Protesta e 2 marsit, Presidenca: Të gjithë ata që që kthehen nga diaspora të kontaktojnë…

29/02/2020 17:15

Teksa po afron data 2 mars, datë kjo që Presidenti Ilir Meta ka thirru një protestë kundër qeverisë, ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ku thotë se shumë shqiptarë nga jashtë vendit po vijnë për këtë tubim.

Sipas njoftimit që bën Tedi Blushi, të gjithë ata emigrantë që po kthehen në Shqipëri për protestë dhe që duan detaje rreth protokollit të protestës së 2 marsit të kontaktojnë këshilltarët dhe drejtorët e marrëdhënieve me jashtë.

Ndër të tjera Blushi shkruan se ka pasur një fluks të lartë të telefonatave të cilët kërkojnë informacion dhe tashmë në dispozicion të tyre janë vendosur numra të rinj që japin detajet rreth 2 marsit.

Postimi i plotë i Blushit: 

Për të gjithë bashkëatdhetarët që po vijnë nga SHBA??, Kanadaja??, Mbretëria e Bashkuar??, Italia??, Gjermania??, Franca??, Zvicra??, Irlanda??, Holanda??, Austria??, Belgjika??, Greqia??, Turqia?? dhe vendet e tjera, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do ketë një program të veçantë.

Për t’ju njohur me detajet e protokollit për datën  mars, ju lutemi të gjithë bashkëatdhetarëve që po vijnë nga jashtë, të kontaktojnë:

? Këshilltaren për Çështjet Sociale, znj.Brunilda Paskali
Numër celulari: +355692075961

? Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë, z.Edvin Shvarc
Numër celulari: +355692046332

Të gjithë bashkëatdhetarët, mund të na kontaktojnë edhe në adresën e email në dispozicion:

? [email protected]

Për shkak të mijrave telefonatave dhe mesazheve të mbërritura deri tani në numrat e grupit organizator të vëna në dispozicion për të gjithë shqiptarët dhe bashkëatdhetarët:

? Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

? Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

? Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Ju bëjmë me dije se tashmë, për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm në dispozicionin tuaj do të jenë edhe dy numra të rinj, të disponueshëm 24/24 orë, ku mund të na telefononi, dërgoni sms dhe të na shkruani në aplikacionet Whats App dhe Viber në çdo moment, për çdo informacion dhe ide tuajën:

? +355693435861
? +355693354269

Gjithashtu, për të gjithë shqiptarë, janë në dispocion edhe adresat e email ku mund të na kontaktoni:

? [email protected]
? [email protected]

??️JU MIRËPRESIM TË GJITHËVE MË MARS!??

??SË BASHKU NË PRANVERËN KUQEZI!??

Top Channel