Ftesë në 5, Albatros Rexhaj: Poezitë që më frymëzojnë gjatë karantinimit

01/04/2020 21:03

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” të drejtuar nga moderatorja Bieta Sulo, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, shkrimtari Albatros Rexhaj.

Shkrimtari u shpreh, se krahas leximit karantinimin e kalon edhe duke krijuar poezi. Po ashtu, ai vetizolimin e shikon si moment shumë të mirë reflektimi me veten. Të rrimë dhe të mendohemi, thotë Albatros, përse po ndodh kjo? Çfarë mund të bëjmë që të bëhemi njerëz më të mirë? E pra, kjo është koha më e mirë sipas shkrimtarit, që të reflektojmë dhe të bëhemi njerëz më të mirë. Sakaq, Albatros Rexhaj nuk mund të linte pa interpretuar disa vargje që i ka shkruar vetë ndër vite. Për më shumë ju ftojmë të shikoni videon e mëposhtme.

Top Channel