Shorti i Europa League/ Spikasin dy duele italo-spanjolle

28/02/2020 15:45

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8 të finaleve të Europa League.

Skuadrat e kualifikuara kanë mësuar fatin e tyre në këtë short ku bien në sy dy përballje italo-spanjolle. Aajo që tërheq më shumë vëmendjen në këtë pikë është pikërisht ajo që do të luhet mes Sevillës dhe Romës me sfidën e parë që do të luhet në Spanjë dhe atë të kthimit në Itali. Skuadra andaluziane pati shumë fat në kualifikimin ndaj Cluj dhe me Romën e pret një përballje aspak e lehtë me verdhekuqtë që kaluan belgët e Gent falë golit të Kluivert.

Dueli tjetër italo-spanjoll është ai mes Interit dhe Getafes. Zikaltrit shihen si favoritët për të fituar trofeun e Europa League, por skuadra madrilene e Getafes do të jetë një pengesë jo e vogël për skuadrën e zikaltërve duke qenë se po gëzon një formë shumë të mirë sic e tregoi edhe sfida kualifikuese me Ajaxin. Në shortin e Europa League ishte edhe Olympiakosi që befasoi tifozët anglezë teksa pas kohës shtesë eliminoi Arsenalin në Emirates Stadium.

Fati deshi që grekët të kenë përballë një tjetër skuadër të Premier Leagues në 1/8 e finaleve të Europa League dhe bëhet fjalë për wolverhamptonin.

Çifte të tjera të që u përcaktuan në shortin e Europa League janë LASK Linz-Manchester United, Basaksehir-Copenhagen e Ëolfsburg-Shakhtar ndërsa Rangersi ku është shqiptari Florian Kamberi do të përballet me Bayer Leverkusen. Ndeshjet e 1/8 të finaleve të Europa League do të luhen në 12 dhe 19 mars dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel