Kërkesa kryesore e autoriteteve dhe mjekëve është që të mbahen të izoluar dhe pa kontakte fizike më të tjerët personat e moshuar sepse koronavirusi është i rrezikshëm për ta. Ne në Top Channel këto ditë kemi treguar historinë e shumë personave që jetojnë të mbyllur, histori të gjyshërve që nuk takojnë dot nipat e mbesat dhe prindër që nuk takojnë dot fëmijët e tyre.

Unë ndodhem sot në Gjinar për të treguar historinë time. Që kur koronavirusi është shfaqur nuk kam mundur të takoj dot nënë, ajo jeton e izoluar dhe e vetme në këtë fshat të largët. Kemi bërë këtë zgjedhje për ta mbrojtur sepse në këto kohë edhe një përqafim është i rrezikshëm

Unë dhe kolegët e mi gazetarë në Top Channel kemi një detyrë të informojmë publikun dhe puna në terren nga ekspozon, ndërsa im vëlla ka një detyrë edhe më të rëndësishme, ai është infermier i urgjencës mjekësore në Elbasan, duhet të ndihmojë të prekurit me CoVid=19.

“Në këto kohë dashurinë që kemi për familjarët tanë duhet ta tregojmë duke i qëndruar sa më larg që nesër kur kjo e keqe të kalojë të mblidhemi sërish bashkë në familje. Prindërit të jenë sërish me fëmijët dhe gjyshet me nipat dhe mbesat.

Për Top Channel nga Gjinari, Rudina Muça

Top Channel