sistemosh me duar, ose edhe mund t’i kapësh nga pas, me balluket nuk ke çfarë bën.

Flokët elektrizohen dhe bëhen si push, ose bëhen të sheshtë e të ngjitur pas ballit. Specialisti Gregorio Ruggeri sqaron si t’i mbajmë flokët e sidomos balluket nën kontroll kundër këtyre elementëve.

15:55
Dhuna në “Astir”, reagon Kryemadhi: Skenë krimi e urdhëruar nga Edi Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur ditën e sotme , ku prej mëngjesit, IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”.

15:51
Përplasjet te Unaza e Re/ Incident me gazetarin e Top Channel, banori i merr mikrofonin dhe ia flak në rrugë

Përplasje të forta ka pasur sot me policisë dhe banorëve të zonës së Astirit në kryeqytet, pasi IKMT ndërhyri sot për të prishur banesat pa leje në kuadër të projektit të Unazës së Re.

15:44
Njolla make up-i në rroba? Ka një mënyrë të thjeshtë për t’i zhdukur

Sa herë ju ka ndodhur të njollosni me make up bluzat e këmishat tuaja të preferuara? E dimë, shumë herë!

15:37
Përmbytet Venecia! Batica e rrit nivelin e ujit me 155 centimetra në qytet

Gjendja është alarmante në Venecia; qyteti-lagunë rrezikon përmbytjen në më shume se 70% të sipërfaqes së tij nëse niveli i ujit mbërrin 155 centimetrat, që do të ishte një ndër më të lartit e regjistruar këto 50 vitet e fundit.

15:37
IKMT: Të 33 objektet do të prishen sot

Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”.

15:33
Presidenti Meta takohet me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot me Kancelaren e Austrisë, znj.Brigitte Bierlein.

15:30
Edi Rama për Top Channel: Albini të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor

Kryeministri Edi Rama në një intervistë me gazetarin e Top Channel-it, Muhamed Veliu, i bën një bilanc asaj çfarë u arrit në takimin e Ohrit dhe thekson se është i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

15:27
Vritet komandanti xhihadist/ Pas goditjes izraelite, palestinezët përgjigjen me raketa

Të paktën 70 raketa janë lëshuar nga Gaza drejt Izraelit pas vrasjes së njërit prej komandantëve më të lartë të grupit militant palestinez Xhihadi Islamik në këtë territor.

15:16
Rezultatet përfundimtare, pesë ankesa në Supreme

Pesë ankesa kanë shkuar në drejtim të rreth rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit nga ana e KQZ-së.

15:16
Sterilizimi, kosto jashtë kontrollit/ Në një vit konsumuan 35 milionë euro

Kostot e koncesioneve në shëndetësi kanë dalë jashtë kontrollit dhe vazhdojnë të rriten nga viti në vit. Rritja më e fundit është ajo e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve që përdoren në ndërhyrjet kirurgjikale të spitaleve publike.

15:15
“Mikpritja e një populli…” Libri kushtuar pritjes së kosovarëve në 1998-n

20 vite me parë, mijëra shqiptarë të Kosovës të përndjekur nga ushtritë serbe, kaluan kufirin për në Shqipëri, në vendin që e cilësonin si atdheun e dytë.

15:11
Njësoj si të internuar! Jeta e vështirë e banorëve të Torovicës

Në kohën e komunizmit, njerëzit silleshin me forcë në kampin e internimit ne Torovicë të Lezhës, ndërsa vitet e fundit nga varfëria, familje nga zona të ndryshme malore kanë ardhur ne ish-kampin e të burgosurve në Torovicë për një jetese më të mire, por vetëm një jetesë më të mirë nuk e gjeten ata prej vitesh përballen me skamjen dhe me harresën.

15:09
Moti i keq godet bregdetin/ Era e fortë rrëzon pemët dhe bllokon Llogoranë

Kushtet e motit janë përkeqësuar këtë të martë, në Vlorë e Durrës.

15:02
Aksident në gara shpejtësie/ Elbasan, plagosen rëndë dy të rinjtë

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e së hënës në kodrën e Krastës, në lindje të Elbasanit.

14:47
Qëlloi me armë zjarri drejt një makine, arrestohet në Lezhë 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje ra në pranga nga policia e Lezhës.

14:42
Në transmetim direkt! Incidenti që i ndodhi gazetares së Top Channel

Ndërkohë që ishte në një transmetim direkt në Top News, ku po raportonte për të rejat më të fundit nga zona e Astirit, gazetarja e Top Channel, Sidorela Gjoni ka pasur një episod të sikletshëm.

14:36
Me ndërmjetësim të Macron-it, Presidenti Thaçi takohet me atë të Serbisë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

14:33
Ten Hag: De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, beson që Matthijs de Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. De Ligt u transferua nga Ajax te Juventus gjatë afatit veror për 75 milionë euro dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të hyjë në formacionin e parë.

14:32
Euro, drogë dhe çfarë tjetër? Operacion policor në Mat, 2 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

Finalizimi i një operacioni 6-mujor solli kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve në Mat, si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

14:23
Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, pasditen e djeshme rreth orës 17:40, në Pejë janë njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një plumb ka goditur shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar.

14:23
Moti i keq/ Çfarë parashikohet për Durrësin

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se më 12-13 nëntor moti do të përkeqësohet, për t’u qetësuar pas mesnatës së të mërkurës.

14:19
Ndeshja me Anglinë, Dardanët me sloganin: “Welcome and Respect”

Dardanët kanë mbajtur sot konferencë për media para dy ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, dhe sipas tij slogani zyrtar do të dalë pikërisht nga grupi i Dardanëve.

14:18
Tre kandidatë të VV-së ankohen në Gjykatën Supreme

Tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë në rezultatet përfundimtare, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

14:14
Dikur vilë luksoze, prona e milionerit gllabërohet nga natyra

Një milioner amerikan, biznesmen nafte, ngriti një ndërtesë në Florida e cila supozohej t’i bënte ballë uraganeve.

14:12
MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Gana, kritikon mediat

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Gana ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

14:09
Dogana dhe MTI dështojnë të sigurojnë cilësinë e derivateve të naftës

Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm. Kjo është e gjetura kryesore e auditimit të performancës.

13:57
Meta në Forumin e Parisit për Paqen, dhuron portretin e Shenjtores Nënë Tereza

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nën kujdesin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.

13:53
Kosova në eliminatore, kërkohet fitorja ndaj Çekisë

Përfaqësuesja e Kosovës vijon përgatitjet për ndeshjen e saj të kualifikueseve të Euro 2020, atë me Çekinë, një sfidë kjo që ka një rëndësi shumë të madhe përsa i përket çështjes së kualifikimit për në fazën finale të këtij kompeticioni.

13:53
Bolivi, presidenti merr azil politik në Meksikë

Pasi dha dorëheqjen, presidenti i Bolivisë, Evo Morales, u strehua në Meksikë, e cila i ofroi azil politik, ndërkohë që në vendin e tij vazhdojnë trazirat.

13:48
Angli, Sterling humbet ndeshjen me ndeshjen me Malin e Zi

Anglia nuk do të ketë në dispozicion të saj për ndeshjen me Malin e Zi për kualifikueset e Euro 2020, Raheem Sterling. Sulmuesi i Manchester City ësghtë bërë protagonist i një çështje të bujshme te Tre Luanët, pasi është përjashtuar nga trajneri Gareth Southgate dhe shkak është bërë një zënkë e fortë me mbrojtësin e Liverpoolit Joe Gomez.

13:40
​Clinton: I turpshëm mospublikimi i një raporti mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet britanike

Hillary Clinton e gjykoi sot të turpshme që qeveria britanike nuk publikon një raport parlamentar mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në politikën britanike para zgjedhjeve legjislative të 12 dhjetorit.

13:36
Bllokimi i rrugës së Astirit/ Banorët kalojnë përmes lumit

Bllokimi i rrugës së Astirit i ka detyruar banorët e zonës të kalojnë përmes lumit.

13:14
Lëvizja Vetëvendosje dënoi dhunën në Astir, Bashkia e Tiranës: Është votuar të qeverisë Kosovën, jo të bëjë djalin e Fahriut

Mbi situatën e mëngjesit të sotëm, ku një grup banorësh të zonës së Astirit u konfliktuan me punonjësit e IKMT-së dhe të policisë, çka solli disa të lënduar (një pjesë e tyre ndodhen në Spitalin e Traumës) reagoi edhe Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë.

13:04
Përplasjet te “Unaza e Re”, Basha: Goditje e planifikuar nga Rama, ai dhe Veliaj do mbajnë përgjegjësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Spitalin e Traumës ku ndodhen të plagosurit e mëngjesit të sotëm nga përplasjet në “Unazën e Re”, mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e Policisë.

12:47
Merkel dhe Conte kërkojnë zgjidhjen e problemeve me migrantët

Kancelarja Merkel dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkuan bashkëpunim më të ngushtë në çështjen e shpërndarjes së migrantëve. Krerët e qeverive u takuan për herë të parë në Romë.

12:36
Dallgët nxjerrin 60 milionë euro kokainë në plazhe

Javët e fundit, dallgët e detit kanë nxjerrë në brigjet franceze rreth 760 kg kokainë të ndara në pako, me vlerë rreth 60 milionë euro.

12:33
Rruga e Llogorasë, e pakalueshme! Rrëzohen shtylla të tensionit të lartë dhe pemë

Për shkak të motit të keq, rruga e Llogorasë është e pakalueshme. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë si dhe pemë.

12:28
Këshilli i lartë gjyqësor mbledhje me dyer të mbyllura, shqyrtohet skualifikimi i dy magjistratëve

Ka nisur mbledhja e Këshillit të lartë gjyqësor. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura.

12:25
Sulmohet seksualisht një femër në Prizren

Policia raporton se në Prizren ka arrestuar një të dyshuar të përkatësisë shqiptare pasi që dyshohet se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht një femër të nacionalitetit rom.

12:20
Terapi me videolojëra- SHBA, i nënshtrohen veteranët e luftës

Ka një terapi të re e jo fort të zakonshme për ushtarët që kanë përjetuar tmerret e luftës, e cila duket po jep rezultat: videolojërat.

12:20
Mormonët, në luftë me kartelet që në 2009

Mormonët amerikanë kanë vite që e kanë kthyer komunitetin e tyre në Meksikë në një fortesë, ku kanë vendosur roja të armatosura për t’u ruajtur nga kartelet, me të cilat kanë hyrë në luftë prej vitesh.

12:16
Helmoi vjehrrën, 32 vite burg për Marjana Çmetën

Gjykata dënoi me 32 vjet burg Marjana Çmetën për helmimin e vjehrrës së saj

12:16
Vlorë- Makina merr flakë në ecje!

Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në rrugën Transballkanike, në Vlorë.

12:12
Aplikimi për karta ID/ Voda: Apel qytetarëve të aplikojnë në kohë

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda inspektoi sot zyrat e reja të aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë 3 dhe 4 në Tiranë, ku përsëriti apelin për gjithë qytetarët që u skadojnë kartat ID të aplikojnë sa më shpejt, pa pritur ditët e fundit të dhjetorit.

12:10
Udhëtim me karta ID nëpër Ballkan/ Mediat serbe: realizohet deri në fund të vitit

Deri në fund të këtij viti, shkruan gazeta Blica, qytetarët serbë do të jenë në gjendje të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa qenë nevoja që të jenë të pajisur me pasaportë, për këtë do të mjaftojnë një kartë identiteti.

12:07
Alvini pas kthimit/ I ati tregon në “Open” jetën pas shpëtimit nga ferri al Hol

Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni për shpëtimin e Alvinit nga kampi Al Hol, sepse është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja. Ai i falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Por, Afrimi ka një peng.

12:04
Përplasjet në Astir/ Vasili nga Spitali Ushtarak: Janë goditur me grushte të moshuarit, provat janë aty

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari ishin të pranishëm në Spitalin Ushtarak për të vizituar banorët e plagosur të Unazës së Re.

11:57
Gjest racist? Kreu i sistemit hekurudhor i kërkon ndjesë pasagjerit me ngjyrë

Kreu i sistemit hekurudhor në San Francisko Bay, u detyrua t’i kërkojë ndjesë një pasagjeri me ngjyrë, i cili u arrestua dhe u citua nga policia, sepse kishte ngrënë një sanduiç në mëngjes në platformën e trenit.

11:53
Fushë Kosovë/E mitura bëhet nënë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës njofton se dje nga Qendra Klinike Universitare është informuar se një e mitur e komunitetit ashkali ka lindur një fëmijë në repartin e gjinekologjisë.

11:51
Mitrovicë/ Gjenden katër shishe molotov në një qendër tregtare

Policia e Kosovës raporton se në veri të Mitrovicës saktësisht në rrugën “Kollashini” në hapësirat e qendrës tregtare janë gjetur katër shishe me materie ndezëse (koktej mollotovi).

11:51
Koralet janë sëmurë! Sëmundja misterioze po i vret dita-ditës

Koralet me ngjyra të mrekullueshme të kuqe, të verdha apo purpurta të barrierës mezoamerikane janë sëmurë, e janë kthyer në të bardha.

11:50
Thaçi merr pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

11:49
Policia në Ferizaj nis implementimin e projektit “Mos parko dhe mos ndalo kudo”

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme , do të realizojnë edhe projektin “Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili projekt do të implementohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Hani i Elezit.

11:48
Grabitje e armatosur në një barnatore

Policia në Gjilan raporton se mbrëmë rreth orës 20 në rrugën “7 Shtatori”, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një barnatore.

11:45
IKMT prish 5 objektet e para në Astir!

Mjetet e rënda të IKMT- së kanë prishur 5 objektet e para te zona e Astirit, për projektin e Unazës së Madhe.

11:44
Kreu i KLP: Në 25 nëntor marrim vendimin për emërimin e 8 prokurorëve për në Prokurorinë e Posaçme

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka folur pas mbledhjes së radhës së këshillit. KLP shqyrtoi sot kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.

11:28
Balliu: Banorët e Astirit janë dhunuar barbarisht, policia përdori gaz lotsjellës

“Banorët e Astirit janë dhunuar barbarisht sot nga policia”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë një deklarate për mediat.

11:23
Video/ Ja si u shemb ndërtesa disakatëshe në “Astir”

Vazhdon aksioni i IKMT në “Astir” për prishjen e ndërtesave.

11:20
“Colours of Albania”/ Brenda aktivitetit ku morën pjesë diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artit dhe kulturës

U zhvillua, në ambjentet e Pallatit të Brigadave, aktiviteti përmbyllës i edicionit të 5-të të konkursit “Colours of Albania”.

11:20
Përplasjet te “Unaza e Re”, ja kush janë banorët e lënduar të Astirit (EMRAT)

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kundërshtoi me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe ata të Policisë.

11:14
Situata e tensionuar në “Astir”/ Reagon Avokati i Popullit

Ngjarjet e ditës së sotme në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve dhe policisë i ka ndjekur edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

11:07
Kina ka bërë plane të mëdha për Greqinë!

Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë shtetërore. Mbretëria e Mesme ka filluar të investojë në Greqi. Tani Greqia shpreson të bëjë marrëveshje të reja ekonomike, po mbase edhe më shumë.

11:07
Shkup/Qeveria tërheq propozim-ligjin për protesta

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tërheq propozim-ndryshimet e Ligjit për tubime publike, ka hapësirë për negociata dhe përmirësime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11:02
Po bëhet Gjermania polici i ri i botës?

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kthejë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, në ushtri për intervenime globale dhe të përmirësojë imazhin e ushtrisë brenda vendit. Jo të gjithëve u pëlqen ky plan.

10:58
Situata te “Astiri’/ Meta: Palët të ulen menjëherë në dialog

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre”, kështu ka shkruar për situatën në Astir, presidenti Ilir Meta në facebook.

10:52
Mot i keq edhe në Durrës! Vështirësohet lundrimi në brigjet italiane, priten vonesa të trageteve

Për shkak te motit të keq, në Durrës anijet e peshkimit nuk kanë dalë për gjueti, ndërsa veprimtaria përpunuese në portin më të madh të vendit ka vijuar normalisht.

10:50
Prokurori i Përgjithshëm/ Kush janë anëtarët që nuk donin të votonin për shkak të konfliktit të interesit

Pak orë para intervistimit të kandidatëve për prokurorë të përgjithshëm që starton në orën 9.30 , KLP shqyrtoi kërkesat e tre anëtarëve që mendonin se kanë konflikt interesi dhe që sipas tyre nuk duhet të shprehen për renditjen.

10:45
Mot i keq në Vlorë/ Pezullohet linja Vlorë-Brindisi

Moti i keq ka përfshirë Vlorën, duke u shoqëruar me erë të fuqishme, shpejtësia e së cilës shkon deri në 20 m/s, ndërkohë që dallgët arrijnë deri në 9 ballë jashtë gjirit të Vlorës.

10:36
U shpall i vdekur nga ish-deputetja e PD-së, banori i Astirit është shëndoshë e mirë!

Vetëm disa minuta më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e efektivëve të policisë kishte mbetur i pajetë një person.

10:25
“Astir”/ Një tjetër banore shkon të marrë ndihmë mjekësore

Një tjetër banore në Astir është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

10:14
Përplasjet te “Unaza e Re”/ Policia apel: Banorët të distancohen nga dhuna

Gjatë aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

10:11
Mblidhet KLP, caktohet metodologjia për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Ka nisur mbledhja e KLP ndërsa është miratuar me 11 vota pro “Metodologja orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

09:57
Mblidhet Gjykata e Lartë, pritet të diskutohen 5 çështje ekstradimesh

Gjykata e Lartë pritet të mblidhet për të shqyrtuar 5 çështje ekstradimesh.

09:50
Protestat te “Astiri”/ 12 persona në spital

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

09:47
Vrasja e Eri Zefit në Mirditë, vetëdorëzohet në polici Gjovalin Alia

Gjovalin Alia i akuzuar si bashkëpunëtor i vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u gjend i pajetë në Zalle Xhuxhe të Mirditës, fillimin e muajit tetor është vetëdorëzuar në polici.

09:41
VIDEO/ I hapet rruga projektit të Unazës, prishen disa ndërtime 2 dhe 3 katëshe pa leje

Vijon normalisht puna për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë aksit nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”deri te ura në lumin Lana për ti hapur rrugë projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.

09:31
Kontrollet kufitare të vendeve të BE venë në diskutim ekzistencën e Shengenit

Disa vende europiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Europë. Kontrolli i vazhdueshëm do të zgjatet tani edhe me 6 muaj. Kjo është ilegale, thonë ekspertët, dhe rrezikon Shengenin.

09:24
Aksident në Elbasan/ Dy të plagosur, 20-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

09:19
Avioni me drogë në Divjakë, ekstradohet nga Belgjika Kristjan Demçe

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.

09:13
Trafik i rënduar pas përplasjeve në “Astir”/ Policia Rrugore e Tiranës njoftim

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftim lidhur me situatën e qarkullimit pas situatës së krijuar në zonën e “Astirit”.

09:08
Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet vranësira që do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

09:06
Prishja e banesave në “Astir”/ Reagon IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

09:00
Situata te “Astiri”. Veliaj thirrje: Nëse ke marre paratë, ndalo sabotimin e Tiranës

“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! ?”, kështu ka shkruar në një status në twitter kryebashkiaku Eron Veliaj lidhur me situatën e krijuar te zona e Astirit.