Rusia i jep Egjiptit $25 miliardë hua për impjantin masiv bërthamor që do të ndërtojë vetë

28/02/2020 18:20

Autoritetet kanë njoftuar se Rusia do të ndërtojë në Egjipt impjantin më të madh në botë të energjisë bërthamore të cilin Egjipti do ta paguajë me këste.

Korporata ruse atomike Rosatom, tha se tre kompani egjiptiane kishin fituar tenderin për ndërtimin e fazës së parë të impjantit bërthamor në Dabaa.
Impjanti ka një kapacitet prej 4.8 gigawatt energji dhe mbështet nga një hua e grupit rus Rosatom prej 25 miliardë dollarë.

Impjanti do të ketë katër reaktorë bërthamorë me kapacitet 1,200 megawatt secili. Për ndërtimin Egjipti po merr huanë ruse me të cilën do të paguajë punimet, shërbimet dhe materialet.

Top Channel