E diel, 22 Dhjetor 2019
22:47
Tjetër video nga përplasja te teatri, policia në vështirësi për të qetësuar situatën

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një video nga momenti i përplasjes së tyre me aktorin Laert Vasili.

22:28
Aksidenti/ Shkon në dy numri i viktimave në Elbasan

Ka shkuar në dy numri i viktimave në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çërrik, ku u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë.

22:17
Muzikë klasike për ta bërë shampanjën më të mirë

Michel Loriot, një prodhues vere nga Festigny, përdor muzikën klasike për të vjetëruar shampanjën e tij. Kjo metodë supozohet se promovon zhvillimin e aromave të shampanjës pasi valët zanore kanë efekte tek aminoacidet e majasë që janë të pranishme tek vera.

22:12
Greva në Francë, bllokadë edhe për festa

Udhëtarët në Francë po përballen me vështirësi gjatë periudhës festive. Është e bezdisshme por unë e kuptoj – thonë sidoqoftë ata duke iu referuar grevës që ka paralizuar vendin prej javësh, kundër reformës së sistemit të pensioneve në vend.

22:05
Trump i dërgon letër Putinit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka dërguar një letër të shkurtër homologut të tij rus Vladimir Putin për Marrëveshjen e Forcave Bërthamore të Shkallës së Mesme (INF), tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

22:03
Shtetësja shqiptare grabitet në Pejë, policia arreston të miturin

Një fëmijë i mitur, së bashku me dy persona të tjerë të cilët e kanë ndihmuar, janë arrestuar në Pejë, pas vjedhjes së një çante nga një shtetase e Shqipërisë.

22:00
Edita Tahiri kundër Edi Ramës: MiniShengeni krijon Serbinë e Madhe

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk ka kursyer fjalë të rënda për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në lidhje me idenë e mini-Shengenit.

21:58
Shkëmb Manaj nga LDK ka një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së Shkëmb Manaj ka deklaruar se kjo parti duhet ta ketë rolin e saj duke u bazuar në peshën e saj politike, duke u bazuar në kuadrot e saj si dhe në përvojën e saj si partia me e vjetër në vend.

21:08
Letra e lamtumirës, Asani falënderon “familjen” Partizani

Jasir Asani zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e kuqe të Partizanit me Vllazninë në “Selman Stërmasi”, sfidë që u mbyll me suksesin minimal të 16 herë kampionëve të Shqipërisë.

21:04
Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, prin Zoran Milanoviç para Kolinda Grabar-Kitaroviç

Sonte në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Kroaci.

21:01
Nëse keni pasur qen në fëmijëri, do t’ju ndihmojë të mos prekeni nga kjo sëmundje e rrezikshme

Hulumtuesit kanë zbuluar se të rriturit që kanë pasur qen para moshës 13-vjeçare, kanë 24 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundjet e çrregullimeve mentale.

20:57
Daja: Te Skënderbeu deri në fund, ky jam unë

Ilir Daja te Skënderbeu deri në fund të sezonit. E konfirmoi vetë tekniku kryeqytetas në intervistën pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, në përfundim të ndeshjes me Kukësin.

20:56
Duro: Gol i anuluar padrejtësisht, këta djem janë heronj

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, ndien keqardhje për faktin që skuadra e tij nuk arriti të fitonte me Skënderbeun, por nuk e fsheh krenarinë e të qenit kryesues i Superiores, edhe pse nënkapionët e Shqipërisë nuk kanë ende një “shtëpi” të tyren.

20:55
Dygolësh i Willian, Chelsea i tregon vendin Mourinhos

Tottenhami i Jose Mourinhon nuk ia del të marrë fitoren e radhës në Premier League, përballë Chelsea-t, që fitoi 0-2 në derbin e Londrës në “Tottenham Hotspur Stadium”.

20:35
Sherri me Laert Vasilin, Aleanca për Teatrin: E kapëm gafil, do e dorëzonim në polici

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mohon që anëtarët e saj të jenë përfshirë në sherr dhe të kenë dhunuar aktorin Laert Vasili, siç ky i fundit pretendon. Me anë të një komunikate, Aleanca deklaron se kanë kapur Vasilin gafil teksa griste posterat e vendosura në teatër dhe që shprehin rezistencën e tyre kundër shembjes së godinës.

20:22
Lacio fiton Superkupën, Strakosha ndal Juventusin në Arabi

Lacio fitoi Superkupën e Italisë në futboll pas një përballjeje emocionuese ndaj Juventusit të zhvendosur mijëra kilometra larg në Arabinë Saudite. Formacioni bardhekaltër u imponua 3-1 ndaj kampionëve në fuqi në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Riadit, aty ku torinezët nuk i ndihmoi as talenti i Kristiano Ronaldos, dhe as emrat e lojtarëve në fanela, në gjuhën arabe.

20:14
Festa në Top Channel, fëmijët e punonjësve kalojnë të dielën në studion e Portokalli

Studio e Portokallisë priti këtë të dielë në një atmosferë festive fëmijët e punonjësve të Top Channel. Një festë e kthyer traditë tashmë, në shenjë falenderimi. Për më shumë se dy orë të vegjlit kaluan kohë në ambientet e punës të prindërve të tyre.

20:07
Nuk ka orar në parukeri, prenotimi dy javë para Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në prag të fundvitit kanë nisur përgatitjet për festat. Veç zbukurimeve në shtëpi, vajzat i kushtojnë një rëndësi të veçantë e pamjes së tyre. Të telefonosh për të lënë orar për krehje apo make up, nuk ka kohë më, pohojnë parukieret.

20:02
Jo më mjete të përdorura nën kategorinë Euro 4, nga 1 janari nuk do të regjistrohen më në Shqipëri

Nga 1 janari i 2020, në Shqipëri nuk do të regjistrohen për herë të parë autovetura të kategorisë së motorëve poshtë kategorisë së emetimit të gazrave Euro 4.

19:55
Krizë për shtëpi me qira/ Rriten çmimet në Durrës, tërmeti trondit tregun e pronës

Dëmtimi i mijëra banesave nga tërmeti ka krijuar një situatë problematike në tregun e pasurive të patundshme në qytetin e Durrësit.

19:44
Gjyqtari Malaj kërkon mbrojtje dhe akuzon Fatmir Xhafajn: Jeta ime dhe e familjes është në rrezik

Me bindjen e plotë, se jeta e tij dhe ajo e familjarëve është në rrëzik, gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkon ruajte fizike nga shteti për shkak të rrethanave jo të zakonshme të krijuara për të. Megjithatë ai sot është pa mbrojtje.

19:35
Sherr mes aktorëve para teatrit, Laert Vasili publikon videon, akuzon Robert Budinën se e dhunoi

Artistët janë përplasur me njeri tjetrin në sheshin pranë Teatrit Kombëtar. Aktori Laert Vasili ka publikuar një video ku akuzon grupin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ se e kanë sulmuar, si dhe bën përgjegjës për këtë regjisorin Robert Budina. Nga ana tjetër dëgjohet në video pyetja se pse aktori Vasili ka grisur posterin.

19:24
Moti i keq përfshin vendin/ Pezullohen lundrimet, Lana rrezikon të dalë nga shtrati, probleme në Gjirokastër e Lezhë

Rreshjet e shumta të shiut vijojnë në të gjithë vendin prej orësh, të shoqëruara me erë të fortë.

19:09
Rrugë e re, probleme të vjetra. Përmbytet edhe unaza e Tiranës

Reshjet e shumta të shiut kanë përmbytur edhe unazën e madhe të Tiranës.

19:02
Deti me dallgë 8 ballë përmbyt një fshat në Vlorë

Fshati Delisuf në njësinë administrative të Novoselës në Vlorë po përmbytet nga deti. Siç shihet edhe në video, uji ka përmbytur tokat e fshatit.

18:53
Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta Marika Kallamata

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Marika Kallamata, aktorja shqiptare që ka realizuar dhjetëra role në teatër e në kinema.

18:41
Video/ Çfarë fshihet pas fshatit të luftës dhe këngës

Fshati i luftës dhe këngës, është në fokusin e Ilnisa Agollit këtë herë. Ajo na udhëton në labëri. Në fshatin Vajzë të Ali Asllanit dhe 25 dëshmorëve. Në fshatin që poeti i këndoi gjithë jetën. Në fshatin me një histori të rrallë se përse quhet “Vajzë”.

18:39
5 fëmijë në çadër mes baltës, aktivistja denoncon: Do përmbyten! Autoritetet të dërgojnë kontenierë

Aktivistja Edlira Çepani ka denoncuar një rast në Mamurras ku disa banorë, shtëpia e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti, po qëndrojnë në një çadër të rrethuar nga balta. Sipas aktivistet, në atë çadër ndodhen edhe 5 fëmijë.

18:24
Ka probleme në zemër, Blind rrezikon të mbyllë përpara kohe karrierën

Mbrojtësi i Ajax, Daley Blind rrezikon të braktisë futbollin për shkak të problemeve shëndetësore. Ish-lojtari i Manchester United, duket se ka probleme në zemër, çka mund ta detyrojnë që të heq dorë përfundimisht nga sporti.

18:17
Kukësi kampion dimri edhe me një pikë, Bitri kthen qetësinë te Partizani

Kukësi e mbyll vitin 2019 si kampion dimri, por jo ashtu siç do të dëshironte, me fitore ndaj Skënderbeut. Ekipi korçar u rrëmbeu pikë nënkampionëve të vendit në “Elbasan Arena”, duke barazuar 1-1, e ku nga minuta e 66-të luajti me një lojtar më pak, për shkak të ndëshkimit të Dajës me karton të kuq.

18:14
Dështon misioni, Starliner i Boeing kthehet në tokë

Starlineri i ri i Boeingut, pa pilot, u kthye në tokë të dielën, duke u ulur në një shkretëtirë në Nju Meksiko, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjashtë ditë më herët nga sa ishte planifikuar, për shkak të një problemi që kishte penguar lidhjen me Stacionin Ndërkombëtar Hapsinor.

18:10
Haradinaj jep shpjegime ku u harxhua fondi rezervë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se mjetet e Fondit Rezervë të Kosovës, janë shpenzuar në përputhje me ligjin.

17:59
TripAdviser/ Kryeson Koloseumi ndër atraksionet më popullore në botë

Koloseumi në Romë është atraksioni më popullor për të dytin vit radhazi sipas të dhënave të vetë udhëtarëve nga TripAdvisor. Arena e famshme pasohet nga muzeu i Luvrit në Paris dhe Vatikani në Romë, në krye të listës së vendeve që nuk duhen humbur për udhëtarët.

17:53
“U zumë për një laps sysh”, Ingrit Gjoni rrëfen sherrin me Çiljetën

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” etj.

17:49
Ingrit Gjoni e pranon publikisht: Kam bërë buzët dhe ia kam parë hajrin!

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Ingrit Gjoni ishte sot e ftuar speciale në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” dhe iu përmbajt fare mirë formulës duke pranuar disa të vërteta në mënyrën më të çiltër siç di vetëm ajo.

17:40
Vetëm në “The Top List” na mungonte Edi Rama…

Pavarësisht se është një klasifikim muzikor, figura e Edi Ramës nuk i ka munguar edhe kësaj liste. Është pikërisht Buta, reperi që ka vendosur të sjellë Kryeministrin e Shqipërisë përmes këngës së tij në klasifikim dhe ka zgjedhur pikërish titullin “Edi Rama”.

17:37
Egbo: Tirana ime lufton për çdo top, do flas me presidentin për të ardhmen!

Emanuel Egbo u shfaq shumë i lumtur në intervistën e tij për Supersport pas suksesit 1-2 ndaj Laçit, i treti për të në stolin e Tiranës. Trajneri vlerësoi grintën dhe dëshirën që treguan futbollistët e tij për të luftuar për çdo top, ndërsa la gjithçka të hapur përsa i përket të ardhmes.

17:36
Cungu: Tirana na mposhti me eksperiencë, objektivi ynë vetëm ndeshja e radhës

Nuk e fsheh zhgënjimin në mikrofonin e Supersport, trajneri i Laçit Armando Cungu për humbjen që skuadra e tij pësoi ndaj Tiranës.

17:34
Shënojnë Sarr dhe Deeney, vendi i fundit ndëshkon Manchester United

Manchester United nuk ia del të marrë qoftë një pikë në transfertë me Watfordin në javën e 18-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq” mposhten 2-0 në “Vicarage Road”, duke mos përfituar për të ngushtuar diferencën me Chelsea-n (i fundit në zonën Champions), që luan një sfidë tepër të vështirë me Tottenhamin e Jose Mourinhos.

17:33
Kura “Egbo” funksionon, Tirana fiton edhe në Laç, Bylis nuk ndalet

Tirana funksion në perfeksion me Emanuel Egbo në stol. Bardheblutë regjistruan fitoren e tretë rresht në kampionat që nga momenti që drejtimin e skuadrës e ka marë nigeriani, pasi arritën të triumfonin edhe në një fushë të vështirë si ajo e Laçit në Kurbin.

17:27
“Manita” e Atalantës, Milani kapitullon në Bergamo, e mbyll me turp 2019-ën!

Milani kapitullon në Bergamo. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga Atalanta në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Gasperinit dhe në të cilën Milani i Piolit nuk bëri asnjë goditje të rrezikshme në drejtim të portës së Gollinit.

17:21
Edhe në Berat probleme nga reshjet e shiut, bllokohen rrugë dhe rrëzohen pemë

Edhe në qytetin e Beratit janë shfaqur disa problematika të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut.

17:14
Fjoralba Ponari nën menaxhimin e MC Kreshës: Së shpejti kam gati albumin e parë muzikor!

Prej javësh, moderatoja e “E Diell” Fjoralba Ponari ka pohuar në intervista të ndryshme që Janari do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha të saj në aspektin profesional.

16:58
Hapet rruga drejt Lunxhërisë, u bllokua nga rrëshqitja e dherave

Është bërë e mundur hapja e aksit dytësor drejt njësisë së Lunxhërisë, në fshatin Qestorat të Gjirokastrës.

16:29
Bllokohen pusetat në Lezhë, qyteti mbulohet nga uji

Bllokimi i disa puesetave në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë ka sjellë probleme të shumta në rrugët e mbuluara nga uji. Reshjet intensive kanë përmbytur rrugët, çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

16:16
Pavarësisht sanksioneve nga SHBA, Rusia thotë se do të vazhdojë me planet për gazsjellësit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se projektet e Gazsjellësit Verior 2 dhe Gazjellësit Turk do të fillojnë, pavarësisht nga sanksionet amerikane.

15:47
Moti i keq në Tiranë, Lana rrezikoi të dalë nga shtrati

Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, nga ku mësohet se lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar në Vlorë, është shtyrë lundrimi i linjës Bari-Durrës, e po kështu janë pezulluar linjat e trageteve drejt Korfuzit. Duket se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në Tiranë.

15:41
Raporti për Gjirokastrën, gati 70 mm reshje për një ditë të vetme

Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, nga ku duket se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në qarkun e Gjirokastrës.

15:25
Ikën “Elsa”, vjen “Fabien”! Evropa e mbërthyer nga moti i keq, 8 viktima

Bilanci i viktimave nga një stuhi që ka mbërthyer Spanjën, Portugalinë dhe Francën, shkoi në tetë të shtunën mbrëma ndërsa rajoni është përgatitur për më shumë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

15:00
Reshjet e shiut në Durrës/ Shembet godina e rrënuar nga tërmeti, rrezikonte jetën e qytetarëve

Autoritetet vendore kanë prishur pjesërisht godinën e rrënuar në Durrës, që rrezikonte të shembej e dëmtonte godinat pranë.

14:16
Qendra ku të rinjtë mund të drejtohen për të hequr dorë nga droga

Qendra ‘Këshillimi’, u themelua nga një nënë e cila humbi djalin e saj para një viti e gjysmë nga përdorimi i substancave narkotike. Arjeta Musliu me profesion psikologe, vendosi që dhimbjen e saj ta kthejë në forcë dhe ta përmbush amanetin që i dha djalit të saj, se do ta themelojë një qendër këshilluese, që t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre të rinjve që përballen me problemet e njëjtat me të cilat u përball edhe djali i saj, e që për fat të keq nuk arriti ta mposhtë luftën me drogën.

14:05
Mjegulla, era e fuqishme dhe reshjet e shiut pushtojnë qafën e Llogarasë!

Mjegull, erë e fuqishme si dhe reshje shiu të dendura; kjo është situata aktuale në qafën e Llogarasë.

13:57
Reshjet e shiut ndërpresin takimin Flamurtari-Teuta! Kur pritet të luhet sërish ndeshja

Sfida e javës së 17-të të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Teutës është ndërprerë dhe shkak për këtë janë bërë reshjet e dendura të shiut.

13:43
Beteja për gazin! Izraeli, Qiproja, Greqia dhe Italia i përgjigjen aleancës mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit

Marrëveshja midis Turqisë dhe qeverisë së Unitetit Kombëtar në Tripoli sa i përket nënshkrimit të ZEE midis dy vendeve, e cila është kontestuar ashpër në gjithë institucionet ndërkombëtare nga Greqia dhe Egjipti, ka sjellë zhvillime të shpejta diplomatike dhe strategjike.

13:27
Me patericë, por i buzëqeshur! Pas kthimit nga Siria, Alvin kalon me sukses operacionin

Pas kthimit nga Siria, ku kish’ qëndruar në kampin Al Hol, vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka kaluar me sukses edhe një operacion që kishte si qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

13:25
Durrësi dje dhe sot/ Ekspozita “Continuum” me fotografi pas tërmetit

Një ekspozitë për t’u takuar, mbështetur miqtë dhe për të mos harruar magjinë e Durrësit, fuqinë e tij për t’u rimëkëmbur gjithnjë.

13:20
Elbasani bëhet gati për festat! Qyteti është zbukuruar për ndërrimin e viteve

Ashtu si çdo qytet, edhe Elbasani e ka veshur tashmë petkun plot me drita të fundvitit.

13:16
Hapësira çlodhëse dhe argëtuese, nis puna për ndërtimin e këndit rekreativ në Sauk

Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit.

13:13
Hapet për të pestin vit tregu i shpendëve në Baldushk të Tiranës

As këtë vit, në tryezat e familjeve shqiptare për festat e fundvitit, nuk do të mungojë gjeli i detit nga zona e Baldushkut, e cila njihet për rritjen e tyre. Për vitin e pestë radhazi, Baldushku është kthyer në epiqendrën e produkteve bio të zonës së Tiranës, e veçanërisht të gjelit të detit, prodhimi i të cilit këtë vit është dyfishuar.

13:10
Emrat e shqiptarëve, Exclusive tregon si kanë ndryshuar ndër vite

Sapo vjen në jetë një foshnjë, gjëja e parë që bëhet i vihet, në mos që në barkun e nënës, një emër.

13:03
Dy tërmete në dy dekada/ Gruaja që iku në vitin 1999 nga Athina përjetoi shkatërrimin e 26 nëntorit

Pasi përjetoi tërmetin e vitit 1999 në Athinë, ku humbën jetën 143 persona, dhe krizën ekonomike të Greqisë, Margarita Dulati u kthye në atdhe për të hedhur të gjitha kursimet e jetës dhe punës së familjes në blerjen e dy apartamenteve në një pallat të kompanisë “Kristi Konstruksion” në lagjen 18 në Durrës, objekt që është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:54
Basha: Me minishengenin, qeveria shqiptare tregoi mungesë ndjeshmërie e mirënjohjeje për Kosovën

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sa i takon “minishengenit ballkanik”.

12:41
Reshjet nuk ndalen në Gjirokastër, niveli i ujërave po rritet me shpejtësi!

Reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë prej më shumë se 12 orësh në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

12:23
“Minishengeni”, Meta: Iniciativa që ndihmojnë bashkëpunimin janë të mirëpritura, por …

Ndër të tjera, në një intervistë të dhënë për televizionin boshnjak “O Kanal”, presidenti Meta foli edhe sa i takon minishengenit.

12:07
Meta: Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare!

Në një intervistë të dhënë për televizionin boshnjak “O Kanal”, presidenti Meta u shpreh se Serbia duhet t’i ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare!

11:48
Probleme edhe në Gjirokastër/ Reshje të shumta shiu, rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge

Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, nga ku mësohet se lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar në Vlorë, është shtyrë lundrimi i linjës Bari-Durrës, e po kështu janë pezulluar linjat e trageteve drejt Korfuzit. Duket se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në qarkun e Gjirokastrës.

11:38
Mot i keq/ Pezullohen linjat e trageteve drejt Korfuzit, asnjë mjet lundrimi nuk lejohet të dalë në det!

Për shkak të motit të keq janë pezulluar të gjitha linjat e trageteve te udhëtarëve drejt Korfuzit.

11:28
Tërmeti, PD: Qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve

Në një postim të pak minutave më parë, bërë nga llogaria e Partisë Demokratike në Facebook shkruhet se “qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht t’u japë strehë mijëra njerëzve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.”

11:17
Mot i keq në Adriatik! Shtyhet lundrimi i tragetit Bari-Durrës, një tjetër mbërrin me vonesë

Moti i keq vijon edhe sot në të dyja brigjet e Adriatikut.

11:09
“Bredh njerëzor”, Shkupi synon rekordin Guinnes!

Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Guinnes duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri me njerëz.

11:04
Arrestohen babë e bir në Bulqizë! Shpallet në kërkim djali tjetër, tentoi të pengonte policët

Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Bulqizës pasi u konfliktuan fizikisht me një shtetas dhe më pas kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

10:58
Johnson u shërben drekën e Krishtlindjeve trupave britanike

Kryeministri britanik, Boris Johnson vizitoi bazën ushtarake pranë Tapës, në afërsi të kryeqytetit estonez, Talin, ku u shërbeu trupave britanike drekën e Krishtlindjeve, me gjel deti dhe puding Jorkshajëri, njofton BBC.

10:51
Sizmologu grek: Ndërtimet e reja të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike!

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në një takim sizmiologun grek Spiros Pavlidis.

10:34
Vrasja në Korçë/ Akuzohet se vrau kushëririn, 18-vjeçari shfaqet i qetë në gjykatë

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 18-vjeçarin e ndaluar nga policia e Korçës si autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Mborje, ku kushëriri i tij 48-vjeçar humbi jetën.

10:08
Reshje shiu në Vlorë/ Lundrimi detar pjesërisht i pezulluar, deti me fuqi 8 ballë

Reshjet e shiut nuk kanë munguar përgjatë gjithë natës në Vlorë duke vijuar edhe aktualisht.

09:57
Vrasja horror në Korçë- Gjak, fije floku, plagë/ Skena e krimit, gjykata lë në arrest me burg 18-vjeçarin

Për 18-vjeçarin e ndaluar nga policia e Korçës si autori i dyshuar i vrasjes në fshatin Mborje, ku një 48-vjeçar humbi jetën, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

09:39
Kuba emëron kryeministrin e parë, pas më shumë se 4 dekadash

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel emëroi kryeministrin e parë të vendit pas më shumë se 40 vitesh.

09:23
Rindërtimi pas tërmetit, Xhaçka: Nisim shumë shpejt, prioritet familjet me fëmijë të vegjël

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Edit Durham” iu bashkuan ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në fshatin Bubq dhe Mazhë e Madhe, një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

09:17
Pas reagimeve, kundërpërgjigjet Meta/ Takimi me Aleksandër Soros, ja për çfarë u diskutua sipas presidentit

Pas reagimeve të shumta për takimin e Ilir Metës me zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e hapur, Aleksandër Soros, ka reaguar vetë presidenti i Republikës, i cili shprehet se i mirëkupton reagimet emocionale të sinqerta apo të nxituara lidhur me çështjen në fjalë.

09:06
Sot zgjedhjet presidenciale në Kroaci, 11 kandidatë në garë

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet presidenciale në Kroaci.

08:36
DW: “Minishengeni ballkanik”, zgjatim i Berlin plus/ Ja si lindi ideja

Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standardet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë kohën e anëtarësimit tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

07:58
Vazhdojnë reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

07:24
Aplikacion për Krishtlindje/ Në Estoni gjejnë pemën e festës me telefon

Estonezët gjithmonë i janë drejtuar pyjeve për të prerë pemët e Krishtlindjeve, por këto ditë ndoshta do ta bëjnë me një smartphone në duar.

06:54
Produkti që ndihmon trupin kundër ankthit

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën. Njësoj si depresioni, edhe ankthi rrethohet nga stigma dhe shumë njerëz anashkalojnë rëndësinë e trajtimit të tij. Një gjë e tillë detyron njerëzit të izolohen nga shoqëria dhe të kenë vetëvlerësim të ulët.

06:33
Çaji i ngrohtë me karafila dhe kanellë për qetësimin dhe rigjallërimin e organizmit

Është koha perfekte për ta shijuar. Një çaj fantastik me aromë ndjellëse për shijen, humorin e mirë e mbi të gjitha energjinë pozitive që çliron në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin. Me përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë, me erëza fantastike dhe një kombinim perfekt i disa prej produkteve të mrekullueshme të natyrës. Një filxhan çaj magjepsës që qetëson të gjithë muskujt, shtendos nervat dhe sjell qetësinë në mendje e shpirt.

06:11
Vazhdon dhe rritet popullsia e botës, në 2023 parashikohen 8 miliardë njerëz

Popullsia e botës vazhdon të rritet. Gjatë 2019-tës, ajo u shtua me 83 milionë vetë, e kjo sipas përllogaritjeve do të thotë se çdo sekondë lindin 2,6 njerëz.

05:34
Trëndafili shkëmbor/ Bima e duhur për pastrimin e trupit

Trëndafili shkëmbor, një bimë e lashtë mjekësore i është rikthyer famës. Kjo bimë, e cila konsumohet si çaj, është tre herë më e shëndetshme se çaji jeshil, duke mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme, eliminuar metalet e rënda nga organizmi, madje duke luftuar edhe aknet dhe problemet me lëkurën. Në Shqipëri, trëndafili shkëmbor gjendet kryesisht në zonat e Jugut dhe Juglindjes dhe mbart emrin botanik Cistus Incanus.

04:37
Rusia dhe Ukraina tregojnë detajet e marrëveshjes së re të transportit të gazit

Zyrtarët nga Rusia dhe Ukraina kanë treguar detajet e marrëveshjes së re pesëvjeçare, për transportin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës.

03:37
Trump autorizon krijimin e Forcës Hapësinore Amerikane

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dy projektligje shpenzimesh që do të financojnë qeverinë federale deri në shtator, duke shmangur një mbyllje të qeverisë që do të hynte në fuqi të premten në mesnatë.

02:30
Zjarret në Australi/ Kryeministri Morrison kërkon falje që shkoi me pushime në Hawaii gjatë emergjencës

Kryeministri Australian Scott Morrison ka kërkuar falje për faktin që shkoi me pushime ndërsa vendi luftoi me një krizë në rritje të zjarrit.

02:04
Zbrazet fondi rezervë, qeveria e Kosovës shpenzoi të gjitha paratë

Qeveria në largim e Kosovës tashmë ka shpenzuar më shumë se 6 milionë euro nga Fondi rezervë i buxhetit për këtë vit.

01:34
Bayern vuan por fiton ndaj Wolfsburg

Në Gjermani, Bayerni i Mynihut vuajti për të fituar sfidën ndaj Wolfsburgut.

00:47
Barça dhe Sevilla e mbyllin me fitore 2019

Barcelona e mbylli me fitore vitin 2019 dhe ruan pathyeshmërinë në Camp Nou.

00:09
Spal përmbys Torinon, Berisha hero

Falë edhe pritjeve të Etrit Berishës, Spal u rikthye te fitorja në Serie A, pas 2 muajsh e gjysmë pasi mposhti 2-1 Torinon brenda në stadiumin Olimpik të Torinos.

E shtunë, 21 Dhjetor 2019
23:32
Jonuz: Ndaj Partizanit për të marrë pikë, për merkaton kam 10 emra në listë

Pavarsisht humbjes ndaj Kukësit, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz u shfaq optimist përpara ndeshjes ndaj Partizanit. Në konferencën për shtyp numri 1 i stolit të Vllaznisë vlerësoi të kuqtë por theksoi se skuadra e tij vjen në kryeqytet për të marrë pikë.

23:06
U bë baba, dhe është martuar. Renis Gjoka na surprizon me përgjigjen

Renis Gjoka ishte një ndër të ftuarit e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”, tashmë me statusin baba.

23:05
Aktorja Rozi Kostani rrëfen arsyen përse vendosi që skenat e seksit t’i luante vetë në filmin “Love”

Është duke u transmetuar momentalisht filmi “Love” në kinematë shqiptare, një realizim tjetër i suksesshëm në shqipëri ku një nga aktoret protagoniste është edhe Rozi Kostani.

23:05
Këngëtarja shqiptare ia thotë në sy bashkëshortit LIVE në emision: Tradhtinë, nuk ta fal!

Mbrëmjen e të shtunës në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën kanë qenë të ftuar çifti i njohur i këngëtarëve Mihrije Braja dhe Naim Abazi.

22:36
Adelina Ismajli, Luana Vjollca dhe Leonora Jakupi janë vajzat më të bukura shqiptare sipas TNT

Grupi legjendar “TNT” është nga grupet e para në Kosovë e që kanë krijuar hite të mëdha, si: “Moj biondinë”, “200 ditë”, “E mallkoj atë ditë” e plot të tjera.

22:31
E thotë shkenca: Ecja në shi ju bën më të shëndetshëm

Nëse e gjeni veten në ambient të hapur kur është duke rënë shi, kjo nuk do të thotë se duhet të nxitoni për në shtëpi sa më shpejt që është e mundur.