E shtunë, 21 Dhjetor 2019
11:35
Shitet në ankand për 40 mijë euro një fuoristradë e Çausheskut

Një fuoristradë 4X4, i prodhuar në Rumani dhe që i përkiste Nicolae Çausheskut u shit sot në ankand për 40 000 euro, 30 vjet pas rrëzimit të ish-diktatorit komunist, njoftoi administrata fiskale, pa zbulur emrin e blerësit.

11:33
Edhe në vitin 2020 nuk do fillojë tatimimi i tokave bujqësore që nuk punohen

Ndonëse qytetarët e Kosovës që posedojnë toka bujqësore e nuk i punojnë ishin paralajmëruar se duke filluar nga ky vit do të detyrohen t’i paguajnë tatim shtetit, një gjë e tillë siç duket nuk do të ndodhë deri në vitin 2021. Kjo pasi Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka përgatitur bazën ligjore për të nisur së zbatuari tatimin për tokën që nuk shfrytëzohet për kultivim.

11:32
Shuhet legjenda e kinematografisë, James Bond mbetet pa “partnere”

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare aktorja e franceze Claudine Auger. Aktorja është bërë e njohur në botën e kinematografisë në rolin e saj përkrah Sean Coonery në filmin “James Bond Thunderball”, të vitit 1965.

11:23
Hipokrati/ “Çarja e aortës së barkut”

Aorta është ena arteriale më e rëndësishme në trupin e njeriut dhe ka për detyrë transportimin e gjakut nga zemra në të gjitha organet dhe sistemet e organizmit. Një nga sëmundjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të aortës është zgjerimi i pjesshëm i saj, që quhet “aneurizëm”.

11:13
Video/ “Arrest me burg” për Martin Skëndaj, kreu vrasje të dyfishtë

Gjykata e Fierit ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Martin Skëndaj. Skëndaj vrau dy ditë më parë me armë zjarri në Patos dy të rinjtë, Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.

11:02
Nis takimi i tretë i “Shengenit Ballkanik”, liderët e rajonit diskutime me dyer të mbyllura

Ka nisur takimi i liderëve të rajonit në Tiranë. Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi.

10:50
Përsëri protesta në Tiranë, aktivistët kundër takimit të “Shengenit Ballkanik”

Aktivistë të shoqërisë civile po zhvillojnë ditën e dytë të protestës pranë “kryeministrisë”, kundër ardhjes së Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Ditën e djeshme zhvilloi një protestë Lëvizja Vetëvendosje me bazë në Shqipëri, edhe parë kjo degë kishte programuar një protestë kundër minishengenit ballkanik, por tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, bëri që të anulonte tubimin e tyre.

10:42
Të rrethuar nga truproja dhe masa të forta sigurie, si u ruajtën në Durrës liderët e rajonit

Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.

10:29
Barcelona pret Alaves, Interi i “gjymtuar” ndaj Genoas

E shtuna në ekranin e Supersport do të vijë me një sërë takimesh interesante nga kampionate të ndryshme si ai italian, gjerman, francez, spanjoll e holandez, teksa gjithçka do të startojë në orën 13:00 me sfidën mes Mallorcës dhe Servillas.

10:26
Montella “në fije të perit”, dalin emrat e kandidatëve që mund ta pasojnë

Vetëm 17 pikë në 17 javë në stolin e Fiorentinës kanë hedhur pikëpyetje të forta mbi të ardhmen e Vincenzo Montellës, që mund të përballet me shkarkimin gjatë ditës së sotme.

10:09
“FAST” vihet në lëvizje, dy francezë arrestohen në Tiranë dhe Durrës

Është finalizuar operacioni i koduar “Start”, i organizuar nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim. Ky operacion u realizua në koordinim nga Interpol Tirana dhe përfundoi me kapjen në Durrës dhe Tiranë të një 33-vjeçari dhe një 26-vjeçareje, të dy shtetas francezë, të kërkuar nga drejtësia franceze.

10:02
21 vjeçari “Fast & Furious” në rrugët e Durrësit, u përpoq por nuk i shpëtoi dot policisë

Një 21 vjeçar në qytetin e Durrësit ka rënë në prangat e policisë pas një ndjekjeje të gjatë me makinë.

10:00
Po Luana ç’do këtu?

Pak orë më parë ka nisur transmetimin një spot i ri publicitar nga ALBtelecom.

09:49
Sekuestrohen 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarre, 1 person procedohet dhe 2 gjobiten

Nga strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave në të gjitha qarqet, janë ushtruar kontrolle në subjekte për fishekzjarre dhe si rezultat janë kontrolluar gjithsej 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar lëndë piroteknike. 4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese janë sekuestruar.

09:45
Rrugë të gërryera dhe ura të shembura, pamjet që vijnë nga Peruja janë rrëqethëse

Moti i keq që ka prekur Perunë për rreth 12 orë rresht është bërë shkaktar për shembjen e një ure, në të cilën ndodheshin disa persona mbi të, por fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

09:38
Detaje të reja/ Kamerat në Vlorë filmuan autorin, hodhi eksplozivin te makina e prokurorit

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi, mëngjesin e sotëm. Në një lidhje direkte me Top News, gazetari Mikel Marsi raportoi se një kamer sigurie e vendosur pranë vendit të ngjarjes ka filmuar autorin.

09:30
Në banesë vetëm dy të moshuara, grabitësit hyjnë dhe marrin paratë

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat në Bashkinë Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

09:05
Durrës/ Rama, Zaev, Vuçiç dhe Gjukanoviç mbërrijnë te kompleksi “Jedas”, zona rrethohet nga forca të shumta policore

Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë mbërritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç. Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

08:50
Takimi trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi, kërkohet thellimi i bashkëpunimit në objektivat strategjikë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Zadar, Kroaci, ku u zhvillua takimi trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi.

08:39
Vazhdojnë reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

08:29
Tritol makinës së prokurorit, Albert Kuliçi ka hetuar ngjarjet më të bujshme në Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e Albert Kuliçit, zv/drejtues në Prokurorinë e Vlorës. Hetimet e autoriteteve për këtë ngjarje sapo kanë nisur, ndërkohë që puna e Kuliçit si prokuror pritet të jetë pista kryesore ku do të përqëndrohen hetimet.

07:57
Foto/ Shpërthim me tritol në automjetin e prokurorit të Vlorës

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip Golf Plus në Vlorë.

06:58
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës

Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda. Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

06:39
Përse duhet të pini ujë me kripë çdo ditë, doza ditore që ju duhet

A keni dëgjuar ndonjëherë për Ujin e Diellit? Bëhet fjalë për ujë me kripë natyrale, jo kripën e përpunuar të tavolinës, që e mbështet organizmin me mineralet e bollshme të kripës natyrale të papërpunuar dhe ujin hidratues. Përfitimet e këtij uji që mund ta bëni lehtë në shtëpi janë të mëdha për të gjithë organizmin.

06:20
Punë në Gjermani/ Ja çfarë kushtesh duhet të plotësoni

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer ka dhënë disa shpjegime mbi ligjin e ri për fuqinë punëtore të kualifikuar që pranohet ne vend.

06:04
Problemet me tretjen shkaktojnë stres dhe depresion, ja cila është kura natyrale

Shtimi i rasteve të njerëzve të sëmurë nga stomaku dhe nëjkohësisht nga depresioni ka shtyrë shkencëtarët të vëzhgojnë me kujdes për një lidhje mes trurit dhe stomakut. Studime të shumta shkencore kanë vënë re se njerëzit që vuajnë nga depresioni, preken më shumë nga konstipacioni, diarea e probleme të tjera.

05:36
Do të prezantohet me 27 dhjetor, makina e parë e elektrike e Turqisë

Në 27 dhjetor, Turqia planifikon të bëjë prezantimin e prototipit të makinës së parë elektrike vendase. “ Themi ta paraqesim të premten tjetër, në Gebze”, është shprehur presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Malajzi, ku ai udhëtoi për të marrë pjesë në një samit të vendeve muslimane

04:06
Dokumenti i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë/ Bien mitet për zgjerimin në BE

Shumica e qytetarëve të BE-së janë kundër zgjerimit, vetoja franceze ishte pasojë e mungesës së progresit, vendet kandidate nuk mund të avansojnë të vetme – këto janë disa nga dhjetë mitet që anëtarët e Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG) përpiqen të rrëzojnë në dokumentin e tyre non-paper mbi zgjerimin e BE-së.

03:08
S’ka marrëveshje në Prishtinë, çështja e presidentit vijon ti ndajë Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe takimi i sotëm mes kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Çështja që vazhdon të bllokojë arritjen e një ujdie e cila t`i hapë rrugën më në fund formimit të qeverisë, mbetet sërish karrigia e presidentit.

02:07
Presidenti Trump në qendër të debatit të kandidatëve demokrat

Shtatë kandidatët kryesor demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, u përfshinë në një debat të nxehtë të enjten mbrëma, duke e cilësuar presidentin Donald Trump, si udhëheqësin më të korruptuar në historinë e vendit.

01:37
Partizani fiton derbin e basketbollit, tension me tifozët

Partizani ka fituar derbin e fundit të vitit 2019 me Tiranën në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, për shkak të problmeve me tabelën e pikëzimit në Farie Hoti, gjithçka u mbyll në favor të të kuqve që e udhhoqën takimin thuajse gjatë gjithë kohës.

01:02
Vuçiç pritet me protesta, Vetëvendosja kundër presidentit serb dhe samitit të Minishengenit

Në Tiranë kanë mbërritur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Për më shumë se dy orë ata janë takuar me kryeminsitrin Edi Rama për të dikutuar çështjet të cilat do të jenë pjesë e samitit të trete për shengenin ballkanik.

00:43
De Laurentiis përgatit dhuratat për Gattuson, gati Torreira dhe një mbrojtës

Pasi i besoi drejtimin e skuadrës rreth 10 ditë më parë, Aurelio De Laurentiis po përgatitet të kënaqë trajnerin Gattuso me 2-3 emra interesantë në merkaton e janarit, për të synuar zonën Champions në Serinë A dhe avancimin sa më shumë në Champions.

E premte, 20 Dhjetor 2019
23:38
Roma mposht bindshëm Fiorentinën, Montella mund të mos “hajë panetone”

Roma mori një tjetër 3-pikësh, këtë herë në transfertën e vështirë të “Artemio Franchit”, ku ia doli të mposhtë Fiorentinën me rezultatin e thellë 1-4 dhe të konsolidojë pozitat në zonën Champions.

22:59
Tiranë/ Aksidenton për vdekje 73-vjeçarin, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka aksidentuar për vdekje një 73-vjeçar.

22:56
Trump cakton një ditë pushimi më shumë për Krishtlindje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër që do t’i gëzojë të gjithë.

22:34
VIDEO/ Golat e parë të shënuar me kombëtaret nga futbollistët e njohur, Ronladinjo është thjesht magjik

Kjo javë në futboll do të jetë e fundit në disa kampionate sa i përket këtij viti me skuadrat që marrin pushimet dimërore dhe rikthehen në janar.

22:26
Mancini: Italia synon triumfin në kampionatin Europian 2020

Italia mbylli në mënyrë perfekte fushatën e eliminatoreve të Europianit 2020, duke fituar të 10 takimet në grup dhe duke grumbulluar të 30 pikët e mundshme, ndërsa trajneri Roberto Mancini pati luksin të provojë më shumë se 30 futbollistë.

22:15
Zaev pas takimit me Ramën dhe Vuçiç: Solidariteti tregoi atë që mund të bëjmë nëse punojmë bashkë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas takimit në Tiranë me kreun e qeverisë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

21:56
E humbur prej 20 vitesh, del në skenë “mburoja e Garibaldit”

E zhdukur prej 20 vjetësh, skulptura e famshme, e njohur si “mburoja e Garibaldit” ka dalë në dritë në një shtëpi të Romës atëherë kur nuk e priste askush. Policia e gjeti në banesën e një arkitekti.

21:51
Twitter-i fshin rreth 6 mijë llogari saudite

Rrjeti social Twitter ka identifikuar dhe hequr rreth 6 mijë llogari që thotë se ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar nga agjenci dhe individë që përfaqësojnë qeverinë saudite në funksion të zgjerimit të interesave të tyre gjeopolitike.

21:25
Konflikti për emërimet në Kushtetuese drejt Komisionit të Venecias

Në Shqipëri, konflikti mes presidentit Ilir Meta dhe parlamentit për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pritet të përfundojë sërish në tryezën e Komisionit të Venecias.

21:23
Matic “i shkel syrin” Contes: Është unik, nga më të mirët në botë

Nemanja Matic nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United, pasi është në vitin e fundit të kontratës dhe ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që në shumicën e rasteve e dërgon në tribunë.

20:53
Basketboll/ Partizani mposht Tiranën në derbi, tifozët përplasen me policinë

Partizani ka fituar në derbin kundër Tiranës në Basketboll. Në fund të takimit pati tensione  nga tifozeria vendase, ku u përplasën me policinë.

20:52
Meta takon djalin e Sorosit: I fola për përpjekjet e qeverisë për kapjen e drejtësisë

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.

20:42
Nikollarë/ 6 nxënës 4 muaj pa shkollë, Fiksi zgjidh problemin

Gjashtë fëmijë të familjes Ibro nga fshati Nikollarë i Bashkisë Çorovodë prej fillimit shkollor nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë, arsyeja se mësuesi në këtë zonë është në mungesë.

20:28
Karakteristika më seksi të disa shenjave të horoskopit

Yjet dhe hapësira qiellore mund të thotë shumë për karakterin dhe pamjen tuaj fizike dhe kur flasim për yjet dhe hapësirën mendja na shkon menjëherë tek horoskopi. Është një traditë shumëvjeçare tashmë të besuarit rreth sinjaleve që na dërgohen nga qielli, flitet për punën, dashurinë, trishtimin, paratë, të ardhmen por rrallë herë flitet për pamjen fizike dhe për formësimin e karakterit, për shenjat që i kanë më dominante dhe reflektuese këto tipare.

20:10
Vuçiç pritet me protesta/ Vetëvendosja kundër presidentit serb dhe samitit të Minishengenit

Kryeministri Edi Rama priti Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologun e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për samitin e minishengenit.

20:07
Më të mirët e 10 viteve të fundit nga “Usa Today”, LeBron është “Mbreti”, Messi e Ronaldo…-

Futbolli nuk është sporti më i preferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më shumë të apasionuar ka basketbolli, futbolli amerikan, tenisi… E kjo kuptohet edhe nga renditja e 50 sportistëve më të mirë të 10 viteve të fundit, e përpiluar nga një staf i ngushtë prej 35 personash i “USA Today”.

20:04
Conte: Me Genoan ndeshja më e rëndësishme, ta mbyllim vitin në krye

Interi do të luajë ndeshjen e fundit për vitin 2019 nesër në orën 18:00 në “San Siro” përballë skuadrës së Genoas, ndërsa trajneri Conte u ka bërë thirrje të tijve të japin maksimumin për ta mbyllur vitin në vendin e parë të renditjes.

19:55
Bigët e Europës/ Të gjithë të ‘çmendur’ pas Muriqit

Sytë e ekipeve më me zë në evropë janë drejtuar nga bomberi “dardan”, Vedat Muriqi. Sulmuesi i ka surprizuar të gjithë këtë sezon me paraqitjet e tij me fanellën e Fenerbahçe, duke shënuar 9 gola në 13 ndeshjet e luajtura deri më tani në kampionat. Ai rënditet në mesin e më të mirëve të tabelën e golashënuesve në kampionatin turk.

19:54
Ekskluzive/ Çudit Pannuci, kërkon 54 mijë euro. Do bonuset e fitoreve dhe barazimeve të arritura nga skuadra nën drejtimin e Rejas

Kërkesat e Kristian Panucit ndaj Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të futbollit nuk kanë fund. Prej pak ditësh ish-trajneri i kombëtares ka paraqitur një kërkesë tjetër të çuditshme, duke kërkuar bonuset e fitoreve apo barazimeve të arritura nga skuadra jonë përfaqësuese nën drejtimin e trajnerit Edi Reja.

19:48
Makina e parë elektrike vendase/ Turqia: Arritje e rëndësishme për ne

Në 27 dhjetor, Turqia planifikon të bëjë prezantimin e prototipit të makinës së parë elektrike vendase.

19:42
Fshati i varfër ku të gjithë u bënë milionerë brenda ditës, përveç njërit

Një fshat i harruar dhe i mbytur me borxhe, i braktisur nga të rinjtë dhe me vetëm 240 banorë në moshë të thyer, ende me shtëpi guri e me rrugica të vjetra, pa t’i bëhen të gjithë banorët të pasur brenda natës. Pothuajse të gjithë.

19:41
Shyhrete Behluli vë me shpatulla pas murit të bijën: Kur do martohesh se…

Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për familjen e saj të madhe, në veçanti marrëdhënien me të ëmën.

19:36
Artisti misterioz që kthen makthet në piktura

Shumica e artistëve, po të kontaktoheshin nga mediat, do të përfitonin menjëherë nga rasti që të ekspozonin veprat e tyre para një publiku më të gjerë. Por jo në këtë rast.

19:13
Shemben konviktet/ Kamëz, u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit

Ka shkuar në tre numri i godinave të shembura me shpërthim të kontrolluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ndërkaq shtatë godinat e tjera, janë shembur dhe po shemben me mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

18:57
Portokalli/ Aktorët që kishin vite larg rikthehen në të ëmblën shtëpi të humorit. Ja 15 emrat

Ashtu siç është bërë zakon prej 16 vitesh nata e ndërrimit të viteve në ekranin e Top Channel do të kalohet me humorin që ofron program me i dashur për të gjithë shqiptarët, Portokalli.

18:54
Rritja e nivelit të deteve/ Ja ishujt e famshëm që do zhduken në të ardhmen e afërme

Në të gjithë botën, janë shumë ishuj që ngadalë por po zhyten.

18:42
Politika përshëndet SPAK-un. Qafoku në Top Talk: kjo është hipokrizi ata duhet të heshtnin

Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar gazetari Roland Qafoku. Në studio u fol për krijimin e “SPAK”, funksionet që ajo do të kryej dhe a janë kushtet e duhura që kjo strukturë e re të vendosi drejtësinë në vend.

18:30
Iluzion optik? Fotot që duhet t’i shihni dy herë

Gjëra interesante na presin kudo. Ndonjëherë ju vetëm duhet të shikoni më nga afër dhe të përdorni imagjinatën tuaj.

18:24
Mali i Zi do të vendosë ushtrinë në kufij për të kontrolluar migrantët

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufijtë e tij, në përgjigje të migrantëve që kalojnë përmes këtij vendi, për të arritur në Bashkimin Evropian.

18:24
7 milion dollarë në ‘flakë’, pamje nga djegia e jahtit të Marc Anthony

Jahti i këngëtarit Marc Anthony është përfshirë nga flakët në Miami. Sipas medieve amerikane, jahti ka qenë në flakë për më shumë se dy orë para se zjarrfikëset të ndërhynin për të shuar flakët.

18:08
Qafoku në Top Talk: Serbia ka patur një plan 20 milion dollarësh për shkatërrimin e fabrikave dhe uzinave në Shqipëri. SPAK mund ta hetojë

Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar gazetari Roland Qafoku. Temë dite në studio ishte krijimi i SPAK dhe masat që priten të ndërmerren pas krijimit të kësaj strukture.

18:05
Komisioni Evropian: Paketa anti-shpifje nuk pasqyroi rekomandimet e Këshillit të Evropës

Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.

17:55
Katrahura në institucione, Izet Haxhia nuk merr dot pjesë në varrimin e nënës

Avokati i Izet Haxhisë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se për shkak të katrahurës në institucione Izet Haxhia nuk ka mundur që të marrë pjesë në varrimin e mamasë së tij.

17:37
“Afrohu atdheut jo Vuçiçit. Kombi digjet qeveritë krihen”/ Çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

17:30
Njoftim i rëndësishëm nga Durrësi: Do përkeqësohet moti në ditët në vazhdim

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se moti në ditët në vijim do të përkeqësohet dhe se subjektet detare duhet të marrin masa për sigurimin e mjeteve lundruese.

17:23
Festimet para Krishtlindjeve “tërbojnë” të rinjtë e klubeve në Britani

“E enjtja e etjes”, kështu është quajtur nata e mbrëmshme nëpër rrugët e Britanisë, të cilat janë mbushur plot me persona që kanë festuar ditët e fundit para festave të Krishtlindjeve me kolegët e miqtë.

17:22
Mjekët izraelitë zhvillojnë një metodë revolucionare për kancerin e gjëndrave tiroide

Mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Hadassah – Spitali Hadassah në Izrael kanë zhvilluar një metodë të re “revolucionare” që identifikon kancerin e gjëndrave tiroide me një saktësi prej 94%.

17:21
Rama pret me përqafime Vuçiç e Zaev/ VV jashtë proteston

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

17:12
Votohet edhe në parlament, Brexit më 31 janar

Ligjvënësit britanikë mbështetën planin e Boris Johnsonit për shkëputjen nga BE-ja, duke treguar kështu se sagës tre vjeçare të shkëputjes se britanisë nga blloku europian, po i vjen fundi.

17:11
Përfundon takimi Kurti-Mustafa

Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

17:05
Takimi i “mini-shengenit ballkanik”/ Vuçiç dhe Zaev mbërrijnë Tiranë

Ditën e sotme dhe të nesërme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

17:01
Partizani-Vllaznia, bileta me çmime të ulëta në “Selman Stërmasi”

Partizani i rikthehet “Selman Stërmasit” për ndeshjen e radhës shtëpiake, që do të zhvillojë këtë të diel me Vllaznisë. Kujtojmë që në sfidën e fundit si pritës, derbin e kryeqytetit me Tiranën, ekipi kampion në fuqi i Superiore e zhvilloi në “Air Albania”.

16:59
Zaev: Emri i kryeministrit teknik, të premten e ardhshme

Të premten e ardhshme do të dihet emri i kryeministrit teknik. Kryeministri në largim, Zoran Zaev thotë se brenda partisë është duke u debatuar hollësisht. Këshilli Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së duhet të vendos edhe për emrin i cili do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

16:56
Kur trupat amerikane hynë në Panama

Rreth 20 mijë trupa amerikane hynë në Panama për të rrëzuar drejtuesin e vendit e për ta marrë në Majemi që të përballej me akuzat për trafik droge.

16:46
Veliaj për administratorët e pallateve: 30 janari afati i fundit për depozitat, procedurat që duhet të ndiqni me banorët

30 janari është afati i fundit brenda të cilit inxhinierët e liçencuar, në bashkëpunim me asambletë e bashkëpronarëve, banorët dhe administratorët, duhet të vendosin se cilët janë pallatet që nuk mund të mbajnë depozita uji në tarracat e tyre, për shkak se rrezikojnë shembjen. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me administratorët e zgjedhur të pallateve, të cilëve u la porosi të angazhohen në procesin e heqjes së depozitave nga pallatet ku rrezikohet jeta e banorëve.

16:43
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, katër shtete të prekura

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter ka goditur ditën e sotme Afganistanin.

16:42
100 më të mirët e topit, Messi, mbi të gjithë të tjerët, ja lista dhe fotot

Me një listë prestigjioze prej 239 personazhesh nga 63 vende të botës, gazeta britanike The Guardian ka zgjedhur edhe futbollistë më të mirë të viti.

16:36
Dvorani/ Meta risjell spotin “përvëlues” anglisht, që të dëgjojnë ndërkombëtarët

Presidenti Ilir Meta pas publikimit nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi të spotit të dytë “përvëlues për kreun e KED-së, Ardian Dvorani, e ka risjellë atë, por në versionin anglisht.

16:30
Lagjja e pasanikëve nis të preferohet nga kartelet, milionerët marrin masa

Hamptons është një zonë pasanikësh në Long Island të Nju Jorkut, kryesisht me vila pushimi për milionerë.

16:12
Çfarë ka ndryshuar me ligjin e ri të punësimit në Gjermani? Zyrtari gjerman tregon dallimin

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për DW dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe Rregullores së mëparshme për Ballkanin Perëndimor.

16:06
Kamëz/ Bllokohet hyrja për në Tiranë, makinat më shumë se 1 orë në trafik

Trafiku i rënduar ka bllokuar qytetin e Kamzës dhe hyrjen për në Tiranë. Në një gjatësi rruge jo të madhe, shoferët kanë qëndruar për më shumë se një orë në trafik, raporton gazetari i Top Channel, Andi Bora.

16:02
“Për me u ndje mirë”, Vlashent Sata dhe Elina Duni, bashkë për bamirësi

“Për me u ndje mirë”, është koncerti që do të realizohet në datën 21 dhjetor tek katedralja ortodokse në mbështetje të kauzës së personave me aftësi të kufizuara. Koncerti do të ketë kryefjalë artistët Vlashent Sata dhe Elina Duni.

15:55
Arrihet marrëveshja mes klubeve, Rrahmani do t’i bashkohet Napolit?

Amir Rrahmani pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i Veronës ka shkëlqyer në Serie A këto gjashtë muajt e para që pas transferimit nga Dinamo Zagreb.

15:52
Deklarata pas takimit Mustafa-Kurti

Një takim i ri ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës po të ndodh i shoqëruar nga zyrtarë tjerë partiakë.

Burime të Telegrafit brenda këtyre dy subjekteve bëjnë me dije se tashmë liderët e dy partive janë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet takimi.

15:51
Zyrtare: Arteta, trajner i ri i Arsenalit

Ka marrë fund saga për trajnerin e ri të Arsenalit.

15:47
RENEA aksion në Shkodër, synohen personat me rekorde kriminale

Në Shkodër kanë nisur kontrollet nga forcat RENEA që kanë mbërritur në qytet që prej orëve të para të mëngjesit.

15:43
Trump sfidon demokratët, kërkon hetim të menjëhershëm në Senat

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar hetim të menjëhershëm në Senat në një kohë kur demokratët dhe republikanët janë të ndarë për sa i takon kohës kur procesi do të fillojë.

15:33
Tërmeti/ 2.000 pasgoditje, sizmiologët: Lajm i mirë, sepse po çlirohet energjia

Sizmologet sugjerojnë qytetartët të mos panikohen nga lëkundjet e tokës që po ndodhin për gati një muaj, pasi janë normale. Edhe pse tërmeti i regjistruar një ditë në parën, në orën 17.03, ishte me magnitutë 4.3 sipas shkallës righter dhe u ndie shumë, për sizmiologët nuk është shqetësuese.

15:21
Aeroporti i Vlorës/ Garanci nga qeveria, nëse nuk arkëton 140 mln euro në 10 vite, do kompesohet

Riskun më të madh për aeroportin e Vlorës do ta mbajë buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve. Qeveria ka marrë përsipër t’i garantojë kompanisë koncesionare rreth 140 milionë euro të ardhura të sigurta në 10 vitet e para nga trafiku i pasagjerëve dhe buxheti i shtetit.

15:18
Dhjetëvjeçari i grave protestuese

Ky dhjetëvjeçar që po mbyllet ka parë mjaft gra nga e gjithë bota të angazhohen edhe më shumë në çështje sociale.

15:02
Kaloi vetting-un, ankimohet vendimi për Besim Hajdarmatajn

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Besim Hajdarmataj, prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

14:52
‘Elsa’ mbërthen Evropën. Erë e fortë, shi dhe përmbytje

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, e quajtur Elsa është përplasur mbi disa pjesë të evropës duke i marrë jetën katër personave në spanjë dhe portugali dhe duke shkaktuar probleme të shumta në francë dhe britaninë e madhe po ashtu.

14:50
Artistët londinezë satirizojnë botën moderne

John Holcroft është një karikaturist nga Anglia, i cili krijon art të thjeshtë, të bazuar në stilin e viteve 50, për të trajtuar çështje serioze të jetës moderne.

14:45
“Operacioni Kutia”/ Shpërndahen lodra, veshje dhe libra për fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit

Qindra fëmijë të çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës iu bashkuan këtë javë “Operacionit Kutia”, duke ndarë jo vetëm lodrat, por edhe veshjet dhe librat e tyre me bashkëmoshatarët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:45
Senati jep “OK”, Yuri Kim së shpejti në Tiranë si ambasadore

Yuri Kim, ka marrë edhe aprovimin e fundit për të qenë ambasadore e SHBA në Shqipëri. Senati amerikan, në takimin e fundit për këtë vit, ka konfirmuar diplomaten Kim si ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë. Ajo u emërua nga presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti.

14:39
Video/ Shemben godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Janë shembur edhe dy godina të tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Dy godinat në Universitetin Bujqësor u shemben me një sasi të konsiderueshme eksplozivi.

14:26
Gjermania jep grantin 4 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit

Qeveria gjermane do të mbështesë rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, me një grant prej 4 milionë euro.