Kanë mbetur shumë pak ditë, nxitoni të bëheni pjesë e “Take Me Out Albania”

28/02/2020 20:42

Nëse nuk keni aplikuar më parë, jeni ende në kohë të bëheni pjesë e “Take Me Out Albania”!

Audicione fillestare zhvillohen çdo ditë në orën 17:00 në ambientet e Top Channel në piramidë, por duhet të nxitoni pasi kanë mbetur shumë pak ditë.

Gjithashtu ju mund të aplikoni online në aplikime.top-channel.tv/takemeout/.

Programi “dating”, i suksesshëm në 39 vende të botës, do të vijë për herë të parë në Shqipëri nën autorësi dhe drejtim të Luana Vjollcës, dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë.

Top Channel