Bllokimi i kalimit për këmbësorët në Kakavijë/ Urdhri hyn në fuqi sot, përjashtim vetëm për….

01/04/2020 13:35

Kreu i Inspektoriatit Shëndetsor Shtetëror Shkëlqim Hajdari ishte në pikëkalimin kufitar të Kakavijës për të vlerësuar masat e sigurisë shëndetësore.

Ai njoftoi se urdhri i datës 15 Mars për bllokimin e kalimit për këmbësorët do të gjejë zbatim që prej ditës së sotme. Hajdari tha se përjashtim do të bëjnë rastet e qytetarëve shqiptarë jo rezidentë në Greqi, por që janë tranzit drejt Shqipërisë dhe personat me arsye shumë të forta personale.

Ata do të duhet të pajisen me leje të posatshme nga zyrat diplomatike të Shqipërisë në Greqi dhe vetëm kështu do t’ju mundësohet kalimi.

Ndërkaq për personat që gjenden në pritje prej orësh në anën greke të kufirit Hajdari tha se situata e tyre do të vlerësohet hap pas hapi por kjo është dita e fundit që bëhen tolerime për qytetarët rezidentë në Greqi.

Edhe Drejtori i Kufirit Idajet Hoxha pranoi se njoftimet ishin disi të vonuara por se që prej ditës së djeshme janë qartësuar masat për moslejimin e kalimit të kufirit.

Top Channel