Fond emergjence 80 mln lekë, Bashkia e Lezhës: Taksat dhe tarifat shtyhen deri në 30 qershor

31/03/2020 20:13

LEZHË- Bashkia e qytetit të Lezhës ka miratuar sot paketën ekonomike, ku përfshihet një fond emergjence prej 80 milionë lekësh të reja.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo bashki thuhet se është vendosur nga Këshilli Bashkiak për të shtyjë taksat e tarifat vendore deri më 30 qershor.

Ndër të tjera, do të falen tarifat e shërbimeve publike për kategoritë në nevojë. Këto propozime të Bashkisë u miratuan nga Këshilli Bashkiak, në një mbledhjen të jashtzakoshme e cila u zhvillua online si masë mbrojtëse dhe zbatim i rregullave për mbrojtjen nga koronavirusi.

Njoftimi i Bashkisë:

Keshilli bashkiak i Lezhes ka marre disa vendime te rendesishme gjate dites se sotme si:

1.Rritjen e Fondit te Emergjencave me 80 milion lek te reja.

2.Shtyrjen e pagesave deri me 30 qershor 2020 dhe faljen e tarifes se sherbimit per gjithe periudhen e COVID-19.

Keto propozime te Bashkise u miratuan nga Keshilli Bashkiak, ne nje mbledhjen te jashtezakoshme e cila u zhvillua online si mase mbrojtëse dhe zbatim i rregullave per mbrojtjen nga koronavirusi.

Top Channel