Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme bëri me dije se në Klinikën e Infektologjisë ndodhen të shtruar 54 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 20 të tjerë marrin frymë artificialisht dhe janë me maskë oksigjeni.

Pjesa tjetër e pacientëve është në gjendje stabile. Ministri Filpçe bëri me dije se nga fillimi i pandemisë deri më tani janë kryer 3 518 teste dhe prej këtyre kanë dalë pozitiv 392 raste.

Ndërsa shpjegoi edhe situatën e krijuar nëpër spitalet e vendit, konfirmoi edhe mbylljen e Klinikës së për Rehabilitim në Kozle dhe se pacientët që janë aty janë transferuar te Spitali 8 Shtatori.

Po ashtu, Filipçe tha se po kryen testime edhe në terren dhe po merren brise edhe nëpër banesat e personave që nuk lëvizin dot, sidomos të të moshuarve në mënyrë që mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, ministi Filipçe tha se ka filluar punë edhe pika e Çairit për marrjen e testeve, ndërsa kapaciteti i pikave të testimeve janë dyfishuar deri trefishuar.

Ministri i Shëndetësisë tha se gjendja në Kumanovë është nën kontroll, edh pse ka pasur 19 raste brenda një dite. Ai tha se po punohet në mënyrë intensive në qytetin e Kumanovës dhe po merren shumë materiale testimi për dedektimin e personave të tjerë të prekur me virusin.

Deri tash në Maqedoni kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi.

Top Channel