Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar pas rikthimit në Shqipëri nga Italia.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë të Koronavirusit, por ka respektuar rregullat e vetëkarantinimit pas vizitës që zhvilloi para pak ditësh ku shoqëroi 30 mjekët që shkuan në Itali dhe u riatdhesuan disa të tjerë.

Që nga dita e kthimit nga Italia mësohet se nuk ka lëvizur nga banesa e tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel