Një në çdo nëntë restorante në Pekin është mbyllur së fundmi prej epidemisë së koronavirusit, ndërsa dhe restorantet e shtrenjta po marrin masa të jashtëzakonshme për të mbijetuar.

Në April Puffer, restoranti i specializuar në peshqit gushë-fryrë ku pjatat kushtojnë rreth 100 juan ($14), kanë nisur të përgatiten ushqime për t’u marrë me vete që kushtojnë nga 18 deri në 48 juan.

Shefat dhe kamerierët e tij që nuk mund të kryejnë më detyrat e tyre janë kthyer në shpërndarës të vakteve për klientët ose kompanitë që kanë rinisur punën pas përfundimit të festave në 17 shkurt.

Menaxheri i April Puffer, Yang Zisu thotë se nuk kanë shkurtuar nga puna asnjë prej stafit dhe as kanë ulur rrogat megjithë rënien drastike të punës.
Sipas institutit vendas të statistikave Evergrande, epidemia e virusit ka shkaktuar humbje të përjavshme prej rreth 500 miliardë juan në sektorin e restoranteve dhe të shitjeve me pakicë gjatë periudhës së pushimeve.

Restorantet e goditura më rëndë ishin ato që shërbenin në grumbullime të mëdha tradicionale, ndërsa qendrat tregtare janë lejuar të qëndrojnë hapur megjithë shkurtimin e orëve të punës. Tashmë restorantet nuk shërbejnë për grupe më të mëdha se katër njerëz.

Për t’i mbijetuar rënies së fitimeve eshte zinxhiri i njohur i restoranteve ‘Nan Men hotpot’ në Pekin, ku shërbehen tavat tradicionale të bronzit në zjarr qymyri, ka nisur shërbimin e porosive në adresë për porositë që kushtojnë më pak se 388 juan.
Në faqet e aplikacioneve të ushqimit të shpejtë Ele.me and Hema janë caktuar pika takimi për lënien e dërgesës pa u takuar. përgatitësit lënë një kartë me emrat e atyre që përgatisin ushqimin, të paketuesve dhe të dërguesit, madje dhe temperaturën trupore të tyre.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel