Një grua është akuzuar për imoralitet pasi fëmijët e burrit e panë pa bluzë në shtëpinë e saj.

Tilli Buchanan ishte duke punuar me të shoqin Jared kur të dy kishin hequr bluzat e sipërme që të mos u ndoteshin, por aty pranë ishin dhe fëmijët e të shoqit nëntë dhe 13 vjeç.

Sipas ligjit të imoralitetit në shtetin amerikan të Utah, kjo është një shkelje e dënueshme dhe nëse shpallet fajtore emri i saj do të regjistrohet në regjistrin e shkelësve seksualë.

Ligji vendor thotë se është anti-kushtetuese që gratë të tregojnë gjoksin.

Denoncimi duket se eshtë bërë nga nëna biologjike e dy fëmijëve të Jared e cila ishte “alarmuar” kur kishte dëgjuar për incidentin.

Avokati i të akuzuarës tha: “Nëse humbasim në këtë, ajo do të regjistrohet në regjistrin e shkelësve seksualë, bashke me pedofilët dhe përdhunuesit. Është një dënim shumë i rëndë për diçka qesharake”.

Vetë Buchanan argumenton se ligji ka standarde të dyfishta në lidhje me burrat dhe gratë e zhveshura nga mesi i sipër.
“Unë isha në shtëpinë time. Burri im gjendej pranë meje i veshur po aq sa unë dhe ai nuk po ndiqet penalisht”, tha ajo, megjithse policia tha se ishte nën influencën e alkoolit kur hoqi bluzën e saj.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel