Rusia: Ushtarët e vrarë turq ishin përzier me forcat terroriste

28/02/2020 15:31

Në lidhje me sulmet ku u vranë të paktën 33 ushtarë turkë në Idlib të Sirisë, ministria ruse e mbrojtjes dha deklaratën e mëposhtme:
Më 27 shkurt 2020, formacionet e grupit terrorist Hay’at Tahrir al-Sham në zonën e armëpushimit në Idlib tentuan një operacion ofensiv ndaj pozicioneve të forcave qeveritare siriane.

Për eliminimin e kërcënimeve nga zjarri i forcave qeveritare siriane dhe i pikave të observimit të forcave turke në zonën e Idlib, qendra ruse e ndërlidhjes është në kontakt me qendrën turke të koordinimit në Idlib. Gjatë 24 orëve të fundit përfaqësuesit rusë kanë kërkuar vazhdimisht dhe kanë konfirmuar me kolegët turkë koordinatat e vendndodhjeve të njësive të forcave turke në zonat pranë luftimit me terroristët”.

Deklarata shton se sipas informacioneve të marra nuk duhet të ketë forca turke pranë zonës së Behun.

Pas marrjes së informacionit të goditjes së forcave turke nga sulmet ruse, u morën masa për armëpushim të plotë nga ushtria siriane për të lejuar evakuimin e të vrarëve e të plagosurve nga pala turke.

Njëkohësisht në zonë u vendos masa e ndalim-fluturimeve. Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres shprehu “shqetësim të thellë” për përshkallëzimin e dhunë dhe kërkoi armëpushim të menjëhershëm.

Sekretari i përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg në një deklaratë dënonte sulmet ajrore “pa diskriminim” të regjimit në Siri dhe forcave ruse, dhe nxiti ulje të tensioenve për “situatën e rrezikshme”.

Top Channel