Tre nejrëz u vranë dhe shtatë u çuan në spital me djegie pasi akull i thatë u vendos në pishinën e një feste në Rusi, për të krijuar efektin e avullit.

Festën e organizonte blogerja e njohur vendase Ekaterina Didenko, e cila po festonte ditëlindjen e 29-të.

Bashkëshorti i saj Valentin Didenko, 32 vjeç ishte mes viktimave, pasi shkarkoi rreth 25 kg akull të thatë për të krijuar “efekt vizual dramatik” për të ftuarit e festës së mbajtur në një kompleks pishine e sauna në Moskë.

Ai vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa të ftuarit Natalia Monakova e Yuri Alferov, të dy 25 vjeç, vdiqën në vend. Raportohet se ata të tre ishin të vetmit njerëz brenda ujit të pishinës kur i lëshua akulli. Ndërsa nëna e dy fëmijëve Didenko, është opinioniste e njohur në Instagram me një milionë ndjekës në llogarinë e saj, ku rekomandon mjekime shtëpiake si farmaciste e kualifikuar.

Leshimi i akulit te thatë në ujë shkakton kalimin e akullit në gjendje avulli pa kaluar me pare ne ate të lëngshme, shkakton njëfarë shpërthimi dhe çliron sasi të mëdha dyoksid karboni.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel