Mega operacioni që vuri në pranga analistin/ Lleshaj: Provë se Reforma në Drejtësi po sjell rezultate

28/02/2020 12:47

Ka reaguar ministri Sandër Lleshaj për super operacionin e zhvilluar nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, që vuri në pranga edhe analistin Henri Çili.

“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar”, shkruan Lleshaj në twitter.

Ministri Lleshaj në Twitter:

Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate.

Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne.

Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë ??

Top Channel