Shkodranit të dehur nuk i del inati, zihet me një person dhe i përplas makinën

28/02/2020 19:01
Foto ilustruese

SHKODER- Një person në Shkodër është arrestuar, pasi ka përplasur makinën e një personi tjetër me të cilin ishte konfliktuar më parë.

Policia bën me dije se i arrestuari është 32-vjeçari M.L. ndërsa në momentin e kësaj ngjarje ai ka qenë nën efektin e alkoolit. Nga ky aksident ai është lënduar, si dhe ka përfunduar në pranga.

Njoftimi i policisë:

Shkodër
Nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij, përplas me dashje mjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt. Arrestohet në flagrancë nga policia. Forcat policore të Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.

Top Channel