E mërkurë, 13 Nëntor 2019
12:11
Vuçiç: Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s

Pas fjalimit në konferencën e 40-të të UNESCO-s në Paris, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shprehu besimin e tij se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate ndërkombëtare.

12:10
Manastirliu: 138 mijë doza vaksine kundër gripit, nis vaksinimi ndaj të moshuarve dhe kategorive të rrezikuara

Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku deklaroi se janë në dispozicion të grupeve më të rrezikuara 138 mijë vaksina kundër gripit falas.

12:05
Shengeni ballkanik, Kurti i pergjigjet Kryeministrit Rama: Duhej të priste formimin e qeverisë së re

Takimin trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e quan të nxituar.

12:05
Mbrojtësi kuqezi në objektivin e “Zonjës së Vjetër”

Juventusi raportohet se po përgatisin lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Willian dhe mbrojtësin shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla.

12:02
Cuadrado afër të nënshkruajë kontratën e re me Juventus

Sulmuesi i Juventusit, Juan Cuadrado është afër për ta nënshkruar kontratën e re me klubin italian.

12:01
Kurti: VV-LDK bën kulturën e re të formimit të Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për udhëheqje të qeverisë, Albin Kurti thotë se më 6 tetor, qytetarët kanë vendosur për ndryshim politik dhe se kanë treguar se kush duhet të udhëheq me shtetin.

12:01
Gara për Kryeprokuror/ Meta shkeli ligjin me emërimin e saj? Përgjigjet Fatjona Memçaj

Seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, përsa i përket garës së Kryeprokurorit/es po vazhdon me Fatjona Memçajn, (pas fjalës së Arta Markut).

12:00
19-vjeçarja regjistrohet si pedofile, bindi 12-vjeçaren të bëjë seks me të dashurin e saj 27 vjeç

Një vajzë adoleshente, e cila bindi një 12-vjeçare t’i bashkohet asaj dhe të dashurit 27-vjeçar për marrëdhënie treshe, është regjistruar si pedofile.

11:59
Ambasadori i Zvicrës: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur sot për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

11:55
Derbi shqiptar në ‘Karagaçi’, Peja kunder Vllaznise

Peja e pret sonte Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike, takim që zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’.

11:53
Më 3 dhjetor fillon gjykimi për rastin “Zhvatja”

Më 3 dhjetor të këtij viti do të fillojë seanca gjyqësore për rastin “Reket”.

11:51
Merr flakë gjatë zbritjes avioni me 196 persona në bord

Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flkaë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e Sharm El Sheikut, në Egjipt.

11:42
10 fotot që tregojnë se si gjërat ndryshojnë në mënyrë drastike në 20 vite

Është e pamundur të besosh që vetëm 20 vjet më parë askush nuk e dinte se çfarë ishte Google ose Netflix .

11:31
Rudina Dembacaj konfirmon ndarjen: Po është e vërtetë, po divorcohemi!

Ajo çka përflitej prej disa muajsh në mediat rozë është konfirmuar ditën e sotme nga vetë Rudina Dembacaj: moderatorja dhe bashkëshorti, Aleksi janë në procedurë divorci.

11:24
Patrick Vieira mbron Xhakën: Meriton respekt

Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira ka pranuar se ndihet keq për mesfushorin Granit Xhaka.

11:22
Kompania për shitjen e biletave vjen me njoftim të ri, tregon kur do të dalin në shitje biletat e mbetura

Kompania më e përfolur në dy ditët e fundit, Tikss.app, që bënë shitjen e biletave për ndeshjen Kosova – Anglia, ka dalë me njoftim të ri.

11:21
Hoti i LDK: Ja pse minishengeni ballkanik nuk është në interesin e Kosovës

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avduallh Hoti, ka numëruar arsyet se pse minishengeni ballkanik nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve të rajonit.

11:21
Familja e Al-Thanit, 560 milionë euro për të blerë Napolin

Klubi i Napolit në Serinë A nuk po kalon një moment të mirë. Nga njëra anë kriza e rezultateve dhe nga ana tjetër tensionet brenda skuadrës, që kulmuan me refuzimin e futbollistëve për të shkuar në grumbullim pas ndeshjes me Salzburgun.

11:18
Ky do të jetë zëvendësuesi i Rakiticit te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, pritet të largohet në afatin dimëror nga “Camp Nou”.

11:17
Bayern kërkon ta rikthejë Guardiolën

Bayern Munich ka mbetur pa kryetrajner.

11:16
Nesër ndeshja Shqipëri-Andorra/ Kini kujdes, ja masat që do marrë policia

Policia e Elbasanit ka nisur marrjen e masave për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Andorra në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e nesërme.

11:15
Në dhjetor pritet një përgjigje nga qeveria gjermane lidhur me patentë shoferë

Emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani ende presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve. E një proces i tillë mund të marrë disa vjet kohë. Por derisa se ajo të ndodhë, po shihet mundësia që shqiptarët në Gjermani të paktën të kalojnë testet në gjuhën shqipe.

11:14
Del ne pension ish-mesfushori i Milanit, fajëson klubin dhe Gattuson

Ricardo Montolivo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare.

11:07
PSG dëshiron ta kompletojë transferimin e Icardit

PSG dëshiron ta blejë sulmuesin Mauro Icardi nga Interi.

11:05
Rinumërimi, KQZ po pret Supremen

KQZ ende nuk ka nxjerr ndonjë vendim për rinumërimin e 1472 vendvotimeve për të cilat ka kërkuar PZAP.

11:04
Seanca dëgjimore në KLP/ Pas Arta Markut, radha e Fatjona Memçajt

Fill pas fjalës së kandidates Arta Marku, për Kryeprokuror/e, seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po vazhdon me Fatjona Memçajn.

10:54
“KiE dhe BE mbështesin Shqipërinë në Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik”

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik

10:52
Erë e furishme në Lushnje, rrëzohen 2 pisha në oborrin e spitalit

Era e fortë që shoqëroi Lushnjen mbrëmjen e djeshme bëri që të rrëzohen dy pisha në oborrin e spitalit të Lushnjes.

10:44
Moti i keq/ Probleme dhe vonesa me nisjen e tragetëve në Durrës

Moti i keq në dy brigjet e detit Adriatik ka krijuar probleme dhe në grafikun e lëvizjes së trageteve mes Italisë dhe Shqipërisë.

10:42
Situatë problematike në Vlorë! Rrëzohen shtyllat dhe shembet një kabinë nga moti i keq

Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike dëmtuan rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit, por edhe në lumin e Vlorës.

10:36
Vrasja në Mirditë/ Gjykata merr vendimin: Arrest me burg për Gjovalin Alian

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Gjovalin Alian i dyshuari si bashkëpunëtor në vrasjen e Eri Zefit në Zalle Xhuxhe të Mirditës.

10:31
Lindje-Perëndim/ A i duhet shpallur më në fund luftë karteleve meksikane të drogës?

Terrori i karteleve meksikane të drogës vazhdon prej kohësh; e nuk flitet vetëm për vrasje kundërshtarësh, aktivistësh, gazetarësh e madje edhe politikanësh.

10:25
Protestuan në mënyrë të paligjshme tek “Astiri”/ Procedohen 26 persona

Policia ka referuar në Prokurori 26 persona për çështjen e djeshme, pra për përplasjen e banorëve të Astirit me forcat e policisë pasi IKMT kishte shkuar në zonë për të prishur ndërtesat pa leje në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

10:19
Dhuna ndaj transgjinores/ Reagon Meta: Autoritetet të marrin masa

Një anëtare komunitetit trasgjinor në Shqipëri, Anxhela H., është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar. Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Anxhela është sulmuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

10:18
Durrës/ U nxor një trup i dekompozuar nga deti, kufoma ende e paidentifikuar

Mbetet ende e paidentifikuar kufoma që u gjet të shtunën në ujërat e detit Adriatik, pak milje larg Durrësit.

10:10
Vetting-u në polici, konfirmohet në detyrë Adriatik Ago

Zv drejtori i Përgjithshëm pranë shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, Adriatik Ago është konfirmuar në detyrë.

10:07
Reshje të shumta dhe rrëshqitje dheu- Rruga në fshatin më malor të Gjirokastrës, e pakalueshme!

Moti i keq, me reshje të dendura shiu ka përfshirë edhe prefekturën e Gjirokastrës.

09:57
Mot i keq në Korçë- Probleme me energjinë elektrike në disa fshatra!

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut prej pasdites së djeshme kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

09:43
Nis seanca dëgjimore në KLP, Marku: S’mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit

Ka nisur pak minuta më parë seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku do të intervistohen tre kandidatët për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

09:31
Gjendje alarmi në Venecia! Përmbytja më e madhe në 50 vitet e fundit

Alarm në Venecia! Qyteti-lagunë rrezikon përmbytjen në më shume se 70% të sipërfaqes së tij nëse niveli i ujit mbërrin 155 centimetrat, që do të ishte një ndër më të lartit e regjistruar këto 50 vitet e fundit.

09:21
Gara për Kryeprokuror- KLP interviston sot 3 kandidatët!

Ditën e sotme do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë 3 kandidatë për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

09:14
Iu gjetën 10 doza me kokainë, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

Një 49-vjeçar është arrestuar në Durrës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

09:09
I shtrirë në tokë, gjendet i pajetë një 34-vjeçar në Vlorë

Një 34 vjeçar është gjetur i pajetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pranë kupolës së avionave.

08:57
Maas: Gjermania mbetet kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në intervistën ekskluzive me Adelheid Feilcke, në prag të vizitës së tij në rajon.

08:52
SHBA, hetimi i presidentit kalon në seanca të hapura

Përkrahësit republikanë të Presidentit Donald Trump po planifikojnë një mbrojtje të fuqishme të tij ndërsa e mërkura shënon fillimin e dëshmive publike në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me hetimet që kanë vënë në shënjestër presidencën e tij.

08:35
Macron: Sistemi ndërkombëtar në një krizë “pa precedent”

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhjen për “krizën e paprecedentë” në sistemin politik global dhe bëri thirrje për aleanca të reja që do të zgjidhnin problemet e botës, një thirrje kjo që u mbështet nga udhëheqësit kinezë dhe ata të Bashkimit Evropian.

08:28
Aksident në bulevardin kryesor të Korçës, makina përfundon në dyqan

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Republika” të Korçës. Dy mjete janë përplasur dhe si pasojë njëri prej tyre ka hipur mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

08:11
Opozitarja Jeanine Áñez shpall veten presidente të Bolivisë

Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Áñez ka shpalluar veten presidente të përkohshme të vendit në Amerikën e Jugut, pas dorëheqjes së Evo Morales.

07:29
Vazhdojnë edhe sot reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu, por në një intensitet më të ulët sesa dje.

07:06
Hurmat e Arabisë/ Kura fantastike për uljen e kolesterolit dhe shëndetin e organizmit

Hurmat e Arabisë janë ndër frutat e thata më të mira për shëndetin e njeriut. Ato janë të pasura me fibër, e cila na mban të ngopur për gjatë dhe ndihmon në uljen e kolesterolit. Fibra që gjendet tek këto fruta të thata ndërlidhet me kolesterolin dhe pengon përthithjen e tij në gjak.

07:01
Vuani nga diabeti i tipit 2? Provoni lëngun e shegës

Lëngu i shegës, i kuq si një rubin, ofron një sërë vlerash të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ai ofron një mariadë të mirash për shëndetin e zemrës, veçanërisht për diabetikët.

06:45
Kulumbria, njihuni me efektet shëruese për pastrimin e gjakut

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla. Lulet dhe frutat e bimës së egër të kulumbrisë përdoren në mjekësinë popullore. Këto fruta kanë vlera të shumta dhe i bëjnë mirë stomakut dhe gjakut.

06:18
Familja e Al-Thanit, 560 milionë euro për të blerë Napolin

Klubi i Napolit në Serinë A nuk po kalon një moment të mirë. Nga njëra anë kriza e rezultateve dhe nga ana tjetër tensionet brenda skuadrës, që kulmuan me refuzimin e futbollistëve për të shkuar në grumbullim pas ndeshjes me Salzburgun.

05:59
Macron sërish kritik, del kundër NATO-s dhe OKB-së

Emmanuel Macron, ka sulmuar ashpër verbërinë e atyre që preferojnë të mbyllin sytë para inefikasitetit të institucioneve të sotme globale që duhet të përballen me problemet e botës.

05:33
Gana tërhiqet: Njohja e Kosovës, e parakohshme

Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve AFP, ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.

04:52
Tensione të larta në prag të takimit Trump-Erdogan

Këtë javë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan viziton Uashingtonin, ku do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi shihet si mundësi për të përmirësuar raportet që u tensionuan nga dallimet në disa qëndrime.

03:54
Franca do të riatdhesojë nga Siria 11 xhihadistë

Franca do të pranojë nga Turqia, 11 shtetas francezë të dyshuar si pjesëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik, një ditë pasi Ankaraja tha se do të dëbonte qytetarët e huaj të lidhur me këtë grup.

02:43
BE miraton planet për prodhim të armëve të reja mbrojtëse

Qeveritë e Bashkimit Evropian dhanë të martën dritën e gjelbër për 13 projekte të reja mbrojtëse, një hap që synon prodhimin e më tepër armatimeve në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.

01:44
Pranon azilin politik/ Morales në Meksikë: Më rrezikohej jeta

Ish presidenti bolivian, Evo Morales, ka mbërritur në qytetin e Meksikos, ku edhe ka marrë azil politik me justifikimin se i rrezikohej jeta.

01:12
Vritet komandanti i grupit palestinez, lëshohen 70 raketa nga Gaza drejt Izraelit

Të paktën 70 raketa janë lëshuar nga Gaza drejt Izraelit pas vrasjes së njërit prej komandantëve më të lartë të grupit militant palestinez Xhihadi Islamik në këtë territor.

00:37
Video/ Meteori ndez qiellin e Missouri-t, ja pamjet

Një meteor ndezi qiellin në Missouri të hënën në mbrëmje.

E martë, 12 Nëntor 2019
23:56
Rakitic sulmon klubin dhe Valverden: Ma morën topin, ndihem i trishtuar

Lojtari kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle (do të transmetohet e plotë të enjten), ku ka folur për situatën e tij te klubi katalan.

22:52
Mia Kalifa rrëfen rrugën drejt famës: Do ta shkatërroja industrinë e pornos

Ish aktorja e filmave pornografikë, e cila u bë e famshme pasi mori kërcënime nga ISIS, për shkak të një skene ku luante e mbuluar me shami, thotë në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Telegraph” se do të donte ta shkatërronte fare industrinë e pornos.

22:45
U përndoq dhe u sulmua, Ambasada Holandeze për dhunën ndaj transgjinores: Jemi të shokuar

Një anëtare komunitetit trasgjinor në Shqipëri, Anxhela H., është përndjekur dhe dhunuar nga disa persona të paidentifikuar. Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Anxhela është sulmuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

22:22
Replikat/ Vetëvendosje-bashkisë: Jemi banorë dhe votues në Tiranë, do denoncojmë politikat e gabuara

Vijojnë replikat midis Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe bashkisë së Tiranës lidhur me ngjarjet e ndodhura në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Pasi bashkia e Tiranës e konsideroi reagimin e kësaj Qendre për “Astirin” si “ndërhyrje në punët e brendshme të qytetit”, ka reaguar Enis Sulstarova, kryetar i bordit.

22:01
Top Story/ Manjani: Nuk mendoj se Rama dhe Meta kanë qënë ndonjëherë në konflikt, ata janë gjithnjë bashkë

Në vitin 20019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai refuzon të marrë rolin e ndërmjteësit mes palëve. Mes rreshtave, mesazhi ishte për Ramën.

21:53
Top Story/ Baton Haxhiu: Rama s’ka pasur kurrë respekt për Ilir Metën

Në fillim të vitit 2015, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi akuzon publikisht Ilir Metën, se kishte porositur vrasjen e tij. Ai publikon edhe video-dëshminë e një personi që pretendohej se kishte marrë porosinë. Opozita nis protestat ku kërkon largimin e Metës.

21:49
Top Story/ Manjani: Në 2009 thoshim “ndjesë pastë LSI”, por doli e kundërta

Por, duket se Rama nuk i kishte bërë mirë llogaritë kurse Meta harron premtimin për largimin e Berishës. Partia Demokratike siguron 70 mandate dhe ftesës së Berishës për koalicion, Meta nuk vonon shumë dhe i përgjigjet pozitivisht.

21:47
Top Story/ Mosbesimis mes Ramës dhe Metës, më tepër kuptoheshin në distancë sesa kur takoheshin

Është data 1 Prill, jemi në vitin 2013. Këto që shihni në atë që njihet si dita e gënjeshtrave, janë pamjet e një bashkimi të ri mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në prezencën e disa zyrtarëve të internacionales socialiste, ata nënshkruajnë kartën e parimeve, dokumentin themel të koalicionit të ri që po lindte.

21:39
Fidan Aliti: “Jemi të bashkuar, ky popull e ky shtet e meriton kualifikimin”

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, i cili ka luajtur për dy sezone te Skënderbeu, para se të transferohej tek Kallmari në Suedi, në konferencën e radhës për shtyp të Kosovës foli për ndeshjen e radhës kualifikuese me Çekinë, duke përcjellë optimizëm për kualifikimin e “Dardanëve” në Euro 2020.

21:37
Top Story/ Baton Haxhiu: I shkova në zyrë Ramës në 2009 dhe fola me të 20 minuta, ja çfarë më tha!

Ishte koha kur Meta intensifikoi aksionin deri në protesta në rrugë dhe grevë urie brenda sallës së Parlamentit. Ky moment shënoi një çarje të fortë sërish brenda të majtës që pamundësoi bashkimin në një koalicion në zgjedhjet e vitit 2009. Meta vijonte me gjuhën e ashpër, kurse Rama përsëriste togfjalëshit “miku” im Ilir Meta.

21:37
Çifti incestual vrau dy nga gjashtë fëmijët e vet, dështoi me 4 të tjerët

Një ngjarje e frikshme ka tronditur Britaninë e Madhe. Dy bashkëshortë me gjashtë fëmijë vranë dy prej tyre, 13 dhe 12 vjeç, duke i mbytur me qese në kokë.

21:27
Top Story/ Manjani: Në 2008, Rama dhe Berisha bën një sistem që ta kontrollonin

Rama kishte nisur kontaktet me Berishën për ndryshimet kushtetuese të materializuara në Prillin e vitit 2008. Këto ndryshime, nga Meta u lexuan si përpjekje për eliminimin e LSI nga skena politike, me një sistem zgjedhor që penalizonte partitë e vogla.

21:23
Portier gafash, por burrë “macho”, ç’thotë modelja e famshme për Karius

Të gjithë e kujtojnë për dy gafat në finalen e Champions League në vitin 2018 në sfidën midis Real Madrid-Liverpool. Bëhet fjalë për Loris Karius i cili nuk gjeti shpëtim nga kjo sëmundje edhe në Turqi me Besiktas, për këtë arsye klubi turk ka vendosur për të mos ushtruar të drejtën për ta blerë nga Liverpool.

21:19
Top Story/ Meta dhe Rama u bën bashkë në 2002, për të eliminuar Fatos Nanon

Pasi ishte larguar në janar të vitit 2002 nga posti i kryeministrit, Meta bashkon votat me PD dhe largojnë kryeprokurorin Arben Rakipi, për të zgjedhur Theodhori Sollakun.

21:18
Top Story/ Historia e takimit të Ramës me Metën, si u puqën dy politikanët bashkë

Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar për herë të parë diku në fillim të viteve ’90, i pari si publicist, kurse i dyti si deputet i Partisë Socialiste. Rama asokohe ishte pedagog i Akademisë së Arteve, një piktor që ironizonte, jo pak socialistët e vjetër. Ndërkohë Meta, ishte një socialist tradicional. Dy njerëz që vinin nga rrugë të ndryshme, me ide të ndryshme.

21:17
Policia bën bilancin e përplasjes te “Astiri”: Kemi proceduar 26 persona, nga 22 deri në 73 vjeç

Policia thotë se ka proceduar 26 persona për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të saj gjatë aksionit të organizuar mëngjesin e sotëm në Unazën e Re në Tiranë.

21:04
Futet në shkollë dhe djeg fëmijët me lëndë kimike

Një burrë ka çarë telat rrethues të një shkolle, është ngjitur në murin e jashtëm e deri te dritarja e një klase, dhe më pas ka spërkatur fëmijët dhe mësuesit me një lëndë kimike, hidroksid sodiumi.

20:45
Tre kandidatë kalojnë vetting-un e KLGJ-së, gati për emërim në Gjykatën e Lartë

Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi kanë kaluar vetting-un e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe nesër pritet pikëzimi i tyre për emërim në Gjykatën e Lartë.

20:40
Fiks Fare/ “Përgjaken” rrugët nga aksidentet, BE: Faji i rrugëve, ndërhyni!

Bilanc lufte kanë regjistruar aksidentet rrugore në vendin tonë. Sipas policisë së shtetit 10 muajt e fundit të vitit 2019 kanë ndodhur plot 1254 aksidente, nga ku 182 persona kanë humbur jetën ,221 persona u plagosën rëndë dhe 1310 persona të plagosur lehtë.

20:20
Mbreti i një prej vendeve më të varfra blen makina luksi për 14 gratë

Anëtarët e opozitës kanë thënë se me këtë veprim, mbreti u ka nxjerrë gishtin e mesit të varfërve në vendin e tij, Zvaziland.

19:51
Projekti 36 milionë euro 2,2 km, dy mbikalime dhe një nënkalim te “Shqiponja”

Projekti i rindërtimit të Unazës së madhe, nga rrethi rrotullimi i sheshit Shqiponja deri tek pallati me shigjeta do të kushtojë 36 milionë euro. Gjithsej janë 2.2 km rrugë që do të ndërtohen, të cilat janë ndarë në tre lote.

19:46
Lëndohen 7 banorë dhe 5 policë/ Ish deputetja e PD: Vdiq një banor, përgënjeshtrohet

Banorët e Astirit edhe sot dolën në protestë për të mbrojtur banesat e tyre. Ish-deputetja e Partisë Demokratikë, Orjola Pampuri në orët e para të mëngjesit me zë dhe figurë dha një lajm të tmerrshëm, sipas saj Mahmut Imallari, banor i Astirit ndërroi jetë.

19:40
Disa nga vendet më të çuditshme në botë

Të gjithëve na pëlqejnë udhëtimet dhe të eksplorojmë vende që nuk i kemi parë kurrë. Rruzulli tokësor të ofron plazhe, peizazhe natyrore të mrekullueshme,male, kështjella mesjetare, shpella, lumenj e shumë e shumë gjëra që shpesh herë bëhen objekt studimi për studiuesit.

19:30
Shemben ndërtimet te “Unaza e Re”/ Aksioni në mëngjes nis me përleshje, 15 të shoqëruar

Në orën 5 të mëngjesit unaza e re u rrethua nga qindra forca policore. Do niste kështu aksioni për shkatërrimin e ndërtimeve që pengojnë projektin e “Unazës së Re”.

19:16
Për herë të parë një grua në krye të ”Financial Times”

”Financial Times” emëroi sot Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj, kjo është gruaja e parë në këtë pozitë në më shumë se 130 vjet histori të së përditshmes britanike konsideruar si Bibël për mijëra ekonomistë.

19:14
Partia Laburiste viktimë e një sulmi kibernetik

Partia Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike, theksoi sot se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetik të sofistikuar dhe i përmasave të mëdha në mes fushatës për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit.

19:13
Vjen lajmi që nuk pritej, sulmuesi më i mirë i Kosovës humbet dy ndeshjet e radhës

Kosova do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme të enjten në mbrëmje, në transfertën ndaj Republikës Çeke, takim që do të vendos shumë sa i përket shpresave për kualifikim të “Dardanëve” në Europianin e 2020-ës. Por përfaqësuesja kosovare duhet t’i bëjë llogaritë pa sulmuesin më të mirë të saj, Vedat Muriqi.

19:13
Shokon aktorja e njohur: Kam pirë kokainë me babanë tim

“E konsideroj veten një të droguar”, kështu rrëfen aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, tashmë në moshën 60 vjeçare, në një intervistë të gjatë dhe sinqertë për “Vanity”.

19:10
Danimarka rivendos përkohësisht kontrollin kufitar me Suedinë

Danimarka do të rivendosë përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj me Suedinë, pas një sërë krimesh të dhunshme në Kopenhagë për të cilat autoritetet daneze theksojnë se janë kryer nga autorë me origjinë suedeze.

19:09
Goditje me parametra zero për Interin, mbrojtësi i PSG-së mund të jetë afrimi i parë

Interi ka zhvilluar një fillim sezoni pothuajse perfekt në drejtimin e Antonio Contes. Në 12 javët e para të kampionatit ka realizuar 11 fitore dhe vetëm një humbje dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë të renditjes së kampionatit italian me vetëm një pikë larg nga Juventusi kryesues.

19:05
Trajneri i Andorras: Edhe ne duam të bëjmë histori, në Shqipëri për të marrë tre pikët

Në konferencën e zhvilluar në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, trajneri i Andorras paralajmëron këta të fundit që të bëjnë kujdes dhe të ruhen nga kombëtarja e këtij vendi të vogël pasi ashtu si kuqezinjtë edhe Andorra kërkon të bëj histori.

19:03
Lënia e duhanit/ Alternativat pa tym që vijnë në ndihmë

Të gjithë e kemi pyetur veten se pse duhanpirësit nuk heqin dorë lehtë nga duhani, ndonëse janë të ndërgjegjshëm që ky zakon nuk është i mirë për shëndetin e tyre.

19:01
Foto/ Makina në ish-Bllok përfshihet nga flakët

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

18:59
Princesha Haya në betejë ligjore me sundimtarin e Dubait

Princesha Haya bint al-Huseini, gruaja e sundimtarit të Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, u shfaq në një gjykatë britanike të martën për seancën e fundit në betejën ligjore të çiftit për mirëqenien e fëmijëve të tyre.

18:57
Memli Krasniqi: Sa shpejtë i doli boja Vetëvendosjes

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Vetëvendosjes, e cila ka dalë hapur në mbrojte të votave që kanë ardhur nga Serbia pas mbylljes së procesit zgjedhor.

18:55
Zhduket një person në Prishtinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 07.11.2019 është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

18:53
Google do të identifikojë faqet e ngadalta në Chrome

Gjiganti i teknologjisë Google është duke eksperimentuar me një simbol të ri që duhet të shënojë vendet me ngarkim të ngadaltë në shfletuesin Chrome.

18:39
Ford i hapur për rikthimin e Capri?

Filiali evropian i Fordit rishikoi kohët e fundit emrin Puma të përdorur në vitet 1990 për një makinë sportive të përballueshme me dy dyer – megjithëse në versionin e ri ky model është një crossover i vogël.

18:38
Lexusi i parë elektrik arrin më 22 nëntor

Një makinë prodhuese me energji elektrike do të debutojë në Kinë, pasi është një nga tregjet më të rëndësishme për Lexus.