Janë ndarë tashmë prej disa muajsh, pas katër vitesh dashuri intensive dhe lindjen e një vajze të bukur. Pasi janë shëruar plagët dhe është rigjetur ekuilibri, duket se për Irina Shayk dhe Bradley Cooper ka ardhur momenti për të ndërruar kapitull.

Ndërsa modelja ruse është parë me playboy-n e njohur Vito Schnabel, aktori duket se ka humbur mendjen pas koleges së tij, Katie Holmes.

Irina dhe Vito janë kapur nga paparacët në nju jork ndërsa bënin shëtitje bashkë. Schnabel është një nga tregtarët më të njohur të artit në botë. Fama e tij shkon përtej atij të një koleksionisti kryeveprash: në botën e spektaklit ai është i famshëm sepse ka mundur të pushtojë zemrat e disa prej femrave më të bukura të planetit.

Ndër ishet e tij janë heidi Klum, Demi Moore dhe Amber Heard. Por ndërsa Shayk ka rifilluar jetën, edhe Cooper nuk mbetet prapa. Edhe ai duket se është në shoqëri të mirë. Sipas të përjavshmes Gente, ajo që po e bën zemrën e tij të rrahë fort, është Katie Holmes. Ajo sapo ka dalë nga një histori me Jamie Foxx, e mbajtur e fshehtë për vite dhe e përfunduar papritur pak pas zyrtarizimit. Ndërsa pas shpine ka edhe një martesë me Tom Cruise, me të cilin ka edhe një vajzë, Surin, tashmë 13 vjecare.

Top Channel