Shtyhet leja e qëndrimit për emigrantët në Greqi, për 5 muajt e ardhshëm

31/03/2020 16:06

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lejeve të qëndrimit për emigrantët për 5 muajt e ardhshëm. Afatet e shtyrjes janë nga periudha 15 mars deri në 15 tetor të këtij viti.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Emigracionit, sot është publikuar në fletoren zyrtare ky vendim, për të gjithë emigrantët të cilëve për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Emigracionit thuhet se gjatë ditëve në vijim do të publikohen qarkoret sqaruese duke siguruar mijëra emigrantë se nuk do të ketë asnjë problem me rinovimin e lejeve të qëndrimit në vend.

Njoftimi për shtyp i Ministrisë së Emigracionit

Top Channel