VV-ja e dërgon Thaçin në Kushtetuese, Nagavci thotë se s’ka qeveri pa fituesi ne zgjedhjeve

31/03/2020 17:06
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherë anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim të vendimit qeveritar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherë anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se presidenti me veprimin e tij ka bërë shkelje të aktit më të lartë juridik.

“Nuk është hera e parë pra që Presidenti nxit dhe vepron në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe normat ligjore. Këtë herë ai kreu shkelje serioze të aktit më të lartë, Kushtetutës së vendit duke bërë thirrje për moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të adresojmë sh keljet e Presidentit të Republikës veçanërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë dhe kur Qeveria e vendit është duke bërë çmos që të parandalojë përhapjen e COVID-19”, tha ajo.

E pyetur nëse Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit për takim rreth gjetjes së një zgjidhje për formimi ne qeverisë së ardhshme, Nagavci tha se tani nuk është koha e takimeve, por koha e respektimit të vendimeve të Qeverisë rreth mbrojtjes nga koronavirusi.

“Tani nuk është koha e takimeve, është koha që ne të jemi maksimalisht të fokusuar në respektimin e vendimeve të vendimeve të qeverisë në detyrë dhe në respektimin e udhëzimeve të ekspertëve shëndetësorë, duke ruajtur distancën dhe duke u kujdesur maksimalisht për shëndetin publik. Kjo do të thotë që Presidenti i vendit ka obligim të respektojë Kushtetutën e cila përcakton sakt ë me nenin 82 që në rastet e tilla duhet të shpërndahet kuvendi dhe për më tepër tani kemi dy raste që kanë ndodhur në vitin 2010 dhe 2018. Kështu që në këto ditë është rëndësishme që qeveira në detyrë të vazhdojë punën ashtu siç është duke punuar në menaxhimin e situatës me pandemi. Ndërsa presidenti kur do që të krijohen kushtet të shpall zgjedhje të reja”, tha ajo.

Madje Nagavci tha se nuk mund të ketë asnjë qeveri në të cilën nuk është e përfshirë partia fituese e zgjedhjeve, që në këtë rast është VV-ja.

“Plani i VV-së është që fokusohemi maksimalisht në luftimin e pandemisë dhe me kujdesin e shëndetit publik, Por edhe një gjë është e qartë se nuk mund të ketë asnjë qeveri pa fituesin e zgjedhjeve”, tha ajo.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën q ë të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë luftimi kundër COVID-19.

Top Channel