Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 12428, që do të thotë janë 837 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 4053 duke e çuar në 66889 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19259 dhe 5607 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 40663.

Ditën e djeshme numri i viktimave ishte 812 ku sot rezulton të jetë rritur me 25 humbje jete më shumë.

FOTO GALERI
1/40

Top Channel