Në këto cikle në studiot e artistëve kemi zbuluar mënyrën e krijimtarisë së tyre gjatë karantinës.

Na bëri përshtypje që piktori Buron Kaceli pjesë e grupit të piktorëve të peisazhit, këtë periudhë që nuk kanë mundësi të jenë në natyrë ka filluar një iniciative. Të gjithë grupi i “plain air” të bëjë një pikturë nga dritarja e shtëpisë. Dhe e gjitha kjo të pasqyrohet në një ekspozite online në Facebook apo rrjete të tjera sociale.

Z. Kaceli ka shpjeguar se si është kjo periudhe karantine për të.

“Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Një kohë e pajetuar më parë, por edhe një kohë e mirë për çdo krijues. Unë kaloj shumë kohë duke pikturuar.

Piktura që ai ka bërë gjatë kësaj periudhe është një vajzë me duart nga qielli ndërsa ka poshtë saj një qytet të shkretë.

“E kam nisur si fillim si një pikture kushtuar dhunës ndaj grave. Por në kohën e koronës isha duke e punuar dhe ajo mori këtë drejtim. Ne asnjëherë nuk e dimë se si një pikturë do të përfundojë. Këto kohë i jam kthyer edhe motiveve të mia të vjetra.”

“I jam kthyer motiveve të rinisë sime. Kjo është një kohë që në reflektojmë, lexojmë, e prandaj është një kohë që i kthehemi të shkuarës. …

Unë jam pjesë e piktorëve të “plain air” dhe ishte idea ime që të bëjmë një pikturë duke vështruar nga dritarja e shtëpisë sime dhe në këtë mënyrë me pas t’i ekspozojmë në Facebook, megjithëse ne tani nuk kemi mundësi të dalim në natyrë.”

Më pas piktori ka treguar edhe cili është frymëzimi i këtyre ditëve?

“Këtyre ditëve i jam kthyer vëllimeve historike. Është një mënyrë e mirë sepse ne kemi kohë. Koha për krijuesit është shumë e rëndësishme. Kam pikturuar dhe kam arritur të jem të merrem me sistemimin e studios sime.”

Top Channel