Prekëse/ Momenti emocionues kur një çift të moshuarish takohen pas katër muajsh

31/03/2020 21:24

Vitet kalojnë por dashuria mes disa personave forcohet gjithnjë e më shumë. Këtë ndjenjë njerëzore, e transmetojnë më së miri një çift i moshuar, në Britani, të cilët kishin rreth katër muaj pa u parë.

Në videon e bërë virale, shikohet e moshuara e quajtur Elsie, e cila është në pritje të bashkëshorti të saj Jack. Ky i fundit, i rënduar nga vitet e tepërta mbi supe dhe sëmundja, duket sikur nuk e njeh më të dashurën e tij.

Por, Elsie, shihet e përlotur teksa i përgjërohet Jack për të reaguar. Kur e kuptoi që i moshuari e kishte të pamundur t’i përgjigjej, ajo i dhuron një puthje të lehtë në ballë.

Top Channel