Nga strehimi te spitalet, arsimi dhe teknologjia/ Këshilli i Paqes i Trump zbulon planin për rimëkëmbjen e Gazës, 2.45 miliardë dollarë financim 23/09 18:07
Damasku e Ankaraja po akumulojnë forca të shtuara në Idlib, pas përshkallëzimeve të fundit në veriperëndim të Sirisë ndërsa raportohet se dislokimet e fundit të Ankarasë përfshijnë tanket gjermane Leopard 2A4, forca kryesore sulmuese e këmbësorisë turke.
Deri një vit më parë Ankaraja zotëronte 316 tanke Leopard 2A4s, 170 Leopard 1A4s dhe 227 Leopard 1A3s. Tiparet kryesore të modelit 2A4 janë sistemi dixhital i kontrollit të zjarrit dhe modifikimi i kullës lëvizëse me armaturë titan/tungsten.
Edhe regjimi sirian i Assad ka shtuar forcat me këmbësori të motorizuar dhe njësi artilerie. Por gjatë rrugës së tyre për në frontin e fundit ata hasin rrezikun e sulmeve nga grupet terroriste.
Top Channel