SHBA/ Koronavirusi i merr jetën bejsbollistit 30 vjeçar, njihej nga të gjithë si “i pathyeshmi”

01/04/2020 18:37

Ben Luderer ishte një trajner bejsbolli i një ekipi shkolle të New Jersey, të SHBA-ve, por vetëm pak ditë më parë, koronavirusi i mori  jetën në moshën 30 vjeçare. Ben Luderer, ka qenë pjesë e një ekipi bejsbolli të shkollave të mesme, që u shpall para disa vitesh kampion i kësaj kategorie, në Shtetet e Bashkuara.

Trajneri i ekipit të atyre viteve, Gerg Bulter, e përkufizoi Ben Luderer me nofkën “I pathyeshmi”.

Butler u shpreh për mediat lokale se lajmi i vdekjes së Ben, e ka lënë të shokuar.

“Ironia e të gjithë situatës është këtu, ekipi që ishte “i pathyeshëm” mund të mposhtet nga një virus i padukshëm”, u shpreh ish trajneri.

Bashkwshortja e tij Brandy, u shpreh për mediat vendase se ajo testoi pozitive me koronavirusin e ri më 19 mars, dy ditë para se burri i saj të shfaqte simptomat e para. Të premten në mbrëmje, Ben shkoi me urgjencë në spital për trajtim dhe mjekët i kishin vendosur për disa çaste oksigjenin, në mënyrë që mushkritë e tij të qetësoheshin. Brandy, sqaroi se i shoqi, nuk kishte problem të tjera shëndetësore. Madje të dielën Ben, kishte filluar të ndihej më mirë dhe nisi të bisedonte dhe të kryente lëvizje të pakta nëpër dhomë.

“U ktheva për të parë se çfarë mund të bëja për të. Unë u përpoqa aq sa mundem. Ai ishte djersitur shumë. Në orën gjashtë të mëngjesit kur shkova përsëri për ta parë ai kishte vdekur”, u shpreh Brandy.

Gjithashtu ajo ka dhe një mesazh për të gjithë:

“Shpresoj, që kjo tragjedi të shërbejë në nxjerrjen e një mesazhi për popullatën e re, koronavirus është një luftë ndaj të gjithëve ne”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel