E mërkurë, 01 Prill 2020
15:25
Napoli, banorët varin shporta me ushqim për të varfrit gjatë krizës së koronavirusit

Rezidentët në Napoli kanë nisur të varin shporta me ushqim nga ballkonet e tyre për njerëzit më të pafat, gjatë bllokadës së koronavirusit.

15:25
Varfëria me e keqe se Covid-19/ Izolimi ka futur në vështirësi më të varfërit

Një familje prej 4 anëtarësh në fshatin Grykë të Fierit jeton në mjerim të skajshëm. Karantina dhe kufizimi i lëvizjes kanë ndërprerë edhe të ardhurat e pakta të familjes Hëna.

15:16
Nis aplikimi për pagën e luftës/ Biznesi ende i paqartë, sistemi nuk është gjithmonë funksional

Data 1 prill ka shënuar edhe fillimin e aplikimeve për subjektet me xhiro deri në 14 mln lekë të cilat nuk kanë vazhduar aktivitetin si pasojë e pandemisë Covid 19.

15:14
Kapiteni i aeroplanmbajtëses SHBA jep alarmin për përhapjen e koronavirusit në bord

Kapiteni i aeroplanmbajtëses bërthamore amerikane Theodore Roosevelt njoftoi dje Pentagonin se koronavirusi i ri po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në luftanijen e tij dhe kërkoi ndhmë për karantinimin e ekuipazhit.

15:11
Pediatri: Ju tregoj recetën çudibërëse kundër koronavirusit

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjinaj dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar një pediatër nga Kosova.

15:04
Njihuni me Drinin, piktorin me aftësi të veçanta që krijon një art magjepsës

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar piktori me aftësi të veçanta, Drini, si dhe mamaja e tij.

15:00
17 vjeçarja vuan nga një mori sëmundjesh, nëna e saj mes lotësh kërkon ndihmë

Blerta Hajdini, është një 17 vjeçare në prag të 18-ve, e cila vuan nga një mori sëmundjesh si autizmi, epilepsia, dhe gjysmë verbimi.

14:57
Emigrantët në Greqi, çfarë ndodh nëse tejkalojnë afatin 90 ditor

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Greqisë për të marrë sqarime në lidhje me shqiptarët që janë pranë plotësimit të afatit 90 ditor për qëndrimin ne Greqi në zonën Shengen.

14:44
Kosovë/ Rezultojnë pozitivë dy punonjës burgu, kërkohet testimi i të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, ku kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.

14:32
Finalizohet operacioni “TABACCO 2020”, procedohen në gjendje të lirë 2 persona

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Tabaco 2020” dhe ka proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.

14:27
Manastirliu: 5 mjekë dhe infermierë të shëruar, shkon në 13 numri i stafit mjekësor të shëruar nga COVID-19

Edhe 5 personel shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

14:23
Në Itali pushon kënga, shtohet frika për trazira sociale!

Pas disa ditësh karantine, njerëzit anembanë Italisë nisën të këndonin e të bënin muzikë nga ballkonet e shtëpive, ndërsa u bashkuan me moton: “Çdo gjë do të shkojë mirë” (Andrà tutto bene).

14:21
Rrëfehet këngëtari që ia “hodhi” koronavirusit: Mora lajmin më të mirë në jetën time

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje “Skype”, këngëtari kosovar, Muhamed Sejdiu dhe bashkëshortja e tij.

14:16
Qytetari i bllokuar në Kakavijë: Më ka vdekur nëna dhe nuk kam shkuar ta varros

Të shumtë janë personat që gjenden në pritje prej orësh në anën greke të kufirit në Kakavijë.

14:11
Goditje e rëndë për Iannonen, konfirmohet dënimi prej 18 muajsh

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë nga gjykata, pasi u dënua me 18 maj pezullim, për përdorim të substancave të ndaluara.

14:08
“Nesër depozitojmë shkresën në Kuvend”/ Grupi parlamentar i PS jep gjysmën e pagës për përballimin e situatës

Është zhvilluar sot online konferenca e kryetarëve.

14:08
Përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri: Koronavirusi? Afrohuni më shumë me Zotin

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të lidhjeve “Skype”, përfaqësuesit fetarë në Shqipëri.

14:07
Dëbora zbardh veriun e Shqipërisë/ Bllokohen rrugët, ja zonat pa energji elektrike

Në orët e para dhe gjatës ditës së sotme, vendi ynë është përballur me një mot të keq, kryesisht ulje temperaturash, reshje të dendura shiu dhe dëbore në veri të vendit.

14:02
Itali/ Shemben dy ndërtesa, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Një shpërthim bëri që dy ndërtesa të shembeshin në qendrën historike të Alberona, në zonën Foggiano në Itali.

13:56
(Emri) Në kërkim kombëtar për trafik droge, policia e Vlorës vë nën pranga 49-vjeçarin

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga shtetasin Inton Veshaj, 49 vjeç, shtetas i shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

13:55
Empatia për tjetrin?! Sistemi i ri që do të lindë pas CoVid-19?

Nga Jacques Attali

13:54
SHBA reagon pas vendimit të Kurtit: Ishim të qartë për taksën, kundërshtojmë veprimet për reciprocitetin

Pas veprimit të fundit të qeverisë në detyrë, drejtuar nga Albin Kurti për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë ka reaguar Ambasada Amerikane.

13:48
Suedia nuk izolohet! 180 të vdekur, 4 mijë të infektuar në vend

Suedezëve nuk u pëlqen të bien në sy. Ata madje kanë dhe shprehjen e tyre për këtë: ‘Jantelagen’, përgjigja skandinave për ‘Mos mendo se je më i mirë se të tjerët’.

13:44
Dërgimi i mjekëve në Itali/ Rama për “Gazzetta dello Sport”: Për Juven i humbas disa votues interistë

Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali u shoqërua me një jehonë të madhe në mediat fqinje.

13:43
Festa që u la në mes/ Prodhuesit e ballokumeve në Elbasan: Nuk kemi shitur

Si kurrë më parë pandemia e Covid-19 anuloi festimin e ditës së verës në Elbasan.

13:39
Pas takimit ‘kokë më kokë’, Kurti sërish letër Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar edhe një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që sot zhvilluan bashkërisht.

13:35
Bllokimi i kalimit për këmbësorët në Kakavijë/ Urdhri hyn në fuqi sot, përjashtim vetëm për….

Kreu i Inspektoriatit Shëndetsor Shtetëror Shkëlqim Hajdari ishte në pikëkalimin kufitar të Kakavijës për të vlerësuar masat e sigurisë shëndetësore.

13:32
Foto/ Ditëlindje e “çmendur” për Morenën, fillon ditën me valltare pranë shtratit

Morena Taraku edhe pse në karantinë, këtë ditëlindje e ka bërë të paharruar.

13:26
Pamjet/ Trajleri del nga rruga dhe përplaset keq, shoferi dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Prrenjas.

13:25
A do t’i jepet fund pandemisë? Kina nis testimin e vaksinës kundër Covid-19

Në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e botës po përballen me COVID-19, duket se një lajm plot shpresa vjen nga Kina. Pikërisht lajmi i mirë vjen nga Wuhani, vendi ku ka origjinën dhe ky virus vdekjeprurës, ndërsa shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë.

13:18
Koreja e Veriut merr ndihmë nga OBSH-ja, edhe pse “nuk ka raste” me koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpenzojë 900,000 dollarë për të ndihmuar Korenë e Veriut në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

13:07
Situatat politike/ Thaçi takim me me Kurtin, Mustafën dhe Veselin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka filluar konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.

13:07
A ndikojnë sapunët antibakterialë në dobësimin e imunitetit

Një mjeke paralajmëron se përbërësit në disa sapunë antibakterialë mund të dobësojnë sistemin tuaj imunitar.

13:02
Modelja ruse kërkon shoqëri për të kaluar kohën në izolim (Foto)

Ajo quhet Maria Liman, është modele ruse, tifoze e zjarrtë e Chelseat të Londrës dhe u bë e famshme gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, ndërsa tani ndiqet nga miliona fansa në rrjetet sociale dhe është bërë pjesë e shumë fushatave publicitare të kompanive të modës.

12:57
Covid-19/ Vaksina 100-vjeçare po testohet si armë kundër virusit

Në Australi, po testohet një vaksinë kundër tuberkulozit për të parë mund të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së trupit kundër koronavirusit.

12:53
Ibrës “i prishet qejfi”, vendos largimin nga Milani në verë

Aventura e dytë e Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milanit duket se do të zgjasë vetëm disa muaj, pasi kontrata e suedezit me klubin kuqezi mbaron me përfundimin e këtij sezoni dhe ai ka vendosur të mos rinovojë për një tjetër vit, ashtu si është edhe opsioni i parashikuar.

12:51
Trajneri italian në izolim/ Si e kalon ditën Sormani i Partizanit

Mes shumë italianëve që ndodhen në Shqipëri është edhe Adolfo Sormani, trajneri i kampionëve në fuqi të Partizanit që është i karantinuar së bashku me bashkëshorten e tij.

12:50
Rama mbledhje online me bankat: Garanci sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me bankat mbi paketën financiare të luftës dhe më tepër.

12:48
Mustafa: Jemi për formimin e një qeverie të re duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë për formimin e një qeverie të re.

12:47
Veseli: Të gjithë e dinë se nuk mund të mbahen zgjedhjet në kohë pandemie, PDK do të jetë opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se të gjithë e dinë se nuk mund të mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme për 45 ditë në kohë pandemie sepse nuk mund të rrezikohen qytetarët, ndërkaq sipas tij, PDK e ka pozicionin politik të qartë në këtë situatë, do të jetë opozitë.

12:29
Video/ Gati për nisje, ‘Lasgushi’ do të sjellë në shtëpi shqiptarët që kishin mbetur në Angli

Tashmë është gjithçka gati për të sjellë në Shqipëri shqiptarët që kishin mbetur në Angli që pas shpërthimit të pandemisë së covid-19.

12:24
Shqetësim për të sëmurët/ Familjes Stafa i mungon ilaçi për vajzën

Të gjithë po kalojnë periudhë të vështirë, por vetëizolimi për familjen Stafa ka rënduar jo vetëm gjendjen ekonomike të tyre por edhe gjendjen shëndetësore të vajzës, Geraldinës.

12:15
Bora shkon deri në 50 cm në Bulqizë/ Vështirësi për të shkuar në punë, shumë pak banorë në qarkullim

Mëngjesi i sotëm është karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.

12:07
Rusia e ndihmon SHBA-në në luftën kundër koronavirusit

Rusia tha se ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një aeroplan ushtarak me pajisje mjekësore, për t’i ndihmuar ato në luftën kundër koronavirusit.

12:02
Shqipëria në karantinë/ Gjobiten shoferë dhe këmbësorë; ndëshkohen njësi tregtie

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

12:01
Situatë tragjike nga koronavirusi në Spanjë, 864 viktima në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve me koronavirus në Spanjë ka kaluar 100,000, ndërsa numri i të vdekurve, i raportuar në 24 orët e fundit, ka shënuar rekord të ri, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e Spanjës.

11:55
Po priste testin e dytë ndaj koronavirusit, vdes 28 vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar ka vdekur në shtëpinë e tij në Itali, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali, ku ishte kuruar për koronavirusin.

11:53
​Situatë shqetësuese në veri te Kosoves, ka të infektuar në spital e në burg

Situata rreth shpërndarjes së virusit COVID-19 në veri të vendit është jashtëzakonisht shqetësuese dhe po merr përmasa të shpejta ne atë pjesë.

11:50
96 mijë të infektuar dhe afro 8,500 viktima/ Pse Spanja është vendi i dytë më i prekur në Evropë nga Covid-19?

Me 96 mijë të prekur nga coronavirusi dhe 8.464 të vdekur, Spanja ka tejkaluar Kinën dhe me hapa të shpejtë po i afrohet Italisë, vendit me numrin më të madh të prekurve me COVID-19 në Evropë.

11:43
Aksident në Milot/ Drejtuesi i mjetit me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur në afërsi të urës së Milotit.

11:42
Rreziku Covid-19! A e ka ndjekur ky virus njerëzimin prej vitesh?

Teksa pandemia botërore e Covid-19 ka shkaktuar një numër në rritje të viktimave në të gjithë botën, shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë me siguri saktësisht se nga erdhi SARS-CoV-2.

11:40
Coronavirusi dhe futbolli/ Ulje pagash për të zbutur humbjet

Coronavirusi ka paralizuar të gjithë botën sportive ku padyshim përfshihet edhe futbolli.

11:38
CoVid-19/ Shkon në 67 numri i të shëruarve në vend

Lajmi i mirë që vjen nga ministria e Shëndetësisë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

11:33
Legjenda e Chelseat përjeton tmerrin, lidhet për karrige dhe i grabitet shtëpia

Ish-ylli i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole u sulmua nga një bandë hajdutësh të maskuar në shtëpinë e tij.

11:31
CoVid-19/ Shkon në 259 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 259 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19.

11:28
“Virusi i rrezikshëm e preku edhe atë vetë”/ Lulzim Basha mesazh për mjekun Dhimitër Kraja

Mbi rastin e mjekut Dhimitër Kraja, i cili pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, rikthim që e infektoi me Covid-19, ka reguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,

11:24
Aksident në Tiranë, makina përplaset me bordurën – Foto

I gjithë vendi sot është zgjuar me mot të vranët dhe në disa territore me reshje të mëdha shiu.

11:19
Bora mbulon Prishtinën

Bora ka zbardhur Prishtinën. Reshjet e borës kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme (1 Prill)

11:12
Mbyllja e kufijve nga Covid-19/ Ambasada Amerikane: Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë amerikanë

Gjatë situatës së pazakontë, shkaktuar nga pandemia Covid-19, e cila solli mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve, ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se përgjatë dy ditëve të fundit iu është dhënë ndihma 64 qytetarëve amerikanë për t’u kthyer nga Shqipëria drejt SHBA-ve.

11:11
Brenda takimit Thaçi-Kurti, publikohen pamjet

Kanë dalë pamjet nga takimi që u mbajt ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kyeministrit në detyrë, Albin Kurti.

11:08
Bashkia e Tiranës shoqëron njerëzit nga rruga tek qendrat sociale

Të gjithë ata që janë në situatë rruge apo të vetmuar, kanë mundësi që këtë pandemi ta kalojë në një nga qendrat sociale të Bashkisë Tiranës.

11:04
“E turpshme”/ Miliarderi publikon foto të “karantinës” luksoze, zemërohet mbarë rrjeti

Fotografia e një miliarderi, në të cilën shfaqej karantina e tij luksoze duket se ka sjellë zemërim në mbarë rrjetin.

11:01
Koronavirus i merr jetën edhe ish-presidentit të Marseille

Ish-presidenti i Marseille-s në Francë, Pape Diuf, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare për shkak të koronavirusit.

10:53
Fotot/ Shtetasit shqiptarë gati për tu nisur nga Britania

Disa qytetarë shqiptarëtë mbetur në Britaninë e Madhe pas përhapjes së covid-19, tashmë janë gati për tu kthyer.

10:49
Kurti pas takimit me Thaçin: Të merret me datën e zgjedhjeve, jo me emra kandidatësh e partish

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se kanë shprehur bindjen se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik të ketë qeveri të re, pa Kuvend dhe zgjedhje të reja.

10:44
Tregjet e aksioneve pësuan tremujorin më të keq që nga viti 1987

Tregjet e aksioneve në gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar e pandeminë e koronavirusit.

10:41
Covid-19/ Tabaku: Sipas raportit të Standard and Poor’s, ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë!

Disa minuta më parë, përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku e PD-së publikoi raportin e “Standard and Poor’s”, ku shkruan se sipas tyre vendi jonë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19.

10:30
Coronavirusi: 13 dhe 19 vjeçari, humbin jetën në Londër

Ismail Mohamed Abdulwahab, 13 vjeç dhe Luca Di Nicola, 19 vjeç, të dy vdiqën ndërsa numri i vdekjeve nga covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 1.808.

10:23
“Do të jetë një betejë e gjatë”/ OBSH: Vendet të vazhdojnë me masat e forta kundër COVID-19

Pavarësisht përmirësimeve të mëdha në vende si Kina dhe Koreja e Jugut, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit në atë rajon.

10:20
Koronavirusi nuk kursen as Afrikën, vazhdon shtrirja e tij

Burundi dhe Siera Leone janë bërë vendet e fundit afrikane që kanë raportuar rastet e para me koronavirus.

10:17
Kosovë/ QKUK publikon të dhënat e fundit për pacientët me COVID-19

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univerisitare të Kosovës (QKUK), gjashtë persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar me okigjenoterapi, ndërsa një pacienteje i është përkeqësuar gjendja.

10:05
Mocioni i mosbesimit/ Kurti i kërkon Thaçit shpërndarjen e parlamentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

10:00
Turqia dërgon ndihmë mjekësore për Italinë dhe Spanjën

Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë

09:55
Lajm i mirë!/ Shërohet 60-vjeçari, rasti i parë i konfirmuar me CoVid-19 në Elbasan

Një lajm i mirë vjen nga Elbasani.

09:54
Dëborë në Dibër/ Probleme në zonat e thella, rrugët e qytetit pjesërisht funksionale

Në Dibër janë regjistruar reshje të dendura dëbore gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

09:42
Rrezikshmëri të lartë shoqërore/ Kapet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë u kap nga policia në Lezhë.

09:36
Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtetë por veçse një shpikje, nisin hetimet për analistin e njohur

Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42,344 vdekje, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha është një shpikje.

09:35
Të gjithë ligjvënësit bullgarë do të testohen për koronavirus

Të gjithë ligjvënësit bullgarë do t’iu nënshtrohen testeve për koronavirus, pasi një anëtar i Parlamentit të Bullgarisë ka dalë pozitiv ndaj sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

09:25
Riatdhesohen 70 qytetarë të BE që ishin bllokuar në vendin tonë, Soreca: Tjetër shembull solidariteti nga Shqipëria

Shqipëria ka riatdhesuar 70 qytetarë nga vende të Bashkimit Europian, të cilët kishin mbetur në vend pas shpërthimit të covid-19.

09:14
Covid-19/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ky është momenti i së vërtetës, bota pas virusit me ekonomi ndryshe

Bota duhet të jetë mbas koronavirusit me ekonomi ndryshe, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ai dha një konferencë shtypi për raportin e OKB për luftimin e pandemisë dhe pasojave socio-ekonomike.

09:03
“Politikë dyfytyrëshe”/ Lufta kundër Covid-19 mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.

08:56
Covid-19/ A do të shkaktojë virusi një valë të nacionalizmit ushqimor?

Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të siguruar furnizime për popullatën e tyre. Kufijtë për eksporte mund të jenë veçanërisht të dëmshëm për vendet e varfëra që mbijetojnë me importe.

08:48
Heroinë dhe kokainë në Durrës/ Bien në pranga 2 të rinj dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të drogës

Një rast i shpërndarjes së drogave të forta është goditur në Durrës.

08:39
“Çdo amerikan të jetë i përgatitur për ditë të vështira”/ Mbi 4,000 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, numri i viktimave nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka kaluar 4,000, ndërsa numri i të infektuarve është afro 190,000.

08:30
Qeveria e Kosovës heq taksën për mallrat serbe/ Nga sot hyn në fuqi reciprociteti

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë te Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke aplikuar masën e reciprocitetit me Serbinë.

08:26
Përkeqësohet situata, 42 mijë persona të vdekur në mbarë botën nga koronavirusi

Vazhdon dhe përkeqësohet situata në botë nga koronavirusi. Numri i vdekjeve sa vjen dhe shtohet si dhe vende të reja kanë raportuar rastet e para. Sipas raportimeve të fundit janë 860 mijë raste të konfirmuara në mbarë botën dhe 42 mijë persona të vdekur.

08:22
Covid-19, sheshimi i kurbës/ Ekspertët paralajmërojnë: Veproni tani, të mbroni veten pas 3 javësh

Tashmë e keni dëgjuar shprehjen “rrafshoni kurbën”. I referohet përpjekjes për të ngadalësuar transmetimin e Covid-19, me qëllim që numri akumulativ i infeksioneve të marrë formën e një të përpjete të butë, në vend të një ngjitjeje të fortë pothuaj vertikale.

07:51
Reshje dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat veriore reshjet do jenë në formën e dëborës. Në mbrëmje pritet që reshjet të pushojnë dhe dita e enjte të ketë mot të kthjellët.

07:39
Rritet bilanci, shkon në 214 numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 214, pasi 46 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit.

07:12
Video/ Tërmet me magnitudë 6.5 në SHBA, ja pamjet ku tregojnë lëkundjet e forta

Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmeti i regjistruar rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale kishte epiqendrën 44 milje nga perëndimi i Challis në Idaho.

06:49
Të mbash shpinën drejt, ja përse është e rëndësishme për shëndetin

Mënyra e të qëndruarit ulur ose në këmbë dhe ecja janë një pjesë e rëndësishme e një stili të shëndetshëm jetese. Njerëzit zakonisht nuk i kushtojnë vëmendje mënyrës se si ecin dhe qëndrojnë, duke anashkaluar kështu rëndësisë që pozicionimi i trupit ka në shëndet. Mësoni më poshtë të renditura nga AgroWeb.org ndryshimet që ndodhin në organizëm kur ju ruani pozicione korrekte të trupit.

06:34
Kolla e duhanit, kur përbën rrezik për jetën?

Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri. Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit. Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione. Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.

06:00
Si ta përdorni lulerradhiqen kundër dhimbjeve të kokës

Lulerradhiqja është një nga barishtet më të mira për shëndetin e njeriut. Ajo ka aftësi të forta shëruese për organizmin dhe është e pasur me vlera ushqimore. Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

05:38
Nju Xhersi, një piceri ndihmon njerëzit në nevojë

Ndërsa janë bërë të zakonshme lajmet e vazhdueshme nga mbarë bota rreth efekteve të koronavirusit, të tilla janë edhe historitë që tregojnë mirësitë e njerëzve të panjohur dhe individëve që sakrifikojnë për të tjerët. Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka filluar një serial që tregon pikërisht mbi mirësitë e biznesve dhe individëve në këto kohë të vështira për shumë njerëz.

05:20
3 tornado godasin Mississippi-n, rregjistrohen dëme materiale

Të paktën tre tornado kanë goditur qytetin Lucedale në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

05:00
Trump: Amerikanët të përgatiten për dy javë shumë të vështira

Muaji i ardhshëm është vendimtar për reagimin ndaj koronavirusit dhe për të parandaluar një rezultat që do i përngjiste realitetit në Itali, paralajmërojnë epidemiologët. Është momenti për t’u dhënë një shtysë të fortë të gjitha masave që pengojnë përhapjen epidemisë. Specialistët e shëndetit publik në ekipin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, paralajmëruan amerikanët të martën të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim social dhe për izolim në shtëpi për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të shmanget një rritje e mprehtë e rasteve me koronavirus.

04:31
OBSH: Vendet të vazhdojnë masat e forta kundër COVID-19

Pavarësisht përmirësimeve të mëdha në vende si Kina dhe Koreja e Jugut, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit në atë rajon. “Do të jetë një betejë afatgjatë dhe nuk duhet të ndalemi. Duhet që çdo vend i botës të vazhdojë masat kundër virusit bazuar në situatën në terren”, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai.

04:02
SHBA, mbi 3870 të vdekur nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara kaloi mbi 3,870, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. Guvernatori i Nju Jorkut tha të martën se numri i viktimave në këtë shtet vazhdon të rritet. Sipas, tij të martën numeri i viktimave nga koronavirusi arriti në mbi 1,500. Edhe vëllai i tij, gazetari i rrjetit CNN, Chris Cuomo njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Coivd-19. Shtetet e Bashkuara kanë 188 mijë numri më i lartë të të infektuarve në mbarë botën ku janë regjistruar mbi 857,000 raste.

03:26
Shtëpia e Bardhë: 30 ditët e ardhshme vendimtare për të zbutur goditjen e epidemisë

Strategjia për të luftuar epideminë e koronavirusit fillon, vazhdon dhe përmbyllet në komunitet dhe me veprimet e komunitetit, u shpreh Dr. Deborah Birx, koordinatore e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin kundër koronavirusit duke prezantuar modelin e përllogaritjeve dhe projektimeve për përhapjen e epidemisë në muajt e ardhshëm të titulluar “Synimet e Strategjisë Për Pengim në Komunitet”.

02:49
Koronavirusi në Afrikë, 6 vende të paprekura

Gjashtë nga 54 vendet e Afrikës janë mes të fundit në botë që nuk kanë raportuar ende koronavirusin e ri. Pandemia globale është konfirmuar thuajse në çdo vend, me përjashtim të një një grushti vendesh të largëta, ishullore, të mbërthyera nga luftrat apo të izoluara.